Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
RUSIA- Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth tri javë më parë në rajonin perëndimor Kursk të Rusisë, mbetet një “element i rëndësishëm i luftës”, thotë figura e rëndësishme opozitare ruse, Mikhail Khodorkovsky, në një intervistë për Current Time.
Operacioni në territorin rus, pas luftimeve vetëm në Ukrainë prej vitesh, ia ka ngritur moralin Ukrainës dhe ia ka dhënë një goditje mbështetjes së brendshme të presidentit rus, Vladimir Putin, tha Khodorkovsky në margjinat e konferencës ndërkombëtare të sigurisë, Globsec, në Pragë, më 1 shtator.
“Ndihma që shteti [rus] po ua jep njerëzve të cilët i ka zënë lufta, nuk është e duhura”, tha Khodorkovsky, duke shtuar se shumica e shoqërisë ruse nuk e sheh inkursionin si operacion ushtarak, por më shumë si një lloj “fatkeqësie natyrore”.
“Dhjetë mijë rublat e Putinit [110 dollarë] janë fyerje për njerëzit. Dhe kështu e sheh edhe populli këtë ndihmë”, tha ai.
Ky reagim e bën edhe më të madh rrezikun politik për Qeverinë ruse për të bërë thirrje për një mobilizim të ri të trupave për luftën kundër Ukrainës, argumentoi Khodorkovsky.
“Shndërrimi i luftës në përpjkeje kombëtare është një vendim që [Putini] ka drojë ta marrë”, sipas tij.
Qeveria e Putini i ka përdorur mediat për ta parandaluar fillimin e “lodhjes nga lufta”, duke i e bindur publikun e gjerë se “nuk ka luftë”.
“Sapo ai ta krijojë ndjesinë se ka luftë, koha do të fillojë të mbarojë”, tha Khodorkovsky, duke shtuar se “ne thjesht nuk e dimë se sa kohë ka mbetur, duke qenë se operacioni special ushtarak po zhvillohet tash e një kohë”.
Për Ukrainën, inkursioni është pjesë e përpjekjeve të Kievit për t’i bindur partnerët e vet perëndimorë se nuk ka kuptim vendosja e “vijave të kuqe” në lidhje me ofensivat kundër Rusisë.
“Është e qartë se burokracitë në të gjitha vendet – posaçërisht Shtetet e Bashkuara – janë shumë frikacake”, argumentoi Khodorkovsky.
“Ata duhet ta dëshmojnë se vijat e kuqe nuk ekzistojnë, apo të paktën ato nuk ndodhen këtu. Ky hap ka zemëruar shumë burokracitë [perëndimore], edhe pse ato nuk e kanë shfaqur këtë ende. U pëlqeu apo jo, atyre u është dëshmuar se vijat e kuqe nuk janë aty ku këto burokraci parafytyrojnë se ajnë. Kjo e bën [inkursionin] shumë të rëndësishëm”, tha ai.
Khodorkovsky, 61 vjeç, ka qenë njëri prej burrave më të pasur të Rusisë. Ai u arrestua më 2003, gjoja për akuzat për mashtrim, për të cilat mbështetësit e tij thonë se u sajuan për ta ndëshkuar atë për shkak të veprimtarisë së tij politike dhe për ta lehtësuar marrjen e aseteve të bizneseve të tij nga figurat e afërta me Putinin.
Më 2005, ai u dënua me nëntë vjet burgim. Megjithatë, Putini e fali atë në dhjetor 2013 dhe e dëboi nga vendi. Prej atëherë, Khodorkovsky, me bazë në Londër, i ka financuar një numër iniciativash opozitare ruse. Në maj 2022, Qeveria e Rusisë e shpalli atë “agjent të huaj”.
Në prill 2023, Khodorkovsky ishte në mesin e një grupi të madh opozitarësh së rëndësishëm rusë në mërgim, që e nënshkruan Deklaratën e Forcave Demokratike të Rusisë, e cila e shpalli Qeverinë e Putinit “të jashtëligjshme dhe kriminale” dhe kërkoi që trupat ruse të tërhiqen nga “të gjitha territoret e okupuara” në Ukrainë./ REL
EUROPA- Çdo vit EIU (Economist Intelligence Unit), rendit një grup të madh qytetesh globale, për nga cilësia e jetesës së...
ITALI- Një ish-drejtor i rojës bregdetare libiane i kthyer ne super-trafikant, Abd al-Rahman Milad është vrarë dje në një s...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump tha në një intervistë se mendon që Zoti do të rregullojë vendin pasi i mbijet...
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 4 shtator n&e...
viktimat KUMANOVË- Një aksident tragjik ka ndodhur në Kumanovë, ku si pasojë kanë humbur jetën Babë e bir. Si&ccedi...
ÇIKAGO- Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave në një tren në Chikago. Policia thot&...
BRAZIL- Paneli i Gjykatës Supreme të Brazilit të hënën ka mbajtur në fuqi unanimisht vendimin e një gjykate braziliane p&eu...
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë s...
BRITANIA E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi lidhjet dypalëshe me Gjermaninë, duke e quajtur një traktat të ri q&eum...
RUSI- Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, i cili u lirua nga një burg rus muajin e kaluar në këmbimin e madh të t&eu...