Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje nga rezultat e deritanishme të publikuara nga KQZ kryeson me 41% të votave. Por pavarësisht këtij rezultati mbetet ende e paqartë përbërja e re e Kuvendit apo ajo e qeverisë së Albin Kurtit. Sipas ekspertëve rezultatet aktuale mund të pësojnë ndryshime për cilindo subjekt garues, pasi të bëhet edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.
Mbrëmjen e djeshme, Kurti shpalli fitoren e Vetëvendosjes dhe para mbështetësve të tij në sheshin “Zahir Pajaziti” u zotua për një qeveri të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për të realizuar një sistem të drejtpërdrejtë të drejtësisë, duke përfshirë një veting të plotë të sistemit të drejtësisë dhe krijimin e një strukture speciale për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare të cilat kanë raportuar edhe mbi procesin zgjedhor ditën e djeshme, pas publikimit të rezultateve paraprake kanë ngritur dyshime lidhur me një qeveri Kurti 3.
“Politico” në artikullin me titull “Kryeministri i Kosovës Albin Kurti fiton zgjedhjet mes tensioneve me Brukselin dhe Uashingtonin”, shkruan se partia qeverisëse e Kurtit nuk arriti të ketë një shumicë dhe do të duhet të gjejë një partner koalicioni nëse shpreson të vazhdojë në pushtet.
“Partia qeverisëse majtiste-populiste Vetëvendosje (VVL) e kryeministrit Albin Kurti fitoi zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës të dielën, sipas rezultateve preliminare, duke e vendosur vendin në rrugën e ripërtëritjes së konfrontimit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për trajtimin e pakicës së saj serbe.
Me 88 për qind të votave të numëruara, VVL fitoi 41.3 për qind, me Partinë e djathtë Demokratike të Kosovës (PDK) që përfundoi e dyta me 21.8 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e qendrës së djathtë (LDK) me 18.1 për qind dhe koalicioni majtist-nacionalist AAK-Nisma me 7.6 për qind.
Siç është, pjesa e votave do të thotë se VVL-ja do të duhet të gjejë një partner koalicioni – gjë që mund të jetë një sfidë, duke pasur parasysh nacionalizmin pro-shqiptar të Kurtit dhe nevojën për kompromis për të thyer izolimin ndërkombëtar të Kosovës.”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Njëjtë është shprehur BBC në artikullin me titull “Partia e kryeministrit të Kosovës kryeson por pa shumicë - rezultate të pjesshme”. Media britanike shprehet se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të së dielës, edhe pse rezultatet e pjesshme sugjerojnë se ai nuk ka një shumicë.
Associated Press, shkruan gjithashtu se rezultatet paraprake treguan se partia e Kurtit fitoi zgjedhjet parlamentare të Kosovës të dielën, por pa shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, pasi bisedimet për normalizimin e lidhjeve me rivalin Serbinë mbeten të bllokuara dhe financimi i huaj për një nga vendet më të varfra të Evropës është në pikëpyetje.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit për përbërjen e re parlamentare garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind. Pjesëmarrja në votim shënoi rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur votuan mbi 48 për qind e personave me të drejtë vote. Për herë të parë kanë votuar 125 mijë votues të rinj.
fikrim damka KOSOVË- Babë e bir, kryetar i partisë turke KDTP, Fikrim Damka, njëkohësisht ministri për Zhvilimin Rajona...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), vijon me numërimin e votave për subjektet politike. Sipas të dhë...
SHBA- Elon Musk çaktivizoi llogarinë e Kanye West në X pas postimeve të përsëritura provokuese të rep...
ITALI- Një “mashtrim teknologjik” i ri ka bërë bujë në Itali. Hakerat dyshohet se kanë përdorur mjete t&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), vijon me numërimin e votave për subjektet politike. Sipas të dhënave...
GJERMANI- Kandidati për kancelar i partisë kristiandemokrate Friedrich Merz u përball këtë të dielë në debatin televiz...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të zvogëlojë aparatin qeveritar. Shumë punonjësve me sa duket po u bëhet p...
ANGLI- Më shumë se 1,100 njerëz në vit në Britani të Madhe po zhvillojnë formën më të përhapur të ...
albin kurti KOSOVË- Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi pë...
donald trump SHBA- Një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë u zhvillua në New Orleans, ndërsa Philadelphia Eag...