BOTA

SHBA njofton sanksione ndaj programit të raketave të Iranit

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 07:00
SHBA njofton sanksione ndaj programit të raketave të Iranit

Uashingtoni reagoi me shpejtësi të martën pas paraqitjes nga Teherani të një rakete të re supersonike, duke vendosur sanksione të reja ndaj programit të raketave balistike të Iranit dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e përshkruan lëvizjen e Iranit si “destabilizuese”.

“Administrata Biden ka qenë shumë e qartë, shumë e saktë, dhe shumë e vendosur në reagimin kundër aktiviteteve destabilizuese të Iranit në rajon, përfshirë zhvillimin e një programi të përmirësuar raketash balistike”, tha John Kirby, drejtor i komunikimeve strategjike për Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Nuk do të flas rreth njoftimeve specifike për këtë raketë që thuhet se është hipersonike, por ne i kemi bërë shumë të qarta sanksionet dhe aktivitetet e tjera për të zmbrapsur veprimtarinë e Iranit në rajon dhe këtu përfshihet programi i tyre i raketave balistike”.

Televizioni shtetëror në Iran thotë se raketa - e quajtur Fattah, ose "Pushtuesi" - ka një rreze veprimi deri në 1400 kilometra. Kjo pothuajse i afrohet distancës ajrore që ekziston mes Teheranit dhe Jerusalemit. Presidenti iranian Ebrahim Raisi e përshkroi armën e re si "një spirancë të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme" në rajonin e Lindjes së Mesme.

Departamenti amerikan i Thesarit tha të martën se sanksionet e reja kanë në objektiv shtatë individë dhe gjashtë entitete në Iran, Kinë dhe Hong Kong që furnizojnë programin e raketave të Teheranit me "pjesë dhe teknologji jetike dhe sekrete", përfshirë me artikuj të tillë si centrifugat, shpesh të përdorura për pasurimin e uraniumit për armët bërthamore.

Sanksionet tregojnë “angazhimin tonë për t'iu përgjigjur aktiviteteve që dëmtojnë stabilitetin rajonal dhe kërcënojnë sigurinë e partnerëve dhe aleatëve tanë kryesorë”, tha Nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson. "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të godasin rrjetet e paligjshme të financimeve trans-nacionale që mbështesin në mënyrë të fshehtë prodhimin e raketave balistike të Iranit dhe programe të tjera ushtarake".

Presidenti iranian Raisi u mburr se raketa është tërësisht e projektuar dhe prodhuar nga Irani.

"Kjo raketë është një masë parandaluese", tha ai. "Fuqia e saj është një spirancë e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme për vendet e rajonit".

Por analistët thonë se kjo ndoshta vetëm do t’i rrisë tensionet.

“Pavarësisht nëse raketa hipersonike iraniane funksionon siç synohet, ajo megjithatë nxjerr në pah kërcënimin në rritje që Irani paraqet për Shtetet e Bashkuara dhe interesat e tyre strategjike në Lindjen e Mesme”, tha Nicholas Carl, analist për Iranin në Institutin Amerikan të Sipërmarrjes.

“Teherani është bërë gjithnjë e më agresiv në ndjekjen e objektivave të tij rajonale vitet e fundit. Këto objektiva përfshijnë arritjen e hegjemonisë rajonale, shkatërrimin e shtetit izraelit dhe dëbimin e forcave amerikane nga rajoni. Dhe udhëheqësit iranianë kanë demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e tyre për të përfshirë kapacitet e tyre në rritje me raketa në këtë përqasje gjithnjë më kundërshtuese”.

Sidoqoftë, zoti Carl vuri në dyshim nëse arma e re i përmbush pritshmëritë. Në ceremoninë e paraqitjes, Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, komandanti i degës së hapësirës ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, tha se raketa mund të shkatërrojë sistemet kundërajrore të vendeve të tjera.

“Ekziston ende një pikëpyetje e madhe nëse Teherani mundet të prodhojë vërtet raketën që ka përshkruar”, tha ai. “Zyrtarët e regjimit kanë shpesh prirjen të mbivlerësojnë aftësitë e tyre ushtarake”.

Pa një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi mes Uashingtonit dhe Teheranit, vendet e tjera do të duhet të luajnë një rol në uljen e tensioneve. Këtë javë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton Arabinë Saudite, një vend që së fundmi rivendosi lidhjet e tij diplomatike me Teheranin.

Kur u pyet nga Zëri i Amerikës për pasojat e kësaj, zoti Kirby tha se: “Nëse çelja e një ambasade iraniane në Riad mund të ndihmojë në rritjen e transparencës së asaj që po bëjnë dhe të arsyes përse - nëse mund të ulin tensionet, nëse mund të sjellë një ulje të sjelljes së tyre destabilizuese, përfshirë ndalimin e anijeve siç u përpoqën të bënin gjatë disa ditëve të fundit në Ngushticën e Hormuzit – atëherë gjithçka është pozitive”.

Edhe Kombet e Bashkuara po e ndjekin me vëmendje situatën. I pyetur nga Zëri i Amerikës të martën nëse paraqitja e raketës shkel rezolutat e OKB-së që synojnë t’ia ndalojnë Teheranit zhvillimin e armëve bërthamore, Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, tha: "Nuk kam të dhëna dhe informacione për të shprehur mendimin për këtë. Ne besojmë se Irani duhet të përmbushë angazhimet e tij në lidhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë