Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

SHBA- Kamala Harris nisi një sulm të ashpër ndaj Donald Trump. Në paraqitjen e saj të parë si kandidate e mundshme për presidente, Harris sulmoi kundërshtarin e saj, duke theksuar se ai ishte dënuar për një sërë krimesh të rënda, duke përfshirë sulmin seksual ndaj një gazetareje dhe autores Elizabeth Jean Carroll.
Nga ana tjetër, vetë Kamala Harris ishte një kryeprokurore për një kohë të gjatë në shtetin e Kalifornisë. Madje, pak kohë pas këtij fjalimi, nga mediat amerikane u bë e ditur se Kamala Harris arriti të plotësonte numrin e nevojshëm të votuesve për të marrë nominimin e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit.
Deri më 7 gusht, kandidati demokrat për president do të jetë zgjedhur. Ndërkohë, kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC), Jamie Harrison, tha dje të hënën se fraksioni do të ketë vendosur për kandidatin e tij ose të saj për presidencë më 7 gusht, duke shtuar se angazhohet që procesi të jetë i hapur dhe i drejtë.
“Kur shpalla kandidaturën time thashë se doja ta fitoja. Sot jam krenar që kam siguruar mbështetjen e gjerë të nevojshme për t’u bërë kandidati demokrat. Pres që së shpejti ta pranoj zyrtarisht këtë kandidaturë”, tha Kamala Harris.
Në të njëjtin fjalim në Delaware, ndërhyri dhe Joe Biden, në daljen e tij të parë publike pas infektimit me koronavirus. Presidenti amerikan deklaroi se do të vazhdonte të punonte dhe për nominimin e Harris. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se Trump mbetet një rrezik, ndërsa premtoi gjithashtu një turne për të mbështetur zëvendëspresidenten e tij.
Vetë Kamala Harris nuk e përdor diferencën në moshë me Trump si argument në favor të saj. Në fjalimin e mbajtur në Delaware, selia e stafit të fushatës që ajo trashëgon nga Joe Biden, Harris u fokusua në dosjen e rëndë kriminale të rivalit të saj. Trump u dënua së fundmi për 34 krime të ndryshme në rastin e Stormy Daniels.
Në përpjekjen e tij për të shlyer heshtjen e yllit të pornos për marrëdhënien e tyre të papërshtatshme, Trump akuzohet se kreu disa paligjshmëri, të llojit financiar dhe tatimor. Në të njëjtën kohë, ndaj Trump janë në pritje të paktën edhe tre akuza të tjera, veçanërisht të rënda, për komplot, ndërhyrje në rezultatet e zgjedhjeve, etj.
Kamala Harris SHBA- Zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, siguroi mbështetje të mjaftueshme në mesin e delegatëve...
SHBA- Një video që tregon momentin kur oficerët e policisë qëllojnë për vdekje në kokë një 36-vjeçare...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të mbajtur konferencën...
SHBA- Tërheqja e Presidentit Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, i shton pasiguritë në botë në një kohë kur udh&...
SHBA- Komisioni për Etikën i Senatit amerikan e informoi senatorin Bob Menendez, i cili u shpall fajtor për korrupsion javën e kaluar, se ...
foto ilustruese INDI- Një djalë 14-vjeçar ka vdekur nga virusi Nipah në Kerala të Indisë. 60 njerëz të tjer&...
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka dalë me një njoftim lidhur me rastin e Faton Hajrizit...
Nancy dhe Kamala SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka mbështetur nënpresidenten&nbs...
Dielli ARGJENTINË- Një astrofotograf ka kapur një mur 236,000 milje të lartë të plazmës së Diellit. Argjentina...
kamala harris dhe gavin newsom SHBA- Mbështetja që i dha presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zëvendëses së tij, Kamala Harr...