Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Analisti gjerman i Democratization Policy Council, Bodo Weber së fundmi ka zhvilluar një intervistë për "Gazetën Express" ku ka folur për marrjen e postit të Borrell nga kryeministria estoneze, Kaja Kallas. Weber gjatë fjalës së tij u shpreh se mbi të gjitha është mirë të shohësh një personel të ri që do të merren me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe gjithashtu edhe me dialogun Kosovë-Serbi.
Eksperti gjerman që njeh mirë rajonin tha se largimi i Borell, emisarit Lajçak, Angelina Eichhorst nga Shërbimi Diplomatik i BE-së dhe gjithashtu edhe përfundimi i mandatit të Oliver Varhelyi në Komision Evropian janë lajme të mira. Weber këtë e argumenton duke thënë se dyshja Borell dhe Lajçak që vijnë nga dy vende mosnjohëse kanë punuar keq dhe në iniciativën franko-gjermane, të dënuar të dështojë sipas Weber.
Ndërkohë për Oliver Varhelyi, ëeber thotë se ka ndjekur agjendën joliberale ndaj Ballkanit Perëndimor të “mësuesit” të tij në Budapest. Më tej eksperti i DPC thotë se ardhja e Kallas në krye të BE-së është premtuese, duke qenë se e merr detyrën nga dy përfaqësues që s’e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që Kallas ka pozicion të fortë kundër Rusisë. Weber thotë se duhet një ndryshim rrënjësor në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, meqë sipas tij, plani franko-gjerman ka dështuar.
“Ajo që na duhet pas dështimit të dukshëm të nismës gjermano-franceze, të Marrëveshjes Themelore dhe të Ohrit, është një rivendosje e plotë e dialogut drejt negociatave për një marrëveshje vërtetë gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, dhe ato negociata duhet të bazohen në një kthesë në politikën e BE-së për Serbinë, d.m.th. BE-ja përfundimisht bëhet e ashpër ndaj regjimit të Vuçiqit”, tha ai.
Weber teksa po fliste për rolin e Kallas në procesin e dialogut, tha se duhet parë se cili është sfondi i pozicionit të saj për të mos emëruar një pasardhës për Miroslav Lajcak.
“D.m.th. nëse ajo nuk e kupton rëndësinë të dialogut apo nëse ajo dëshiron ta udhëheqë atë vetë. Në çdo rast, duke pasur parasysh listën e sfidave globale me të cilat do të përballet dhe kapacitetet e saj të kufizuara, ajo do të ketë nevojë për mbështetje që dikush të bëjë diplomacinë e anijes në dialog për të, kështu që është mirë që shtetet anëtare të BE-së tashmë e kanë shtyrë idenë e saj fillestare”, shprehet Weber.
Për vazhdimin e mandatit të Miroslav Lajcak dhe rreth asaj se nëse ky vendim i BE-së tregon synim për të pasur një progres real deri në fund të vitit, Weber thotë se ky veprim i Brukselit është thjeshtë teknik, për të mos lënë zbrazësi.
Sipas analistit gjerman askush s’pret të ketë progres sa i përket implementimi të marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi. ëeber thotë se ndërkombëtarët e dinë që marrëveshja Bruksel-Ohër është e dështuar, vetëm se autorët e saj s’janë ende gati të pranojnë. ëeber thotë se mezi pret të nis një kapitull i ri i dialogut me ndryshime serioze.
“Askush në BE nuk pret seriozisht ndonjë përparim në marrëveshjen Themelore dhe Ohrit. Në fakt, të paktën që nga vjeshta e kaluar, pra edhe para Banjskës, por aq më tepër që nga Banjska, aktorët kryesorë në kryeqytetet perëndimore e dinë nga afër se nisma gjermano-franceze ka dështuar.
Vetëm se autorët e iniciativës nuk janë ende gati të pranojnë dështimin, kështu që pyetja kryesore mbetet se kur do të jenë të gatshëm ta bëjnë këtë për të kaluar në një rivendosje serioze të dialogut, ndërkohë që turbullimi i status quo-së së keqe në veri të Kosovës, spiralja dramatike përshkallëzuese që mbetet burim potencial i konflikteve serioze, ka nevojë për kontroll urgjent të dëmeve, d.m.th. mezi pres që të hapet kapitulli tjetër i dialogut”, ka përfunduar eksperti gjerman.
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se janë të përgatitura për t'iu përgjigjur veprimeve n...
Joe Biden dhe Nancy Pelosi SHBA- Nancy Pelosi refuzoi të mbështeste në mënyrë drejtpërdrejt Presidentin Joe Biden si kan...
Foto ilustruese NORVEGJI- Norvegjia do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16, për ta ndihmuar të mbr...
Foto ilustruese KOSOVË- BE kërkon që Kosova e Serbia të dërgojnë komentet rreth zbatimit të marrëveshjes për n...
Orban HUNGARI- Në Parlamentin Evropian nisi një iniciativë për t’iu kërkuar organeve përgjegjëse të Bashkimit...
pamje nga ngjarja HONG KONG- Një person u kap në flagrancë duke u përpjekur të kontrabandonte më shumë se...
Foto ilustruese KOSOVA- Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bos...
foto ilustruese AFGANISTAN- Dëgjimi i muzikës, pirja e nargjileve dhe prerja e flokëve të stilit perëndimor janë të gjit...
carla bruni sarkozy FRANCË- Ish-zonja e parë franceze Carla Bruni-Sarkozy është akuzuar për presion ndaj një dëshmitari ...
foto ilustruese SEUL- Një politikan në Korenë e Jugut po kritikohet për komente të rrezikshme pasi e lidhi rritjen e vetëvras...