Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
RUSIA- Autoritet ruse hodhën poshtë të mërkurën, duke e quajtur "lajm të rremë”, një pohim të Shteteve të Bashkuara, se Rusia kishte vendosur një armë, në orbitën e ulët të Tokës, që ishte në gjendje të mbikëqyrte dhe sulmonte satelitë të tjerë. Po kështu Kremlini ka mohuar kategorikisht pohimet e zyrtarëve amerikanë se Moska po përpiqet të prodhojë një armë bërthamore kundër satelitëve që do të vendoset në hapësirë. Në një konferencë shtypi të martën vonë, Pentagoi akuzoi Rusinë se ka vendosur me gjasë një armë hapësinore në të njëjtën orbitë ku ndodhet dhe një satelit i qeverisë amerikane.
"Rusia lëshoi një satelit në orbitën e ulët të Tokës që ne vlerësojmë se ka të ngjarë të jetë një armë hapësinore, me gjasë e aftë për të sulmuar satelitë të tjerë që ndodhen aty", tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali i Forcave Ajrore Pat Ryder.
"Arma hapësinore" ruse e lëshuar më 16 maj u vendos "në të njëjtën orbitë me një satelit të qeverisë amerikane", shtoi ai.
Zëdhënësi Ryder shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të mbrojë interesat e tij.
“Ne kemi përgjegjësinë të mbrojmë interesat tona hapësinore dhe të sigurojmë mbështetje të vazhdueshme dhe të pandërprerë për Forcën e Përbashkët dhe të Kombinuar”, tha ai.
Më herët gjatë ditës së martë, Moska akuzoi Shtetet e Bashkuara se po kërkonin të vendosnin armë në hapësirë, pasi Uashingtoni i vuri veto një propozimi rus në Kombet e Bashkuara, kundër përhapjes së armëve.
“Ata kanë treguar edhe një herë se përparësitë e tyre reale në fushën e hapësirës nuk synojnë të mbajnë hapësirën pa armë të çfarëdo lloji, por të vendosin armë aty dhe ta shndërrojnë hapësirën në një arenë konfrontimi ushtarak”, thuhej në një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Muajt e fundit, fuqitë botërore kanë shkëmbyer akuza të shumta mbi përpjekjet për të militarizuar hapësirën. Ato kanë bërë propozime rivale në Kombet e Bashkuara si pjesë e masmarrëveshjeve mbi këtë çështje. Rusia vuri veton ndaj nismës së Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar, ndërsa në një votim të hënën, propozimi i Moskës u bllokua nga Uashingtoni, Londra dhe Parisi.
I dërguari amerikan në OKB, Robert Wood tha se propozimi i Rusisë, që u bënte thirrje të gjitha vendeve të "marrin masa urgjente për të parandaluar përgjithmonë vendosjen e armëve në hapësirë", ishte një përpjekje për shpërqendrim dhe akuzoi Moskën për "manipulim diplomatik".
Ai tha se arma "e mundshme" kundër-hapësinore e Rusisë ishte "me gjasë e aftë të sulmonte satelitë të tjerë në orbitën e ulët të Tokës".
"Rusia e vendosi këtë armë të re kundër-hapësinore në të njëjtën orbitë ku ndodhet një satelit i qeverisë amerikane", tha ai në komentet përpara votimit të së hënës.
“Veprimi i Rusisë më 16 maj pason lëshime të mëparshme të satelitëve rusë, me gjasë armë hapësinore, në orbitën e ulët të Tokës, në vitin 2019 dhe 2022”, shtoi ai.
Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po punonte për të prodhuar një armë kundër satelitëve, ekzistenca e së cilës u konfirmua pasi ligjvënësit paralajmëruan për një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare, por pa dhënë detaje./ VOA
Foto ilustruese KINA- Kina filloi herët të enjten stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit që do të zgjasin deri të premten, vet&e...
Foto ilustruese SHBA- Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Everett në shtetin e Uashi...
Nikki Haley SHBA- Nikki Haley tha të mërkurën se do të votojë për Donald Trump-in në zgjedhjet për Shtëpi...
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka shpërthyer ndaj ministres së Punëve të Jashtme të...
BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak thirri zgjedhjet e përgjithshme në 4 korrik, duke shpallur nj&e...
Foto ilustruese GREQI - Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Selanik. Nj...
Foto ilustruese KINA- Kina ka sanksionuar 12 kompani amerikane të mbrojtjes dhe 10 udhëheqës kompanish për shkak të shitjes së...
PRIZEREN- Një ngjarje e rëndë ka ndoshur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjonaj në Kosovë ku dy persona janë plagosur. B&e...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujuar 25-vjetorin e masakrës në qytetin e Vushtrrisë. Osmani ka shk...
TURQI- Arkeologët zbuluan një kokë statuje 2100-vjeçare që i atribuohet Hygieia-s, e njohur gjithashtu si perëndeshë e sh...