“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
PARIS- Të hënën filloi në Paris panairi i makinave ku dominuan ato elektrike, duke dëshmuar kështu angazhimin e industrisë së makinave për t’u bërë plotësisht elektrike deri në vitin 2035. Në çeljen e panairit ishin të pranishëm emra të njohur si Presidenti francez Emmanuel Macron, aktorja franceze Juliette Binoche dhe ish-fubollisti Eric Cantona.
Në edicionin e 90-të të panairit të makinave në Paris u paraqitën disa nga modelet më të fundit të prodhuesve të automobilëve. Presidenti francez Emanuel Macron ishte i pranishëm për të treguar mbështetjen e tij për kompanitë franceze të prodhimit të makinave. Ai madje u ul për të provuar një prototip të kompanisë Peugeot.
Kompanitë franceze patën një paraqitje të mirë. Kompanitë si Renault dhe Citroen paraqitën makina të reja elektrike, që nga ato për tregun e përgjithshëm evropian dhe deri tek makinat e vogla të projektuara për përdorimin në qytetet evropiane.
Ky është aktiviteti më i mirë që prodhuesit të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me konsumatorët thotë Serge Gachot, drejtori i Panairit të Makinave në Paris.
“Mendoj se është e rëndësishme që kompanitë të nxjerrin në pah produktet e tyre më të reja dhe që drejtuesit e tyre të kenë mundësi për të trajtuar edhe tematika më politike. Sapo patëm zgjedhje në Evropë rishtazi, do të ketë zgjedhje në SHBA për pak javë. Mendoj se është e rëndësishme të flitet për çështje të caktuara, për orientimin deri në vitin 2035 drejt makinave plotësisht elektrike”, thotë zoti Gachot.
Sipas planit të miratuar nga Bashkimi Evropian për eliminimin e ndotjes deri në vitin 2050, shitja e makinave të reja me naftë dhe benzinë pritet të ndalet deri në vitin 2035.
Ashtu si kompanitë franceze, edhe ajo gjermane BMW, ka investuar shumë në teknologjinë e makinave elektrike. BMW-ja paraqiti veturën e re Neue Klasse që shfrytëzon të gjithë gjatësinë e xhamit të përparmë për të paraqitur informacione dixhitale.
Edhe MINI Cooper, makina e preferuar e aktores franceze Juliette Binoche, është tashmë elektrike dhe me një kapacitet më të madh baterish, me distanca maksimale në deri 371 kilometra.
Kompania tjetër gjermane Audi paraqiti versionet e reja të makinave të saj elektrike, si Q6-ta. Makina elektrike paraqiti madje edhe kompania çeke Skoda.
Kompanitë evropiane kanë investuar burime të shumta tek makinat elektrike dhe tashmë po rrisin trysninë ndaj qeverive që t’i mbështesin me subvencione përpjekjet e tyre, thotë Mark Tisshaw, redaktor në revistën Autocar.
“Jemi tashmë përtej pikës së novacionit fillestar dhe gjendemi në fazën e prodhimit masiv për tregun. Dhe mënyra për t’i tërhequr njerëzit në këtë treg është nëpërmjet ofertave. Kompanitë e prodhimit të automjeteve thonë se tashmë e kanë bërë pjesën e tyre dhe po u kërkojnë qeverive që t’i mbështesin këto makina elektrike që kushtojnë më shumë se makinat me karburant”, thotë zoti Tisshaw.
Krahas kompanive evropiane, në panair morën pjesë edhe kompanitë nga Amerika dhe Azia. Kompania kineze XPeng paraqiti veturën e saj të drejtuar nga inteligjenca artificiale.
Vëmendje tërhoqën kompania Tesla, me kamionin e saj të shumëpritur Cybertruck, kompania Cadillac me makinën e saj të re elektrike Lyriq, si dhe kompania Ford e cila riprezantoi për publikun, me ndihmën e futbollistit francez Eric Cantona, versionin e ri elektrik të makinës së njohur 1969 Capri./VOA
Varr DANIMARKË- Arkeologët në Danimarkë kanë zbuluar një varrezë që përmban 50 skelete të...
Foto ilustruese KINË- Kina kreu stërvitjen e saj ushtarake “Joint Sword” të hënën pranë Tajvanit, duke krijuar te...
RUSI- Forcat ruse e kanë sulmuar qytetin Mikolaiv në Ukrainë me raketa S-300 të martën, duke e vrarë një grua dhe duke plag...
VENEZUELË- Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka akuzuar miliarderin amerikan Elon Musk se ka investuar të paktën 1 miliard dollar&eum...
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë një deklarate ditën e stome tha se do të vizitojë Libanin, ndërsa minist...
ANGLI- Princesha e Uellsit Kate Middleton bëri një paraqitje të rrallë publike gjatë fundjavës, duke shkuar për t...
SHBA- Donald Trump ktheu fushatën tij mbrëm e kaluar në Pensilvani, në një festë të improvizuar me muzikë pr...
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan zyrtarisht pak orë më parë Izraelin se kanë 30 ditë kohë për të zgjidhur ...
SHBA- Donald Trump gjatë një intervistë për Fox News ka deklaruar se kërcënimi i vërtetë për SHBA vjen nga disa t...
SUEDI- Suedia ka zbuluar një politikë të re migracioni që ofron pagesa deri në 350,000 korona suedeze (34,000 dollarë) p&eu...