“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
BJELLORUSI- Sundimtari autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë të martën se “disa dhjetëra” koka bërthamore ruse janë duke u vendosur në vendin e tij dhe se rreth 30 lokacione janë duke u konsideruar si vende ku mund të vendosen sistemeve raketore Oreshnik.
Raketat Oreshnik u përdorën për herë të parë nga Rusia në një sulm të madh në Ukrainë rishtazi. Lukashenko i bëri këto komente të martën gjatë një vizite në qytetin Barisau. Javën e kaluar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se sistemet raketore Oreshnik do të vendosen në Bjellorusi mbase në pjesën e dytë të vitit 2025.
“Shumë njerëz kanë thënë ‘kjo është shaka, askush nuk ka vendosur asgjë’. Por, ne e bëmë. Kur thonë se është shaka, nënkupton se atyre u ka ikur kjo. Ata madje as nuk e kanë vërejtur se si i sollëm ne ato këtu”, tha Lukashenka për kokat bërthamore taktike të Rusisë të dërguara në Bjellorusi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BeITA.
Këto zhvillimet hapin një etapë të re në strategjinë ushtarake dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Bjellorusisë. Rusia e shkrepi raketën Oreshnik për herë të parë mbi qytetin ukrainas Dnipro, më 21 nëntor.
Putini tha asokohe se ajo ishte përgjigje ndaj përdorimit të raketave balistike amerikane, ATACMS, dhe raketave britanike, Storm Shadow, nga Ukraina për herë të parë, për ta goditur territorin rus me lejen e Perëndimit.
Hollësitë teknike të raketës Oreshnik nuk dihen ende, por besohet se kjo raketë është e ndërtuar për ta rritur mbijetesën dhe efikasitetin e armatimit bërthamor të Rusisë, posaçërisht në kontekst të sfidave globale të sigurisë.
Lukashenka, aleati më i ngushtë i Putinit prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, e ka lejuar Moskën ta përdorë tokën bjelloruse si trampolinë për kryerjen e agresionit. Lukashenka ka thënë, pa dhënë prova, se Bjellorusia do ta ketë kontrollin mbi përcaktimin e objektivave që raketat Oreshnik do t’i godisnin.
“Objektivat do të vendosen nga ne në Bjellorusi, jo nga rusët”, tha ai, por shtoi se dy vendet do të bashkëpunojnë në rast nevojash ushtarake./ REL
foto ilustruese BRUKSEL- Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje të martën Këshi...
benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dëshmoi të martën në gjyqin ndaj tij për korrupsion, duke u...
udheheqesi i rebeleve SIRI- Kreu i grupit Hayat Tahrir al Sham (HTS) ka thënë se bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga një...
foto ilustruese SIRI- Luftëtarët rebelë sirianë thonë se kanë gjetur rreth 40 trupa me shenja torture në morgun e nj&eu...
Terras KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka vizituar ditwn e sotme kanalin e Ibër-Lepencit n&eum...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sotme në takim ministrin hungarez për &Cc...
Foto ilustruese SIRI- Rënia e regjimit të Bashar al-Assadit ka ngritur shqetësime për atë që do të ndodhë në t...
Foto ilustruese ANGLI- Personat që udhëtojnë me biçikletë për në punë dhe ata që e nisin ditën me nj&eu...
RUSI- Kremlini ka njoftuar ditën e sotme se udhëheqësi i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, ka vendosur të jap&eu...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se përdorimi i sistemeve raketore me rreze të mesme Oreshnik do të minimizojë nevojë...