Policia malazeze ka marrë vendim që kryeredaktorit të tabloidit beogradas “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviq, t’i ndalohet hyrja në Mal të Zi.
Vendimin e ka konfirmuar për “Vijesti” një burim nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Sipas raportimeve, arsyeja lidhet me deklaratat dhe përmbajtjet e publikuara nga Vuçiçeviq dhe mediumi i tij, i cili konsiderohet i afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Autoritetet malazeze pretendojnë se “Informer” ka përhapur në vazhdimësi gjuhë urrejtjeje ndaj Malit të Zi dhe qytetarëve të tij.
Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediale Audiovizive në Mal të Zi kishte vendosur më herët kufizimin e përkohshëm të transmetimit të programit të “Informer TV”, duke argumentuar se përmbajtjet e tij cenojnë dinjitetin e popullit malazez, mohojnë identitetin kombëtar të Malit të Zi dhe nxisin diskriminim.
Vuçiçeviq e ka mohuar se ka fyer ndonjëherë Malin e Zi dhe ka reaguar duke thënë se nuk e kupton ndalimin, pasi sipas tij ai as nuk kishte planifikuar të udhëtonte atje. “Pse do të ma ndalonin hyrjen në një vend ku as nuk kam dashur të shkoj”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu ka kundërshtuar akuzat ndaj tij, duke thënë se programi i “Informer TV” tashmë është i ndaluar në Mal të Zi dhe se qytetarët atje nuk kanë mundur të shohin përmbajtjet e transmetuara nga televizioni i tij.
Vendimi vjen pas një episodi të mëparshëm, kur pas ndalimit të hyrjes për 87 shtetas serbë në Mal të Zi, Vuçiçeviç përdori në televizionin e tij deklarata të ashpra ndaj institucioneve malazeze, duke i akuzuar ato për qëndrime “antiserbe”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Qershor23:16
Rënia spektakolare e "Antikuarit", mafiozit të paprekshëm/ Pse Putini braktisi kumbarin e Shën Petersburgut
Ilia Traber, 75 vjeç, i njohur me nofkën “Antikuari”, konsiderohej për vite me radhë si një nga njerëzit më t&e...
BOTA
26 Qershor20:10
Djalli që e njeh/ Kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
Në Serbi, gjermanët nganjëherë quhen Švabe, nga fjala gjermane Schëaben për banorët e rajonit historik ...
BOTA
26 Qershor18:55
Vdes djali 7-vjeçar që peshonte...115 kilogramë, prindërit akuzohen për vrasje
Dy prindër në SHBA janë akuzuar për vrasjen e djalit të tyre 7-vjeçar. Djali peshonte 115 kilogramë dhe vdiq nga pamjaftues...
BOTA
26 Qershor18:31
VIDEO/ Temperaturat ekstreme, njerëzit përleshen për një kondicioner
Një valë ekstreme e të nxehtit me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilën ekspertët e quajnë "kupolë e nxehtësi...
BOTA
26 Qershor18:12
Hakeri i lidhur me Iranin, i kërkuar për 3.4 miliardë dollarë dëme, arrestohet pranë Shqipërisë
Autoritetet e zbatimit të ligjit në Malin e Zi, në koordinim me Byronë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), ekzekutuan arre...
BOTA
26 Qershor16:56
Greqi/ Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i trafikut të drogës, 6 të arrestuar
Në krye të organizatës dyshohet një 37-vjeçar shqiptar. Policia greke sekuestron mbi 3 kg kokainë, “Tusi”, MDMA, ket...
BOTA
26 Qershor16:38
Parisi ndalon konsumimin e alkoolit në publik, spitalet drejt mbingarkesës nga vala e të nxehtit
Autoritetet në Paris kanë vendosur të ndalojnë përkohësisht konsumimin e alkoolit në vende publike, ndërsa spitalet e kr...
BOTA
26 Qershor15:53
Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas
Brukseli propozoi sot zgjatjen me një vit, deri në mars 2028, të statusit të mbrojtjes speciale të dhënë refugjatëve u...
BOTA
26 Qershor15:30
Tyler Durden u rikthye? Spektakël në tribunë, yjet e Hollywood-it vjedhin vëmendjen në Botëror
Kampionati botëror sapo na dhuroi një nga ribashkimet më epike të Hollywood-it.
Brad Pitt dhe Edward Norton, dyshja ikonike e filmit &ldq...
BOTA
26 Qershor15:26
327 viktima nga i nxehti vdekjeprurës në Spanjë
Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjën ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa ...