BOTA

Lufta kundër drogës, Belgjika hedh në sulm ushtrinë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 09:12
Lufta kundër drogës, Belgjika hedh në sulm ushtrinë

Qeveria belge planifikon të angazhojë ushtrinë në qytetet e mëdha për shkak të një rritjeje të ndjeshme të dhunës nga bandat e drogës.

Belgjika dëshiron të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të angazhojë ushtrinë për të përmirësuar sigurinë e brendshme në vend.

Ushtarët belgë mund të patrullojnë së shpejti në qytetet e mëdha të Belgjikës për të frenuar krimin e lidhur me drogat. Qeveria belge po punon për një ligj që do të krijojë kornizën ligjore për këtë, njoftoi Ministri i Brendshëm Bernard Quintin. "Ushtria ka për detyrë të mbrojë integritetin e territorit kombëtar", i tha ai gazetës "De Standard". "Zakonisht ajo e bën këtë jashtë kufijve tanë, por lufta kundër krimeve me droga lidhet gjithashtu me integritetin e territorit kombëtar." Quintin tha se trupat e ushtrisë pritet të dislokohen në Bruksel "sa më shpejt të jetë e mundur".

Përdorimi i fjalës "luftë" nga ministri liberal tregon se ç'përmasa ka arritur skena e drogës, dhe veçanërisht përplasjet midis klaneve të drogës në kryeqytetin belg.

Vitet e fundit në Bruksel është rritur vazhdimisht numri i të shtënave në rrugë, kryesisht me armë ushtarake si kalashnikovë. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Brukselit deri në mesin e gushtit të këtij viti u regjistruan 57 të shtëna dhe katër vdekje.

Në një konferencë sensacionale shtypi në mes të muajit gusht kryeprokurori i Brukselit, Julien Moinil, i bëri qeverisë publikisht thirrje për ndihmë: "Është vetëm çështje kohe para se të ketë viktima të pafajshme. Qeveria dëgjon, po nuk po bën asgjë." - tha ai.

Brukseli "më në fund duhet të zgjohet", kërkoi kryeprokurori Moinil. Të flasësh për "luftë klanesh të drogës" është pak, tha ai. Kushdo në Bruksel mund të goditet nga një plumb qorr këto ditë. Moinil i ka intensifikuar hetimet në skenën e drogës. Tani ai është nën mbrojtjen e policisë pasi ka marrë kërcënime të shumta me vdekje nga klanet e drogës./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë