“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

KOSOVA- Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve paralele serbe, që së fundi u mbyllën nga autoritetet e Kosovës, kanë protestuar para objekteve ku gjendeshin këto institucione. Protestuesit, përfshirë punonjës të komunës paralele të Mitrovicës, thanë se tubimi i tyre është paqësor dhe përsëritën se administrata e kësaj komune, që Kosova e konsideron ilegale, ka ofruar shërbime për të gjithë qytetarët.
Më 30 gusht, në një aksion në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës mbylli pesë institucione paralele serbe. Qeveria e Kosovës tha se institucionet e mbyllura kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e "cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”. Institucionet e mbyllura me 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviçit.
Sasha Petroviq, udhëheqës i administratës në komunën paralele të Mitrovicës, tha se kjo komunë ka punuar pa ndërprerje që nga viti 1945, duke ofruar shërbime për qytetarët pa dallim kombësie e feje. Ai pretendoi se autoritetet e Kosovës ua kanë ndaluar punën pa ndonjë vendim, njoftim apo shpjegim. Petroviç i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçmas Bashkimit Evropian, që t'i ndihmojnë që të kthehen në punë.
Vuçina Jankoviç, kryetar i Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, institucionit të mbyllur që ka funksionuar sipas sistemit serb, tha se “këto nuk janë institucione paralele, por institucione që ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët”.
Ai tha se po protestojnë në mënyrë paqësore, demokratike, teksa u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që “t’i thërrasin mendjes dhe të na lejojnë të kthehemi në punë”. Ai po ashtu kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar, “i cili flet për sundim të ligjit dhe mbrojtjen e minoriteteve që të ndërmarrin hapa konkretë në përputhje me mandatin dhe misionin e tyre”.
Afër vendit ku serbët protestuan më 3 shtator u panë dy automjete të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). Dy vetura të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë janë vendosur në afërsi të vendtakimit të serbëve të martën në mëngjes. Në disa nga objektet që më herët ishin përdorur nga institucionet, që funksionin sipas sistemit serb, ditëve të fundit janë vendosur pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kritikuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri, duke i cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb. Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale. Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht./ REL
Foto ilustruese TURQIA- Policia turke ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cilin e akuzon se ka trasferuar para te operativët e agjen...
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi SHKUP- Në agjendën e seancës parlamentare në Maqedoni të...
Familja ITALIA- Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Italinë dy dit&...
Presidenti i Mongolisë, Ukhnaagiin Khurelsukh, mirëpret në shtetin e tij presidentin rus, Vladimir Putin. 3 shtator 2024. MONGOLIA- Presiden...
Mikhail Khodorkovsky RUSIA- Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth tri javë më parë në rajonin perëndimor Kurs...
EUROPA- Çdo vit EIU (Economist Intelligence Unit), rendit një grup të madh qytetesh globale, për nga cilësia e jetesës së...
ITALI- Një ish-drejtor i rojës bregdetare libiane i kthyer ne super-trafikant, Abd al-Rahman Milad është vrarë dje në një s...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump tha në një intervistë se mendon që Zoti do të rregullojë vendin pasi i mbijet...
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 4 shtator n&e...
viktimat KUMANOVË- Një aksident tragjik ka ndodhur në Kumanovë, ku si pasojë kanë humbur jetën Babë e bir. Si&ccedi...