BOTA

Kush janë emigrantët që mund t'i prekë plani i Trumpit për dëbime masive?

n.f Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2024, 08:15
Kush janë emigrantët që mund t'i prekë plani i
Foto

SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar se do t’i dëbojë miliona imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara sapo ta marrë detyrën më 20 janar. Kjo nismë e tij sfiduese mund të ndajë familje dhe të ndikojë në biznese amerikane.

Ka rreth 11 milionë emigrantë që jetojnë jashtëligjshëm ose me qëndrim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga viti 2022. Kjo figurë është rritur në 13 apo 14 milionë, thonë disa analistë.

Imigrantët me leje të përkohshme qëndrimi nuk mund të dëbohen menjëherë dhe mund të jetojnë në shtetet “strehimore”, të cilat e kufizojnë bashkëpunimin me institucionet federale për imigracionin.

Kalifornia është shteti me më së shumti emigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, me rreth 2.2 në vitin 2022, sipas vlerësimeve nga Qendra për Studimin e Imigracionit në Nju Jork.

Teksasi është i dyti me 1.8 milion, i ndjekur nga Florida (936,000), Nju Jorku (672,000), Nju Xhersi (495,000) dhe Illinoi (429,000).’Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Illinoi – që të gjitha bastione të demokratëve – janë në mesin e 11 shteteve që kanë ligje “strehimore” apo politika që e kufizojnë bashkëpunimin me organet federale për imigracionin, sipas Qendrës Burimore për Imigracion Ligjor.

Rreth 44% e emigrantëve që jetojnë jashtëligjshëm në SHBA ndodheshin në shtete të cilat ofrojnë status të "strehës së sigurt" në vitin 2022, sipas vlerësimeve të qendrës. Ky numër nuk përfshin ata që jetojnë në qytete dhe qarqe të tilla në vende pa një ligj në nivel shtetëror, siç është Nju Meksiko.

Shumica e imigrantëve që arrestohen nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave i SHBA-së (ICE) kapen duke kaluar kufirin jashtëligjshëm. Forcat e rendit në shtetet që ofrojnë status të “strehës së sigurt” zakonisht refuzojnë ta njoftojnë ICE-në kur ndalojnë ose lirojnë një imigrant që plotëson kushtet për dëbim. Pothuajse gjysma e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA në vitin 2022 vinin nga Meksika, apo 4.8 milionë nga gjithsej 11 milionë, sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS).

Vendet e tjera ishin Guatemala, El Salvador dhe Hondurasi. Që nga janari i vitit 2022, rreth 2 milionë imigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela janë kapur duke kaluar jashtëligjshëm kufirin ose janë lejuar të hyjnë përmes programeve humanitare të kohës së Bidenit, sipas statistikave të DHS-së.

Trumpi synon t'i japë fund programeve të Bidenit, duke përfshirë një për imigrantët me sponsorë në SHBA dhe një tjetër që ua lejon imigrantëve në Meksikë ta përdorin një aplikacion për të hyrë nëpërmjet një kalimi kufitar ligjor.

Shumica dërrmuese e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA në vitin 2022 ishin në moshë të aftë për punë, sipas raportit të DHS-së. Rreth 8.7 milionë nga 11 milionë ishin të moshës 18-54 vjeçare. Grupet e bujqve i kanë bërë thirrje Trumpit që t’i kursejë punëtorët e tyre nga dëbimet e premtuara prej tij, duke argumentuar se largimi i tyre do ta çrregullonte zinxhirin e furnizimit me ushqim në SHBA.

Institucionet kërkimore dhe Qeveria amerikane kanë vlerësime të ndryshme për numrin e punëtorëve bujqësorë që jetojnë jashtëligjshëm në SHBA. Qendra për Studimet e Imigracionit në Nju Jork arriti në përfundimin se numri i përgjithshëm ishte 283.000 në vitin 2022, rreth gjysma e tyre në Kaliforni.

Vlerësimet e Qeverisë amerikane sugjerojnë se numri i përgjithshëm në shkallë kombëtare mund të jetë më afër 1 milion.

Grupi avokues për imigracionin, FWD.us, parashikoi se deri në janar të vitit 2025 mund të ketë deri në 14.5 milionë imigrantë pa status ligjor, ose me mbrojtje të përkohshme, nga 11 milionë sa ishin në vitin 2022.

Nga këta, 10.1 milionë jetojnë me një shtetas amerikan ose një banor të përhershëm, në atë që njihet si një "familje me statuse të përziera". Kjo shifër dëbimi masiv ka gjasa t’i ndajë familjet dhe mund t’i prekë miliona shtetas amerikanë dhe banorë të përhershëm.

Të paktën 5.1 milionë fëmijë shtetas amerikanë jetojnë me një prind imigrant pa status ligjor, sipas një analize të FWD.us bazuar në të dhëna qeveritare. Këto familje mund të përballen me mundësinë e zhvendosjes në një vend tjetër së bashku ose ndarjes.

Rreth 54% e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA kanë jetuar në vend për më shumë se 10 vjet, sipas një raporti të Qendrës për Studimet e Imigracionit në Nju Jork. Rreth 25% jetojnë në vend për më pak se pesë vjet. Qendra për Studimet e Imigracionit dhe institucione të tjera kërkimore kanë përdorur të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë në SHBA dhe të dhëna të tjera për të vlerësuar se rreth 11 milionë imigrantë në SHBA në vitin 2022 ishin pa status ligjor të imigracionit ose me mbrojtje të përkohshme humanitare.

Statistikat kufitare sugjerojnë se të paktën 5 milionë imigrantë të tjerë kanë hyrë në SHBA pa status ligjor ose me status të përkohshëm humanitar që nga ajo kohë. Megjithatë, disa prej këtyre imigrantëve janë dëbuar, janë larguar vullnetarisht, kanë marrë status ligjor ose kanë vdekur gjatë së njëjtës periudhë./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë