Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
GJERMANI- Bashkëkryetarët e Të Gjelbërve gjermanë, Ricarda Lang dhe Omid Nouripour, njoftuan se japin dorëheqjen. Të Gjelbrit patën një rezultat të dobët në landin e Brandenburgut, ku ranë nën 5% dhe ku humbën mandatet. Omid Nouripour, bashkëkryetar kombëtar i partisë Të Gjelbrit, u tha gazetarëve të mërkurën herët se ai dhe bashkëkryetarja Ricarda Lang japin dorëheqjen nga postet e tyre.
"Ne arritëm në përfundimin se një fillim i ri është i nevojshëm," tha Nouripour-i në Berlin.
Një udhëheqje e re për partinë do të zgjidhet në konferencën e partisë në nëntor, shtoi ai. Të Gjelbrit kanë pasur tre rezultate katastrofike zgjedhore në Gjermaninë lindore këtë muaj. Së fundmi, të dielën, në Brandenburg, ata nuk e arritën pragun prej 5%, të nevojshëm për të garantuar përfaqësimin në parlament.
"Rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Brandenburg pasqyron krizën më serioze që ka përjetuar partia jonë në dhjetë vjet,” tha Nouripour.
E njëjta gjë vlente për zgjedhjet në landin e Tyringenit në fillim të muajit dhe për zgjedhjet në Saksoni, ku partia mezi e kaloi kufirin e 5%. Në nivel kombëtar, Të Gjelbrit gjithashtu luftojnë për vota, duke qenë një ndër tre anëtarët e koalicionit të qeverisë federale.
Lang tha se nevojiten "fytyra të reja" për ta nxjerrë partinë nga gjendja e keqe Lang u tha gazetarëve në Berlin se nevojiten "fytyra të reja” për ta "nxjerrë partinë nga kjo krizë”. Ajo shtoi se lidershipi i ri duhet të shërbejë si "gur themeli për riorganizimin e partisë”.
"Tani nuk është koha që të kapemi me dhëmbë në postet tona," tha Lang. "Është koha për të marrë përgjegjësi dhe ne marrim përgjegjësi duke lejuar një fillim të ri".
Lang tha se drejtuesit aktualë, duke përfshirë zëvendësit e tyre dhe zyrtarë të tjerë, do të qëndrojnë në post deri në konferencën e partisë në nëntor, në të cilën do të zgjidhen zëvendësuesit.
Në sistemin politik gjerman, liderët e partive apo kryetarët në nivel federal nuk janë domosdoshmërisht kandidatët e partisë për kancelar. Ky është edhe rasti i të Gjelbërve. Aktualisht, partia parashikon që ministri i Ekonomisë Robert Habeck të jetë kandidati i partisë për kancelar në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.
Rënia e fundit e të Gjelbërve
Në harkun kohor prej rreth pesë vjetësh, të Gjelbërit kanë kaluar nga favoritë për kandidat për kancelar në një parti, rezultatet e së cilës mezi e kalojnë 10% në shkallë kombëtare. Të Gjelbrit morën 14.8% të votave në zgjedhjet e fundit federale në vitin 2021 dhe u bënë partia e dytë më e madhe në koalicionin aktual kombëtar, pas Socialdemokratëve (SPD).
Ky rezultat është edhe performanca më e mirë e partisë ndonjëherë në zgjedhjet kombëtare gjermane. Në muajt përpara votimit, të Gjelbrit u duk se ishin në një garë trepalëshe për t'u bërë partia më e madhe e vendit dhe ndoshta për të zgjedhur kancelarin e ardhshëm. Por këto shpresa u zhdukën shpejt gjatë fushatës.
Që nga hyrja në qeverinë e koalicionit, kjo parti ka pasur vështirësi në sondazhe, pasi opozita CDU/CSU fiton terren dhe partitë populiste të krahut të djathtë dhe të majtë AfD dhe BSW gjithashtu rritën pjesën e tyre të votave.
Sondazhet më të fundit aktualisht i vendosin Të Gjelbrit midis 9.5% dhe 13% në nivel kombëtar, gjë mund t'i bëjë ata partinë e katërt më të madhe nëse zgjedhjet kombëtare do të mbaheshin tani. CDU/CSU arrin mbi 30%, SPD 15% dhe AfD-ja midis 17 dhe 20%./ DW
Pezeshkian IRAN- Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNGA) se I...
Foto ilustruese KOSOVË- Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab, është bërë shkak që vajza me inicialet ...
Foto ilustruese KOSOVË- Britania e Madhe ka dërguar personel dhe automjete në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i Or...
pamje nga sulmet LIBAN- Hezbollahu e ka hedhur një raketë balistike drejt Tel Avivit të mërkurën në mëngjes, duke e p&eu...
seanca gjyqesore KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ta shtyjë seancën fillestare në rastin Banjska kundër 45 t&eu...
foto ilustruese ITALI- Një masakër në familje ka ndodhur në Nuoro të Italisë. Një burrë ka vrarë gruan dhe vaj...
foto nga sulmet IZRAEL- Udhëheqësit izraelitë janë të gëzuar për përparimin e ofensivës kundër Hezbollahu...
Trump SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan të martën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për kërcënim...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka kryer bombardimet më vdekjeprurëse në Liban që nga konflikti shkatërrues pesëjavor që...
Ryan Routh SHBA- Ryan Routh, 58 vjeç, që sipas autoriteteve qëndroi 12 orë në pritje të Donald Trumpit, pranë kl...