Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA - Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë në një takim online me liderët botërorë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet t’i ndalë sulmet kundër Ukrainës dhe të pajtohet për një armëpushim.
Duke folur para 25 liderëve, kryesisht evropianë, në një samit virtual më 15 mars, Starmer u ka bërë thirrje atyre që të vazhdojnë presionin ndaj Moskës dhe ka thënë se duhet të jenë të gatshëm të ruajnë marrëveshjen për armëpushim me forcat e veta.
“Nëse Putini është serioz për paqe, është shumë e thjeshtë, ai duhet t’iu japë fund sulmeve barbare ndaj Ukrainës dhe të pajtohet për armëpushim”, ka thënë Starmer përmes video-lidhjes, në të cilën kanë marrë pjesë edhe liderë të Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, por jo të Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet ta çojmë punën përpara dhe të përgatitemi për paqe, dhe për një paqe që do të jetë e garantuar dhe do të zgjasë”, ka thënë ai.
Teksa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina analizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim 30-ditor, Starmer pritet të kërkojë propozime konkrete për ndihmë logjistike, financiare dhe ushtarake për Kievin, në këtë takim që e ka përshkruar si “koalicion i vullnetit”.
Përmes një deklarate të lëshuar para takimit, Starmer e ka akuzuar presidentin Putin që po tenton të vonojë vendimin për armëpushim, duke prezantuar “kushte pa asnjë kuptim” dhe duke bërë thirrje për “studim para se të zbatohet armëpushimi”.
Britania, Franca dhe shtete tjera kanë thënë se do të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje për paqe. Starmer i ka bërë thirrje Uashingtonit që të ofrojë garanci të sigurisë për këto forca, në tentim e sipër për t’i parandaluar sulmet ruse.
“Nëse Rusia ulet në tavolinë, atëherë ne duhet të jemi gati për të monitoruar armëpushimin, për të garantuar që është serioz dhe garanton paqe”, ka thënë Starmer përmes një deklarate. “Nëse nuk ndodh ashtu, atëherë duhet të rrisim presionin ekonomik, për të garantuar që Rusia do t’i japë fund luftës”.
Pas një diskutimi me kryeministrin britanik më 14 mars, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se Rusia duhet të pranojë marrëveshjen për armëpushim.
Ukraina është pajtuar për marrëveshjen e armëpushimit më 11 mars, në një takim të mbajtur mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas, të mbajtur në Arabinë Saudite.
Më vonë, i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, e ka diskutuar marrëveshjen bashkë me Putinin në Moskë.
Më 13 mars, Putin ka thënë se Rusia pajtohet me idenë e një armëpushimi, mirëpo ka shtuar se “ka nuanca” që duhet të “çojnë në paqe afatgjatë, dhe të eliminohen rrënjët që kanë nxitur këtë krizë”.
Ai ka thënë se duhet të adresohen çështjet se çfarë ndodh në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase kanë humbur territor në javën e fundit, pas një inkursioni të befasishëm që pati nisur në fund të gushtit të vitit të kaluar, dhe që kush duhet të monitorojë armëpushimin.
Rusia ka thënë se angazhimi i trupave në NATO-s në Ukrainë është pikë e papranueshme.
Përveç kësaj, përmendja që i ka bërë Putini “rrënjës së problemit” ka sugjeruar se Rusia mund të jetë në kërkim të një marrëveshjeje që parasheh neutralitetin e Ukrainës dhe zvogëlimin e ushtrisë së Ukrainës.
Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pasi e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë, më 2014 dhe ka nisur konfliktin në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
Trump e ka kthyer në prioritet përfundimin e kësaj lufte.
Ai ka biseduar me Putinin pak javë pasi ka nisur punën, dhe më pas ka dërguar zyrtarë të lartë amerikanë në Arabinë Saudite për t’u takuar me homologët rusë./REL
SERBI- Një person i moshuar është arrestuar para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë në Beograd ndërkohë q...
SHBA- Agjencive të ndihmës së Kombeve të Bashkuara u janë dërguar pyetësorë nga SHBA, duke u kërkuar atyre të ...
SHBA- Themeluesi i SpaceX, Elon Musk ka thënë se raketa e tij Starship do të shkojë në Mars deri në fund të vitit të a...
IRAN- Irani po përpiqet t'i detyrojë gratë të veshin hixhabin në çdo mënyrë. Kombet e Bashkuara ankohen se...
GREQIA- Qeveria greke ka përfunduar sot ceremoninë e betimit të anëtarëve të rinj. Kjo ngjarje u zhvillua në Pallatin ...
SERBI- Tre persona u plagosën në Beograd ditën e sotme kur një makinë u përplas me një turmë protestuesish që po ...
KROACIA- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të pr...
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër nga ku raportohet se një 19-vjeçare ka plagosur ...
SERBIA- Një protestë e madhe anti-qeveritare zhvillohet sot në Beograd, ndërsa autoritetet po përpiqen ta pengojnë në ...
SHBA- Miq dhe të afërm të Gene Hackman dhe gruas së tij Betsy Arakawa në rrëfimet e tyre për mediat kanë nxjerrë ...