
Teksa po luhen “Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026”, organizatorët janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi prezervativët falas të shpërndarë për sportistët u mbaruan menjëherë.
Rreth 10 mijë prezervativë u shpërndanë nga organizatorët në ambientet e akomodimit në qytet dhe në zonat malore, duke vazhduar një praktikë të hershme olimpike që synon të promovojë marrëdhënie të sigurta mes sportistëve, kryesisht të rinj, të shëndetshëm dhe energjikë, që jetojnë së bashku në hapësira të përbashkëta.
Megjithatë, deri të shtunën stoku ishte shteruar, ndërkohë që kishin mbetur edhe më shumë se një javë gara për t’u zhvilluar.
Kështu, Milano iu shtua listës së gjatë të Lojërave Olimpike ku kërkesa ka tejkaluar ndjeshëm ofertën, një histori që tashmë është bërë pothuajse rutinë. “Është e qartë se kjo tregon se Dita e Shën Valentinit është në kulmin e saj në fshatin olimpik,” tha të shtunën në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams.
“Janë përdorur dhjetë mijë prezervativë për 2,800 atletë — mund ta bëni vetë llogarinë,” shtoi ai me humor. “Është rregulli 62 i Kartës Olimpike që duhet të kemi një histori për prezervativët.
Më shpejt, më lart, më fort, së bashku,” u shpreh Adams me shaka. Më vonë, organizatorët e Milano-Cortina pranuan se stoqet ishin shteruar për shkak të “kërkesës më të lartë se sa ishte parashikuar”, por njoftuan se po punonin për rifurnizimin. “Furnizime shtesë janë duke u dërguar dhe do të shpërndahen në të gjitha fshatrat olimpike nga sot deri të hënën,” thanë ata në një deklaratë./Marrë nga Reuters, përktheu Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
BOTA
15 Shkurt13:01
Orban: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë nuk është Rusia, por Bashkimi Evropian
Kryeministri Viktor Orban deklaroi se kërcënimi i vërtetë me të cilin përballet Hungaria nuk është Rusia, por Bashkimi...
BOTA
15 Shkurt12:36
Tragjedi në lumin e Amazonës/ Përmbytet varka turistike, tre viktima dhe 7 persona të zhdukur
Një vajzë trevjeçare dhe dy persona humbën jetën në lumin e Amazonës.
Mësohet se rezultojnë edhe 7 perso...
BOTA
15 Shkurt11:16
Publikohen mesazhet me përmbajtje seksuale mes Jeffrey Epstein dhe bashkëshortes së Woody Allen, Soon-Yi Previn
Janë zbuluar së fundmi mesazhe me përmbajtje seksuale mes Jeffrey Epstein dhe bashkëshortes së Woody Allen, Soon-Yi Previn.
Një...
BOTA
15 Shkurt11:08
Bergamo/ Panik në supermarket, një person tenton të rrëmbejë një vajzë të vogël
Një shtetas rumun, i parregjistruar, është ndaluar nga forcat e rendit në Itali, sepse dyshohet për tentativë rrëmbimi ndaj...
BOTA
15 Shkurt10:28
Planeti që nuk duhej të ekzistonte/ Zbulimi që sfidon teoritë e universit
Astronomë kanë zbuluar një planet “rogue” (endacak) që sfidon të gjitha teoritë historike.Një sistem planetar u...
BOTA
15 Shkurt09:56
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio vizitë në Europën Lindore, ja me kë do të takohet
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të fillojë një udhëtim dy-ditor për të forcuar lidhjet me Sllovakinë dh...
BOTA
15 Shkurt09:03
Kryeministrja daneze: Trump nuk ka hequr dorë nga Groenlanda
Kryeministrja e Danimarka, Mette Frederiksen, deklaroi se Donald Trump mbetet “serioz” në lidhje me pretendimin e Shtetet e Bashkuara ndaj Gr...
BOTA
15 Shkurt08:30
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka paralajmëruar se NATO mund të fitojë çdo luftë, në rast se Rusia ve...
BOTA
14 Shkurt22:45
Detaje nga goditja e grupit të shqiptarit Klodian Lekocaj në Burgun e Malandrinos, katër të arrestuar
Detaje të reja nga operacioni i madh antidrogë në Burgun e Malandrinos, ku goditi një grup bashkëpunëtorësh të shqiptari...
BOTA
14 Shkurt22:33
E konsideronte rivalin e tij më të madh/ Zbulohet komploti i Steve Bannon dhe Epstein: Do ta rrëzojmë Papa Françeskun
Dosja Epstein nxjerr në dritë të tjera detaje dhe të dhëna tronditëse. Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar të...