Dje studentët ia hodhën karriget në derën e Kryeministrisë, Rama ndërron strategji, u kërkon dialog me…
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 24 nëntor se shtetit të tij “i duhen më shumë sisteme për mbrojtje ajrore”, për t’i mbrojtur njerëzit e vet, teksa Rusia vazhdon të shënjestrojë Ukrainën me bomba ajrore, dronë luftarakë dhe raketa.
“Mbrojtja më e fuqishme e qiejve tanë është absolutisht kritike”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se Kievi është duke “punuar aktivisht” me partnerët për përmirësim të mbrojtjes ajrore të shtetit.
Rusia ka nisur më shumë se 800 bomba ajrore, ka kryer rreth 460 sulme me dronë dhe rreth 20 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës, vetëm javën e kaluar, sipas Zelenskyt.
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia, kanë raportuar më 24 nëntor se kanë zmbrapsur disa sulme me dronë përgjatë natës.
Nuk ka raportime për të plagosur në asnjërën palë.
Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se alarmi ajror ka zgjatur më shumë se tri orë dhe që dronët “kanë lëvizur në drejtime të ndryshme” të qytetit.
Forcat ukrainase patën kryer një inkursion të befasishëm në rajonin rus, Kursk, në gusht, duke marrë kontrollin e 1.400 kilometrave katrorë.
Mirëpo një burim i ushtrisë ukrainase ka thënë se Kievit tani ka humbur 40 për qind të territorit që kontrollonte në Kursk.
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara raportohet t’i kenë dhënë leje Ukrainës për të goditur thellë në Rusi me sistemet ATACMS dhe raketat Storm Shadow, respektivisht.
Raketat janë armë taktike precize të dizajnuara të godasin qendra, logjistikë dhe depo armësh rreth frontit të luftës.
Ukraina veçse i ka përdorur këto armë për të kryer sulme në Kursk dhe rajonin fqinj, Belgorod.
Edhe Franca u është bashkuar SHBA-së dhe Britanisë, duke sinjalizuar se Ukraina mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë kundër shënjestrave në territorin rus.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka thënë në një intervistë për transmetuesin britanik BBC se Ukraina mund të lëshojë raketa franceze me rreze të gjatë në Rusi, “për vetëmbrojtje”.
Megjithatë, ai nuk e ka konfirmuar nëse armët franceze janë përdorur tashmë.
Rusia, në anën tjetër, e ka dënuar ashpër përdorimin e këtyre armëve nga ana e Rusisë, dhe është zotuar se do të kryejnë sulme me raketa të avancuara, si dhe e ka përditësuar doktrinën bërthamore.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
pamje nga permbytjet BRITANI- Stuhia “Bert” prej ditës së djeshme ka shkaktuar probleme në mbarë Britaninë d...
Rutte dhe Erdogan BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të udhëtojë në Ankara të hënën p&eu...
autobusi ne gremine PERU- Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në rajonin e San Martin në veri të Perusë...
emigrantet ne Gjermani GJERMANI- Mijëra njerëz, të tillë si ata me kërkesa të refuzuara për azil ose me mundësi t&e...
mot me debore BRITANI- Moti i keq me reshje dëbore dhe me stuhi të forta ka përfshirë Europën veriperëdimore, ka shkaktuar ka...
zvi kogan IZRAEL- Është gjetur trupi i pajetë një personi me shtetësi izraelito-moldave, i cili u zhduk në Abu Dhabi, tha Izr...
foto ilustruese SHKUP- Pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Panairin ndërko...
foto ilustruese RUMANI- Rumunët janë duke votuar të dielën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat m...
foto ilustruese BAKU- Liderët botërorë ranë dakord për një marrëveshje të re klimatike në COP29 në B...
zelensky, trump SHBA- Donald Trump, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, nuk ka paraqitur ende një plan zyrtar për t...