Aleanca ushtarake e NATO-s tha se në përgjigje ndaj trazirave të fundit dhe plagosjes së 30 pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, do të dërgojë trupa shtesë nga Forcat Rezervë Operacionale për Ballkanin Perëndimor. Komanda e Forcave të NATO-s në Napoli tha se “po ndjek nga afër situatën në Kosovë dhe do të vazhdojë të bashkërendohet me KFOR-in për t’u siguruar se do të ketë të gjitha mundësitë dhe forcat që i nevojiten për të siguruar në mënyrë të paanshme një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet”.
Vendimi u mor një ditë pas trazirave të dhunshme në veri të Kosovës ku 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja mbetën të plagosur pas përplasjes me grupe protestuesish serbë.
KFOR- tha se nga pasojat e “dhunës së paprovokuar në Zveçan” 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë pësuan plagë, përfshirë thyerje eshtrash dhe djegie nga mjetet shpërthyese, ndërsa tre ushtarë hungarezë kanë pësuar plagë nga armët e zjarrit.
Të martën forcat paqeruajtëse janë vendosur para ndërtesave të komunave veriore të Kosovës ku janë mbledhur grupe serbësh për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë, por situata aktuale është e qetë.
KFOR-i tha se shtimi i pranisë së tij në katër komunat e veriut të Kosovës ishte në funksion të uljes së rrezikut të përshkallëzimit.
“Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive... Ai iu përgjigj sulmeve të paprovokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme”, thuhet në komunikatë.
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u plagosën gjatë përleshjeve si dhe me familjet e tyre.
“Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të ulur rrezikun e përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetëve të serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshihen pas narrativave të rreme”, citohet të ketë thënë komandanti i KFOR-it.
Forcat paqeruajtëse thanë se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të krijuar një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Përleshjet e së hënës shpërthyen në komunën e Zveçanit kur grupe serbësh hodhen gurë dhe mjete shpërthyese mbi trupat e NATO-s që përdorën gaz lotsjellës për të për të shpërndarë protestuesit, sipas dëshmitarëve.
Disa makina të policisë së Kosovës dhe të medieve u dëmtuan dhe mbi to u shkruan simbole nacionaliste serbe. Makinës së një televizioni iu vu flaka.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të hënën në mbrëmje se 52 serbë janë plagosur gjatë trazirave.
Dhuna e së hënës u dënua gjerësisht nga diplomacia perëndimore.
“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në një postim në rrjetet sociale ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojnë situatën.
“Presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi zoti Borrell.
Tensionet në zonë u rritën pasi kryetarët shqiptarë shkuan në zyrat e komunave pas zgjedhjeve të 23 prillit të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Autoritetet e Kosovës fajësojnë Beogradin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç nxitje të destabilizimit, ndërsa presidenti serb akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për nxitje të dhunës.
Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 më mbështetjen e perëndimit dhe ndonëse është vend kandidat për anëtarësim në BE ruan lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën, që po ashtu nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Të martën Kina tha se i "mbështet përpjekjet e Serbisë për të ruajtur sovranitetin dhe tërësinë e saj tokësore”.
Zëdhënësi i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Mao Ning, tha se Kina kundërshton “veprimet e njëanshme të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë” dhe u bën thirrje ta përmbushin detyrimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ne i bëjmë thirrje NATO-s që të respektojë sovranitetin dhe tërësinë tokësore të vendeve përkatëse dhe të bëjë me të vërtetë atë që është e favorshme për paqen rajonale”, tha ai
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar përpjekjet për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë, ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Maj15:00
Borrell: Kosova të pezullojë operacionet policore në komunat veriore - protestuesit e dhunshëm të largohen
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën se është vënë në përpj...
BOTA
30 Maj12:31
Austri, tre të vdekur nga zjarri në një spital jashtë Vjenës
Tre pacientë vdiqën sot në një zjarr në një spital në Austri, për shkak të të cilit rreth 90 pacientë u...
BOTA
30 Maj11:00
Serbët plagosin trupat e KFOR-it, Vuçiç thirret nga ambasadorët e Quint-it, BE-së, Rusisë dhe Kinës. Në mbledhje dhe krerët e ushtrisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it, SHBA-së, Britanisë s&eum...
BOTA
30 Maj09:00
KFOR "i bie" të dy palëve: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri
Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar n&eum...
BOTA
30 Maj08:00
FOTO/ Serbët që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk
Gjatë së hënës, qindra huliganë serbë përdorën dhunë të pajustifikueshme gjatë protestes pranë kom...
BOTA
29 Maj22:00
Kirby: Antagonizmi i BE-së dhe SHBA-ve mund të ketë pasoja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin
Antagonizimi politik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mund të ketë pasja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin, thot&e...
BOTA
29 Maj21:00
Protestuesit serbë përplasen me KFOR-in në veriun e Kosovës
Grupe qytetarësh serbë që u mblodhën të hënën para zyrave të komunave veriore për të penguar hyrjen e kryeta...
BOTA
29 Maj19:40
Trazirat në veri të Kosovës, 30 gazetarë mbesin të bllokuar
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se 30 gazetarë janë të...
BOTA
29 Maj19:00
"Ka snajper në godina, serbët në shënjestër"/ Mediat serbe TRONDITIN me pamjet e publikuara: Në dritaren e ndërtesës...
Situata vazhdon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës. Media serbe Kurir.rs kanë publikuar foto nga godina e komun&e...
BOTA
29 Maj17:00
Zyrtarisht emoji më i përdorur në rrjetin social Twitter është...
Shumë prej nesh preferojnë që gjatë bisedave në telefon me njerëzit ose në rrjetet sociale të përdorin edhe emoji...