BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

EUROPA- Sipas një studimi të fundit të publikuar nga OECD-ja, afërsisht një e pesta e njerëzve të moshës 16 deri në 65 vjeç nuk arrijnë rezultate më të mira në provat e matematikës dhe të leximit sesa pritet nga një nxënës që mbaron shkollën fillore. Më keq akoma, të rriturit në shumë shtete janë bërë më pak të shkolluar gjatë dhjetë viteve të fundit.
“Anketa e aftësive të të rriturve” e OECD-së kryhet vetëm një herë në dekadë. Studiuesit u kërkuan 160,000 të rriturve në 31 shtete dhe rajone, që të bënin disa provime të shkurtra në matematikë, shkrim-lexim dhe zgjidhje të problemave. Synimi ishte të vlerësohej nëse ata janë të aftë të mbajnë një vend pune, të marrin pjesë në jetën qytetare dhe në përgjithësi të lulëzojnë në shoqëri.
Detyrat më fillestare matnin nëse njerëzit mund të kuptonin paralajmërimet e shënuara në anën e pasme të një pakete aspirine, ose të kuptonin se sa letër muri nevojitet për të mbuluar një dhomë. Në nivele më të përparuara, shqyrtohej se sa mirë njerëzit mund të nxirrnin përfundime të shëndosha nga analizat dhe grafikët që tregohen për shembull, nëpër revista.
Finlanda arriti rezultatet më të larta: ajo mori notën mesatare më të lartë në të tri fushat. Edhe njerëzit në Holandë, Norvegji dhe Japoni arritën një nivel më të mirë se mesatarja në të gjitha disiplinat. Anglia është ngritur në renditje në dhjetë vitet që nga kryerja e fundit e provës, falë rritjes së aftësive të të rinjve. Në të kundërt, rezultatet e Amerikës po bien. Në mënyrë të ngjashme, Kili, Italia, Polonia dhe Portugalia kanë një përqindje të lartë të njerëzve që arritën rezultate poshtë normës mesatare. Pothuajse gjysma e kilianëve patën rezultate mjaft të dobëta, si në matematikë, ashtu edhe në lexim, krahasuar me vetëm 8% të japonezëve.
Rezultatet e përgjithshme tregojnë rënien e aftësive fillestare. Pothuajse për çdo vend që ka rritur pikët ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, ka një tjetër që ka pasur rënie të pikëve. Për sa i përket shkrim-leximit, vendet me rezultate në rënie janë më të shumta se ato që kanë pasur përparim. Kjo po ndodh pavarësisht se më shumë njerëz po përfundojnë shkollën e mesme dhe më shumë po marrin diploma. Njerëzit më pak të aftë po bëhen gjithnjë e më të paaftë. Në shumë shtete po zgjerohet hendeku midis njerëzve më të aftë dhe atyre më pak të aftë.
Një shpjegim është rritja e emigracionit. Banorët jo vendas zakonisht dalin më dobët në provat e gjuhës. Plakja e popullsisë është një arsye tjetër: të dhënat tregojnë se aftësitë në llogaritje dhe shkrim-lexim arrijnë kulmin rreth moshës 30-vjeçare apo pak më vonë. Por edhe kur llogariten këto ndryshime, rezultatet e shkrim-leximit në shumë shtete po bien. Andreas Schleicher, kreu i arsimit dhe aftësive në OECD, thotë se të rriturit tani po praktikojnë më pak se sa dikur leximin e teksteve të gjata dhe të ndërlikuara. Për këtë mund të fajësojmë edhe TikTok-un.
Studimi i OECD-së nuk është i vetmi që tregon se përmirësimi i aftësive njohëse ka ngecur. Gjatë gjithë shekullit XX, psikometistët vunë re se niveli i inteligjencës po rritej në mënyrë të vazhdueshme, si pjesë e një dukurie të quajtur “efekti Flynn”. Kohët e fundit, në disa shtete është vënë re një stanjacion ose rënie. Shkaku i kësaj është debatuar ashpër. Ajo që askush nuk e vë në dyshim është se njerëzit me tru të shkathët e kanë më të lehtë të shmangin fatkeqësitë e rënda të jetës dhe kanë më shumë gjasa të shijojnë një jetë më të mirë.
Këtë e vërtetojnë edhe sondazhet e kryera krahas provave të OECD-së. Njerëzit që morën rezultate më të larta në provë fitonin paga 75% më të larta se ata që morën rezultate më të ulëta. Dhe duket se fitimet e të qenët i zoti në matematikë dhe shkrim-lexim nuk janë thjesht financiare. Ata njerëz që arritën rezultate më të mira ishin në përgjithësi më të lumtur dhe gëzonin shëndet më të mirë. Ndërsa njerëzit që morën rezultate më të dobëta ishin më dyshues ndaj të tjerëve dhe kishin më shumë gjasa të ndiheshin të shkëputur nga politika. Nuk është nevoja të kesh zgjuarsi të jashtëzakonshme për të kuptuar se kjo mund të sjellë telashe në të ardhmen./ Monitor
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar dërgimin e një delegacioni në Katar për të vazhduar negocia...
BRUKSEL- Shefi i NATO-s,Mark Rutte, në fund të vitit bëri të ditura përparësitë e Aleancës për 2025, pë...
Tesla LAS VEGAS- Autori që drejtoi një Tesla Cybertruck që shpërtheu jashtë hotelit Trump në Las Vegas ishte një ushtar ...
vendngjarje KALIFORNI- Një avion i vogël u rrëzua në një ndërtesë tregtare në Kaliforni të enjten, duke vrar&e...
bore ne Britani BRITANI- Një paralajmërim tre-ditor për motin u lëshua në Mbretërinë e Bashkuar të enjten, pas...
refugjate ukrainas SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka kërcënuar se do të shkurtojë mbështetjen financiare p&e...
Cecilia Sala ITALIA- Italia i ka bërë thirrje ambasadorit të Iranit për lirimin e menjëhershëm të një gazetari ita...
LINDJE E MESME- Të paktën 54 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të enjten, duke përfshirë t...
KORE E JUGUT- Autoritetet e Koresë së Jugut kanë pezulluar një përpjekje për të arrestuar presidentin e fajësuar Yoon ...
SHBA- Do Kwon, sipërmarrësi koreano-jugor i kriptomonedhave i cili ishte përfshirë në krijimin e dy monedhave dixhitale që humb&...