Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vijon kontrollet me ritme të ngadalta
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Të bërtiturit nuk është stili i Olaf Scholzit. Në një tubim të organizuar nga e përjavshmja "Zeit" fundjavën e kaluar, kancelari pyeti: "A mund të flasim pak më qetë?" E kishte fjalën për partnerët e tij në qeveri dhe debatin për ngrohjen, pra për debatin e pafund për ndryshimin e ngrohjes në Gjermani, ku të Gjelbrit dhe FDP janë në ngërç. "Shpesh mendoj se debati mund të jetë pak më i qetë," shtoi ai.
Mund të jetë më qetë: Kjo është motoja e kancelarit gjerman! Scholz preferon më shumë të negociojë në sfond, nëse duhen edhe 30 orë, sesa të dominojë skenën. Ai është aq i qetë sa që me këtë qetësi është në gjendje të ushtrojë edhe presion mbi të tjerët.
Scholz shpesh flet aq qetë dhe me zë të ultë sa është vështirë ta kuptosh, pavarësisht nga zmadhuesit e zërit.
Por ekziston edhe një tjetër Scholz – të paktën shikuar nga fjalimi i ditës së premte në Falkensee, Brandenburg, në "Festivalin Europian” të socialdemokratëve. Pritja e tij në Festival ishte e vrazhdë, sepse shumë bërtisnin dhe e akuzonin kancelarin si "luftënxitës”, duke i thënë: "Hup largohu!” dhe kërkonin prej tij të vendoset "paqja pa armë”.
Scholzi kapi mikrofonin me të dyja duart dhe ua ktheu kritikëve me zë të lartë: Të dashur, ju që po bërtisni, luftënxitës është Putini. Ai sulmoi Ukrainën me 200 mijë ushtarë dhe vrau një numër jashtëzakonisht të madh qytetarësh, fëmijësh dhe të moshuarish në Ukrainë. Që të jemi të qartë: këto janë vrasje.
"Nuk e di nëse ishte një shpërthim zemërimi," tha të hënën zëvendës zëdhënësi i qeverisë Wolfgang Bihner. Ishte një "përgjigje me zë të lartë" ndaj protestuesve të zëshëm. Kancelari foli shumë qartë dhe ka të drejtë ta bëjë këtë.
Edhe grupi parlamentar i SPD-së promovoi në twitter, siç thonë ata, "një kancelar që flet qartë dhe me zë të lartë”, ndoshta pikërisht sepse momente të tilla janë përjashtim në paraqitjet e tij.
"Të gjithë kanë ngapak të drejtë"
Ka shumë arsye pse lidershipi duhet të jetë më i fuqishëm. Në mes të mosmarrëveshjeve në qeveri, njerëzit nuk kanë nevojë për një kancelar të zhurmshëm, por për një kancelar që e bën të qartë qëndrimin e tij – qoftë për ligjin për ngrohje apo dhe planifikimin e buxhetit.
Por Scholz nuk duket shpesh, përkundrazi. Edhe në takimin e gazetës "Zeit", kancelari Scholz tha me qetësi se "të gjithë kanë gjithmonë ngapak të drejtë". Vetëm kaq për përmbajtjen: debati për ligjin e ngrohjes mbetet temë e pazgjidhur akoma. Ligji, i cili u prezantua në Bundestag, është shumë më i avancuar se ai i mëparshmi.
Edhe në Bundestag, Scholz është zakonisht një folës i qetë, një njeri që i përmbahet tekstit. Më shumë emocione ka vetëm kur e lë mënjanë fjalimin e përgatitur. Shkaku për këtë është opozita dhe lideri i CDU-së, Friedrich Merz. Vjeshtën e kaluar, një Scholz dukshëm emocionues i tha Merzit: "Është mirë që Unioni tani është në opozitë, në mënyrë që ne të mund të jemi konkurrues dhe të zgjidhim problemet e këtij vendi."
Ish-ministri i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel (SPD) një herë tha për Merzin se ai arrin ta bëjë Scholzin të tregojë emocione, e për këtë "duhet shumë".
Qytetarët kanë thënë fjalën e tyre
Megjithatë: sipas sondazhit të fundit të bërë për televizioin publik ARD Deutschlandtrend - vetëm një në pesë qytetarë është i kënaqur me punën e qeverisë. Ndërsa partia djathtiste AfD është barazuar me partinë e kancelarit SPD, me 18 për qind.
Një paralajmërim shumë serioz edhe për politikën e kancelarit dhe qeverisë federale gjermane. Vërtet, nga këndvështrimi i tij, Scholz udhëheq, por - në heshtje. Por fakt është që kjo nuk i përgjigjet shumicës dërmuese të popullsisë. Përveç kësaj, sipas sondazhit të lartpërmendur, rreth 84 për qind e gjermanëve aktualisht besojnë se Scholz duhet të përcaktojë më qartë drejtimin e qeverisë gjermane./DW
Konventa e Gjenevës dhe protokollet e saj ndalojnë në mënyrë eksplicite sulmet në kohë lufte “ndaj instalimeve që...
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit në Amerikën Veriore, për...
Koreja e Jugut mobilizoi të martën avionët e saj luftarakë pasi avionët ushtarakë të Kinës dhe Rusisë hynë n...
Uashingtoni reagoi me shpejtësi të martën pas paraqitjes nga Teherani të një rakete të re supersonike, duke vendosur sanksione t...
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie shpalli të martën në mbrëmje në një takim të hapur me qytetarët në ...
Në përfundim të takimeve në Kosovë, i dërguari amerikan Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak, nuk ishin në...
Për herë të parë në historinë e saj katër dekadash, organizata më e madhe e të drejtave civile të anëta...
Moti i keq ka goditur sërish Italinë, veçanërisht zonën Macerata. Ditën e djeshme një shi i dentur, i cili zgjati pë...
Mirëpo, çfarë thonë ligjet e luftës për këtë çështje? Digat mbrohen nga ligjet e luftës dhe nga Ko...
Mahinur Özdemi, një belgo-turke 40-vjeçare, iu bashkua qeverisë së re të Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti i rizgjedhur i Turqi...