Ahmetaj zbardh përgjimin: Po bëhet trafik armësh, vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri, marrin rrugët ...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
“Kësaj bande fashiste, ne nuk ia dorëzojmë Republikën tonë demokratike. Nëse duan protestë paqësore me kërkesa për zgjedhje të parakohshme, e kanë një kryeministër që gjithë jetën ka qenë aktivist politik dhe është më se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta edhe të pajtohet me ta”, tha kryeministri Kurti.
Ai i bëri këto komente në një forum për sigurinë në Bratisllavë, ndërsa tensionet ne veri të Kosovës mbeten të larta dhe protestuesit kërkojnë largimin e kryetareve që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga serbët si dhe largimin e njësive të posaçme të policisë nga ndërtesat e komunave.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë perëndimorë e kanë fajësuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve, duke thënë se përdorimi i forcës për të futur në zyra kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe, dëmtoi përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha mbrëmë se “kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të marrin masa që kryetarët e zgjedhur të komunave, t’i kryejnë detyrat e tyre të kësaj faze tranzicioni, në mjedise alternative, jo në ndërtesat e komunave dhe të tërheqin forcat policore përreth tyre”.
“Kjo që po bëj është detyra ime. Ka struktura paralele në pjesën veriore të vendit tonë. Nëse tani do të urdhëroja kryetarët e komunave që t’i lënë ato zyra dhe të shkojnë në një zyrë diku tjetër, do të ishte sikur po angazhohem për të krijuar një lloj të një strukture paralele me strukturat paralele, duke kopjuar metodën e udhëheqësve të serbëve të Kosovës. Unë do t’i bashkohesha ilegalitetit të tyre. Unë nuk mund ta bëj këtë”, tha Kurti.
Ai theksoi ndërkaq se në çdo ndërtesë komunale në Kosovë janë nga disa deri dhjetëra policë në kohë normale dhe pret që kështu të ndodhë edhe në komunat veriore.
“Por përderisa është kjo turmë e dhunshme jashtë ndërtesave që kërcënon me sulme, që bënë grafite me shkronjën ‘Z’ duke treguar admirim për presidentin despotik (Vladimir) Putin dhe për agresionin rus në Ukrainë, e disa prej tyre duke qenë policë në policinë e xhandarmërinë serbe, ne duhet të kemi njësitë speciale në ndërtesat komunale”, tha kryeministri Kurti.
Të martën ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier tha se qeveria e Kosovës nuk është bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet në veri dhe ka krijuar një krizë të panevojshme, duke dëmtuar edhe marrëdhëniet me Uashingtonin. Dëshmia e parë e kësaj tha ai, është vendimi për të për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se autoritetet e Kosovës mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për trazirat të cilat janë rritur ndjeshëm që kur kryetarët shqiptarë të komunave morën detyrën në zonën veriore me shumicë serbe të vendit.
Ai tha në një konferencë për shtyp në Bratislavë se shpreson që bashkë më kancelarin gjerman Olaf Scholz të takohet me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë javë, duke ju referuar takimit të Radhës së Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Moldavi.
“Ne u kemi treguar shumë qartë autoriteteve të Kosovës se ishte gabim që të shkohej më tutje me këto zgjedhje në këtë lloj konteksti, që është pothuajse një mospjesëmarrje e plotë”, tha presidenti Macron.
Qindra serbë u mblodhën sërish të mërkurën para ndërtesave të komunave në veri, dy ditë pas përplasjeve që lanë pas vetes 30 të plagosur nga radhët e forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja dhe rreth 50 serbë.
Një foto epike. Kështu e përshkruan gazetari shqiptar i Kosovës, Dukagjin Maliqi. Ai shkruan se guximi i gazetarëve përpara nj&e...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë e një njësie policore është sulmuar afër objektit komunal në Zve&cc...
Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit serb, Slloboda...
Kryeministri i vendit Albin Kurti në Formonin e Sigurisë Globsec 2023, ka folur rreth tensioneve të fundit që po zhvillohen në veri t...
Leonardo di Caprio po kalon disa ditë relaksi të plotë në brigjet e Sardenjës në Itali. Objektivit të paparacëve nuk i...
Banka Qendrore Evropiane ka publikuar përmbledhjen dhe mësimet e nxjerra nga ushtrimi i prototipit të kryer nga korriku 2022 deri në shkur...
Inteligjenca artificiale mund të çojë te shfarosja e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët, përfshirë edhe krer&...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se aleanca veri-atlantike do ta rrisë për 700, numrin e trupave në Kosovë...
Dhjetëra mijëra mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme në Rumani marshuan drejt ndërtesës së qev...
Aleanca ushtarake e NATO-s tha se në përgjigje ndaj trazirave të fundit dhe plagosjes së 30 pjesëtarëve të KFOR-it në ...