Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershor...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partis&...
Në 20 ditë protestë përpara Kryeministrisë, Edi Rama ka dalë disa herë për t’iu përgjigjur protestuesve. He...
Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundrazi, prodhimi vendas po zëv...
Futbollistit iranian Mehdi Torabi i ka skaduar viza amerikane pas ndeshjes hapëse të ekipit kombëtar në Kupën e Botës, duke e l&...
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan–Mjekës. Sipas inf...
Policia e Kosovës sekuestroi armë zjarri, municion dhe pajisje të tjera në tri raste të ndara në komunën e Zubin Potokut. ...
Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së 45-vjeçarit...
Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritm...

Ligji i miratuar së fundmi nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor përbën një sinjal të fortë politik për qeverinë në Tiranë, në një kohë kur Shqipëria përballet me akuza të përsëritura për korrupsion sistemik, deformim të zgjedhjeve dhe kapje të institucioneve shtetërore.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur nën vëzhgim AKSHI-n dhe ndërtimet e kullave në Tiranë, si dy nga sektorët që janë përmbytur nga lekët e korrupsionit. Pas miratimit të Aktit të Prosperitetit dhe Demokracisë në Ballkanin Perëndimor SHBA-të janë fokusuar tek çmontimi i rrjeteve financiare që mbështesin politikanët e korruptuar. DASH ka caktuar një afat prej 90 ditësh, pra brenda 28 marsit 2026, ku në lupën e tij do të kalojë edhe sektori i energjetikës, ku do të mbikëqyren korporatat shtetërore të energjisë KESH dhe OST si dhe gjithashtu koncesionet e energjisë së rinovueshme.
Partneritetet Publiko-Private gjithashtu do të jenë në fokusin e DASH, ku pritet të ketë një auditim të plotë të kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës. Departamenti amerikan i shtetit do të nisë një monitorim strikt të bankave lokale për të zbuluar lidhjet e mundshme dhe financat e grupeve kriminale dhe shoqërive të dyshimta.
Edhe pse Shqipëria përmendet si aleate e NATO-s dhe vend aspirant për Bashkimin Europian, dokumenti i SHBA-së e bën të qartë se partneriteti strategjik ‘nuk është çek i bardhë për pushtetin, por kushtëzohet me standarde reale demokratike.’ Pika më domethënëse e ligjit është kodifikimi i sanksioneve amerikane në ligj federal, duke i bërë ato më të forta dhe më të qëndrueshme. Këto masa vlejnë edhe për individë nga Shqipëria, që janë përfshirë në korrupsion manipulim zgjedhor dhe përdorim të pushtetit për destabilizimin e institucioneve demokratike.
Ligji thekson nevojën për:
zgjedhje të lira dhe të ndershme,
institucione zgjedhore të pavarura,
drejtësi funksionale dhe të paanshme.
Këto kërkesa bien drejtpërdrejt mbi realitetin shqiptar, ku zgjedhjet e 11 majit janë vlerësuar me nota negative, me akuza për blerje vote, presion administrativ dhe përdorim të shtetit në funksion të mazhorancës. Ndryshe nga retorika zyrtare e Tiranës, ligji amerikan e konsideron median e pavarur dhe gazetarinë investigative si element kyç kundër korrupsionit, duke e lidhur drejtpërdrejt lirinë e medias me funksionimin e demokracisë. Kjo pikë merr peshë të veçantë në Shqipëri, ku qeveria akuzohet për presion ndaj mediave kritike dhe përdorim selektiv të institucioneve shtetërore ndaj gazetarëve.
Në thelb, ligji përcjell një mesazh të qartë: Shqipëria mbetet partnere e SHBA-së vetëm nëse respekton rregullat e demokracisë. Mbështetja amerikane shoqërohet me presion politik, sanksione dhe kushte konkrete, duke sinjalizuar se periudha e tolerancës ndaj autokracisë së maskuar si stabilitet ka marrë fund.
Një palestinez vrau dy izraelitë në një sulm me përplasje me makinë dhe me thikë në veri të Izraelit, njoftuan au...
Një shqiptar i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri, pasi një gjyqtare vendosi se do të ishte jo e përshtatshme për...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi aktorja Imani Dia Smith, e njohur për rolin e saj si Nala e Re në versioni...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht NATO-n dhe do të mbeten p...
Bashkimi familjar në Gjermani është bërë gjithnjë më e i vështirë, por sipas shifrave nga Ministria e Jashtme gje...
Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin Jun Suk-Jeol. Jun Suk-Jeol akuzohe...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane ka kryer një “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprur&eu...
Kritiku i Vladimir Putinit, Sergei Udaltsov është dënuar me gjashtë vjet burgim për terrorizëm nga një gjyakatë në...
"Rusia është gati të nënshkruajë një pakt të ndërsjellë mossulmimi me vendet e NATO-s". Njoftimi surprizë nga...
Aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim për t’u përballur me bombardues strategjikë rusë që ...