U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

GJERMANIA- Më 23 shkurt në Gjermani u mbajtën zgjedhjet e reja për Bundestagun. Nuk kanë kaluar as dy javë dhe fituesit e zgjedhjeve, Unioni CDU/CSUdhe Partia Socialdemokrate Gjermanisë (SPD) deri tani në pushtet, kanë hedhur tashmë themelet e para për një koalicion të mundshëm. Partitë kanë rënë dakord se duan të investojnë masivisht në infrastrukturën e rrënuar të Gjermanisë dhe në mbrojtjen e vendit.
Qytetarët në përgjithësi i mbështesin këto plane. Dy të tretat e mbështesin vendimin për shtimin e buxhetit për mbrojtje, ndërsa 80% i mbështesin projektet e infrastrukturës. Kjo rrjedh nga "Trendi Gjerman” ("Deutschlandtrend”) aktual, i cili kryhet rregullisht për shërbimin publik ARD nga instituti i kërkimit të opinionit publik Infratest-dimap. Në këtë sondazh janë anketuar përfaqësuesisht 1.325 qytetarë gjermanë me të drejtë vote në datat 4 dhe 5 mars.
Nga do të vijnë paratë?
Problemi i qeverisë së ardhshme federale: Mungojnë mjetet buxhetore si për projektet, ashtu edhe për mbrojtjen dhe infrastrukturën. Është e qartë se shteti do të detyrohet të marrë hua qindra miliarda euro. A ka mbështetjen e qytetarëve ky plan?
Në përgjithësi, gjashtë nga dhjetë votues dhe më shumë se dy të tretat e mbështetësve të Unionit (CDU/CSU) mbështesin rritjen e huamarrjes. Mbështetësit e AfD-së, një parti që zyrtarisht është pjesërisht e ekstremit të djathtë, janë kryesisht kundër saj.
Kjo do të ishte paketa më e madhe e borxhit në historinë gjermane deri më sot. Është planifikuar të investohen 500 miliardë euro në modernizimin e infrastrukturës gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Për këtë qëllim duhet të krijohet një fond i posaçëm i financuar nga kreditë. Për të mundësuar huamarrjen për shpenzime më të mëdha të mbrojtjes, duhet të ndryshohet i ashtuquajturi "frenim në huamarrje".
"Le të kushtojë sa të kushtojë („Whatever it takes")." Me këto fjalë, kancelari i mundshëm i ardhshëm kristiandemokrat Friedrich Merz theksoi synimin e qeverisë së ardhshme për të përmirësuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Gjermanisë. Është një reagim ndaj politikës së jashtme të presidentit amerikan Donald Trump.
Ai mori sërish detyrën gjashtë javë më parë dhe po vë në pikëpyetje pothuajse gjithçka që ka përcaktuar vendin dhe marrëdhëniet e tij me partnerët. Kjo ndikon fuqishëm në perceptimin e Trump dhe SHBA-së në sytë e qytetarëve gjermanë.
Çdo i dyti gjerman thotë se opinioni i tyre për Donald Trump është përkeqësuar që kur ai mori detyrën. Vetëm një në shtatë shpreh qëndrim pozitiv ndaj presidentit amerikan. Në të njëjtën kohë, reputacioni i SHBA-së në Gjermani po bie dhe po arrin një nivel të ri më të ulët të matur ndonjëherë në Deutschlandtrend.
SHBA është ende një partner të cilit Gjermania mund t'i besojë, mendon vetëm një në gjashtë votues. Tre të katërtat e të anketuarve besojnë se aleatët e NATO-s nuk mund të mbështeten aktualisht në mbrojtjen e SHBA.
NATO mbetet e rëndësishme për Evropën
Qytetarët gjermanë nuk e vënë në dyshim ekzistencën e NATO-s. Rreth 84 për qind thonë se Aleanca Veriatlantike është e rëndësishme për sigurimin e paqes në Evropë. Sidoqoftë, pavarësia më e madhe e Evropës nga një aleancë ushtarake shoqërohet me simpati: çdo i dyti i anketuar mbështet idenë e krijimit të një aleance ushtarake evropiane.
Rënia e madhe e reputacionit të SHBA-së në perceptimin e gjermanëve është e lidhur me ndryshimin e politikës amerikane ndaj Ukrainës. SHBA ka pezulluar dërgesat e armëve për Ukrainën, e cila është sulmuar nga Rusia. Vizita zyrtare e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ka thelluar edhe më tej përçarjen mes Uashingtonit dhe Kievit.
Evropianët duan të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit. Megjithatë, gjashtë nga dhjetë qytetarë gjermanë e konsiderojnë joreale të pritet që vendet evropiane të kompensojnë mbështetjen amerikane për Ukrainën. Evropa nuk është në gjendje ta bëjë këtë, thonë të anketuarit.
Zelensky bën thirrje për armëpushim
Po sikur të arrihet një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës? Mendimet janë të ndara sa i përket pjesëmarrjes gjermane në paqeruajtjen me ushtarët e Bundeswehrit.
SHBA-ja po ushtron presion në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë. Zelensky do të ishte i kënaqur nëse një armëpushim do të arrihej "në qiell dhe në det", siç tha ai përpara samitit të BE-së në Bruksel (6 mars), njerëzit po vdesin pamëshirshëm - edhe gjermanët janë të shqetësuar për këtë situatë.
Sipas Deutschlandtrend, 73 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar për sigurinë në Evropë. 68 për qind e tyre simpatizojnë popullin e Ukrainës - 14 për qind më pak se dy vjet më parë. Dy të tretat e të anketuarve janë të shqetësuar se Evropa mund të jetë e pafuqishme përballë asaj që po planifikojnë presidenti amerikan Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin. Një numër i barabartë i të anketuarve janë gjithashtu të shqetësuar për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Gjermanisë./ DW
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa të reja për importet nga Meksika dhe Kanadaja dhe ka dyfishuar taksën e ven...
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha në një postim sot se qetësimi ndaj Rusisë po çon në një tragjedi m&e...
SIRI- Persona të armatosur dhe forcat e sigurisë të lidhura me drejtuesit e rinj islamikë të Sirisë kanë vrarë më...
foto ilustruese BRUKSEL- Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë, se Serbiame sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, ës...
KOSOVË- Me rastin e 8 Marsit në Prishtinë është organizuar një marsh me moton “Marshojmë për njana-tjetr&eu...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë të shtunën se bombardimet vdekjeprurëse të Rusisë n...
BOSNJE- Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se do të dërgojë trupa shtesë në misionin e vet paqeruajtës në Bosnje e H...
KORE- Presidenti i rrëzuar i Koresë së Jugut, Yun Suk-yeol është liruar nga burgu pasi prokurorët vendosën të...
presidenti gjerman GJERMANI- Ka përsëri më shumë armiqësi ndaj gruas, tërheq vëmendjen presidenti i Gjermanisë Fran...
sekuestrimet KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfiskuar granata dore, municion dhe pajisje të tjera ushtarake të premten mbrëma n&eum...