BOTA

Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

n.f Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 20:40
Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve
Lajçak

KOSOVË- Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe modernizimi i Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), duhet të jenë ndër prioritetet në rajon, tha të premten i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Duke folur të premten në forumin 2BS në Budvë të Malit të Zi, Lajçak tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbëjnë sfidën më të madhe strategjike në rajon, sepse, sipas tij, ato ndikojnë në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.

Ai përkujtoi se Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje në fillim të vitit të kaluar për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, duke theksuar se, sot, 18 muaj më vonë, nuk ka përparim të dukshëm në zbatimin e saj.

Kosova ngul këmbë që kjo marrëveshje të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është e detyrueshme pavarësisht nënshkrimit, ndërsa Serbia ka shprehur rezerva për zbatimin e plotë të saj.

“Ne shohim përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të arritur sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Të gjithë e mbështesin sundimin e ligjit, por për fat të keq, është bërë në atë mënyrë që nxit kundërshtime nga bashkësia ndërkombëtare dhe zhgënjim nga komuniteti vendës. Prandaj edhe kemi më shumë tensione”, tha Lajçak.

Ai iu referua veprimeve rishtazi të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

"Unë shtroj pyetjen: cila është alternativa për këtë konfrontim, tension? Kujt i sjell dobi? Sigurisht që jo qytetarëve, e as Kosovës, Serbisë e rajonit. Pra, ne e dimë se çfarë duhet bërë, dhe tani pyetja është: pse të mos e bëjmë këtë?” tha ai.

Duke qenë se Lajçakut i është zgjatur mandati deri në janar të vitit 2025, një nga pyetjet ka qenë nëse ai pret përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri atëherë.

“Në Kosovë po vijnë zgjedhjet dhe nga përvoja politike e di se rrallë mund të priten ndryshime të mëdha para zgjedhjeve”, u përgjigj Lajçak.

“Por, ne po përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve”, shtoi ai.

Kosova do të mbajë zgjedhje parlamentare në shkurt të vitit të ardhshëm

Një nga temat e diskutimit në këtë forum të premten ishte edhe sulmi i armatosur kundër Policisë së Kosovës vitin e kaluar në Banjskë, për të cilin i dërguari evropian tha se kishte ndikim shumë të dëmshëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

"BE-ja ishte shumë e qartë: ata që janë përgjegjës për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi. Dhe ne e dimë se cilët janë këta njerëz, disa prej tyre pranuan përgjegjësinë dhe është për keqardhje që ne nuk e shohim atë përgjegjësi", tha Lajçak.

Ai shtoi se BE-ja do të vazhdojë të ngulë këmbë në përgjegjësi, sepse rastet si Banjska nuk duhet të kalojnë pa ndëshkim për përgjegjësit.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve e sulmoi policinë kosovare dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Ai është i paarritshëm për autoritetet kosovare dhe gjendet në Serbi.

Prokuroria kosovare ngriti aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin në Banjskë, tre prej të cilëve dolën para gjykate javën e kaluar, ndërkohë që pjesa e mbetur janë në arrati.

Bosnja e mori statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian (BE) dhe u ftua t’i fillojë negociatat për anëtarësim, që është një hap i madh për BE-në, por ka nevojë për një përgjigje adekuate nga BeH, tha Lajçak.

"Pyetja thelbësore është se si të modernizohet Kushtetuta, sepse [Marrëveshja e] Dejtonit nuk është në përputhje me vlerat dhe integrimin evropian. Mendoj se ky duhet të jetë prioriteti i politikanëve - si të ruhet natyra shumëkombëshe e BeH pa diskriminim në nivel etnik dhe të përshtatet. Kushtetuta për të ecur përpara”, tha Lajçak.

Bosnja e ka statusin e kandidatit nga 15 dhjetori 2022. I pyetur për ndikimet e huaja në BeH, veçanërisht ato ruse dhe hungareze, Lajçak u përgjigj se "procesi i integrimit është në duart e BE-së" dhe se Hungaria mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Një shtet nuk i vendos kriteret, por një vendim konsensual i Këshillit të Evropës”, tha Lajçak.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është një nga liderët e paktë të BE-së që takohet rregullisht me Millorad Dodikun, presidentin prorus të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria hungareze përdori veton ndaj sanksioneve të BE-së kundër Dodikut, i cili u sanksionua nga SHBA dhe Britania për shkak të akuzave për korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës./ REL

lajcak big brother vip kosova serbia hap tv rus

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan