BOTA

Seanca po mbahet nëntokë për arsye sigurie/ "Kam pritur tetë vjet këtë moment", dëshmia e Netanyahut në gjyqin ndaj tij për korrupsion

r.ll Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2024, 17:29
Seanca po mbahet nëntokë për arsye sigurie/ "Kam pritur
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dëshmoi të martën në gjyqin ndaj tij për korrupsion, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që paraqitet në gjykatë si i akuzuar. Dëshmia e tij është edhe një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit, i cili përballet edhe me një fletë-arrest ndërkombëtar në dyshimet për krime lufte gjatë luftës së Izraelit në Gazë.

Ai akuzohet se ka pranuar cigare puro dhe shampanjë me vlerë prej dhjetëra mijëra dollarësh nga një producent miliarder i Hollivudit në këmbim të ndihmës për të çuar përpara interesat e tij në planin e biznesit dhe atë personal. Ai po ashtu akuzohet se ka miratuar rregulla të favorshme për pronarë të mediave në këmbim të mbulimit mediatik pozitiv për të dhe familjen e tij.

Në dëshminë e tij në gjykatën e stërmbushur në Tel Aviv, Kryeministri Netanyahu tha se ai është një udhëheqës i përkushtuar dhe mbrojtës i interesave të Izraelit, duke i cilësuar akuzat ndaj tij “si një pikë uji në det” krahasuar me sfidat me të cilat përballet për mbrojtjen e vendit të tij.

Por akuzat e kanë përçarë thellë Izraelin dhe e kanë ndërlikuar trashëgimin e zotit Netanyahu, e cila tashmë është e njollosur nga lufta në Gazë dhe izolimi i shtuar ndërkombëtar me të cilin ballafaqohet Izraeli për shkak të këtij konflikti. Zoti Netanyahu tha ai ishte në gjendje të baraspeshojë paraqitjet e tij në gjykatë me detyrat e tij si kryeministrër në një kohë kur Izraeli po vazhdon luftën në Gazë dhe tani kur po përballet me rënien e Bashar al Assadit në Sirinë fqinje.

“E kam pritur tetë vjet këtë moment, për të thënë të vërtetën”, deklaroi zoti Netanyahu, duke qëndruar në skenë, ndërkohë që djali i tij Avner dhe disa anëtarë të partisë së tij Likud ishin të ulur në sallën e gjykatës.

Gjatë paraqitjeve të tij, zoti Netanyahu do të përgjigjet ndaj akuzave që rëndojnë mbi të për mashtrim, shkelje të besimit dhe ryshfet në tre raste të veçanta. Udhëheqësi 75 vjeçar mohon akuzat, duke i cilësuar ato gjueti shtrigash të orkestruar nga mediat armiqësore dhe një sistem i njëanshëm ligjor që synon ta rrëzojë atë nga pushteti. Dëshmia e tij vjen pas shumë vitesh skandalesh që kanë rrethuar atë dhe familjen e tij, e cila ka fituar reputacionin se bën një jetë luksoze në llogari të taksapaguesve.

Ai dha versionin e tij të ngjarjeve dhe detaje personale mbi jetën e tij, përmes të cilave shpreson të formësojë përshtypjet e gjykatësve për të. Ai tha se në fillim të karrierës së tij publike ai shqetësohej për mbulimin mediatik, por se me kohë e kuptoi që ai ka pak rëndësi, një kontrast me pasqyrimin që i bën prokuroria duke e përshkruar si një njeri të fiksuar me imazhin e tij.

Ai tha se pi cigare puro, por se rrallë herë arrin t’i pijë plotësisht për shkak të sasisë së punës dhe se e urrente shampanjën. Avokati i tij Amit Hadad akuzoi sistemin izraelit të drejtësisë se po trillon akuza në përpjekje për ta njollosur kryeministrin Netanyahu.

“Është bërë një përpjekje e madhe… për të gjetur ca copëza mozaiku që nuk lidhen me njëra tjetrën”, tha ai, ndërkohë që zoti Netanyahu qëndronte ulur prapa tij. “Në gjykatë, kur çdo gjë del në shesh, i shohim se si janë të paqëndrueshme”.

Dëshmia, e cila do të zgjasë gjashtë orë në ditë, tre ditë në javë për disa javë, do të konsumojë një pjesë të madhe të orarit të punës së Kryeministrit Netanyahu, duke i nxitur kritikët të pyesin nëse ai mund ta menaxhojë qeverisjen e një vendi të zhytur në luftë në një front, ndërkohë që përpiqet të vëzhgojë kërcënimet tjera të mundshme rajonale, përfshirë nga Irani. Avokati i tij kërkoi që atij t’i lejohet të pranojë shkresa gjatë kohës së dëshmisë për t’u siguruar që ai vazhdon me qeverisjen e vendit. Në një moment gjatë gjykimit, Netanyahu pranoi shkresa.

Kritikët e akuzojnë Kryeministrin Netanyahu se po zvarrit luftën në Gazë dhe po e vonon marrëveshjen e armëpushimit që do të mundësonte lirimin e rreth 100 pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga militantët që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar. Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, zoti Netanyahu kritikoi mediat. Në rastin kundër tij janë të përfshirë edhe pronarë të mediave.

“Kurrë nuk ka patur media të tilla të njëanshme në asnjë demokraci tjetër… siç ka në Izrael”, i tha ai gjykatës gjatë përshkrimit të marrëdhënies së tij të tensionuar me mediat.

Gjatë dëshmisë së tij, ai u ankua se punon 17 deri në 18 orë në ditë, i angazhuar në takime, sidomos gjatë vitit të fundit ndërkohë që Izraeli po lufton në dy fronte.

“Sikur të mund t’i vjedhja pesë minuta për të kaluar kohë me bashkëshorten time”, deklaroi ai në gjykatë të martën.

Dëshmia e tij po mbahet në një sallë të fortifikuar gjyqi, në nëntokë, për arsye sigurie. Para gjykatës, u mblodhën dhjetëra protestues, përkrahës dhe kundërshtarë të zotit Netanyahu. Një parullë jashtë gjykatës shkruante “Krimi-Ministri” dhe të dyja palët brohoritën parulla. Disa familje të pengjeve po ashtu ishin të pranishëm në demonstratë.

Sipas ligjeve izraelite, kryeministrat ndaj të cilëve ngritet aktpadi nuk kërkohet të dorëhiqen nga detyra. Por akuzat ndaj zotit Netanyahu shkaktuan përçarje të thella në Izrael. Protestuesit kërkuan dorëheqjen etij dhe ish aleatët e tij politik refuzuan të shërbejnë në qeverinë e tij, duke shkaktuar një krizë politike që nxiti pesë palë zgjedhje brenda më pak se katër viteve.

Përkrahësit e tij i shohin akuzat si rezultat të anshmërisë dhe tejkalimit të kompetencave nga sistemi i drejtësisë. Përkundër thirrjeve për dorëheqje, Kryeministri Netanyahu e ka shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër për të kritikuar forcat e rendit, mediat dhe gjykatat.

Që kur filloi gjykimi në vitin 2020, gjykata ka dëgjuar dëshmitarët e prokurorisë për tre rastet, përfshirë disa nga këshilltarët e dikurshëm të zotit Netanyahu, të cilët u shndërruan në dëshmitarë të shtetit. Prokuroria ka bërë përpjekje ta portretizoi kyreministrin si një udhëheqës të fiksuar me imazhin e tij, që shkeli ligjin për të përmirësuar përshtypjen e publikut për të.

Dëshmia e tij mund ta dëmtojë edhe më shumë imazhin e tij në këtë periudhë të ndërlikuar. Përkrahja për të shënoi rënie pas sulmit të Hamasit, ndërkohë që publiku e akuzoi atë se kishte dështuar të parandalonte sulmin. Po të mbaheshin zgjedhjet sot, ai do ta kishte të vështirë të formonte qeverinë.

Udhëheqësi izraelit krahas ish ministrit të tij të mbrojtjes po përballen me një fletë-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të pretenduara që lidhen me luftën në Gazë. Fletë-arresti e vendos zotin Netanyahu në të njejtin grup me Presidentin rus Vladimir Putin dhe ish udhëheqësin e Sudanit, Omar al-Bashir./VOA

benjamin netanyahu ne gjyq izrael

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan