Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KANADA- Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit të dielën, teksa ish-guvernatori i bankës kanadeze paralajmëroi për “ditë të errëta” të shkaktuara nga Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Donald Trumpit. Carney menjëherë mori një qëndrim kundër presidentit amerikan, të cilin e akuzoi se po “sulmon punëtorët kanadezë, familjet dhe bizneset”.
“Nuk mund ta lëmë atë të ketë sukses”, tha 59-vjeçari, i cili do të marrë detyrën në ditët në vijim nga udhëheqësi në largim i liberalëve, Justin Trudeau.
Trudeau njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se nëntë vjet në pushtet, pasi mbështetja e publikut për të, sipas sondazheve, ra ndjeshëm, duke detyruar Partinë Liberale që të zhvillojë garë partiake për ta zëvendësuar atë. Por, Carney mund të mos qëndrojë për një kohë të gjatë në këtë detyrë.
Kanadaja duhet të mbajë zgjedhje deri në tetor, por vendi mund të përballet me zgjedhje të parakohshme brenda javësh. Sipas sondazheve aktuale, konservatorët, që janë në opozitë, konsiderohen favoritë.
Gjatë fjalimit të fitores para një turme mbështetësish të partisë në Otavë, Carney paralajmëroi se SHBA-ja nën Trumpin po përpiqet të marrë kontrollin e Kanadasë.
“Amerikanët duan burimet tona, ujin tonë, tokën tonë, shtetin tonë”, tha ai.
“Këto janë ditë të errëta, ditë të errëta të shkaktuara nga një shtet që ne nuk mund t’i besojmë më”.
Carney, i cili më herët ka drejtuar Bankën e Kanadasë dhe Bankën e Anglisë, gjatë garës partiake mposhti bindshëm kundërkandidaten kryesore, ish-zëvendëskryeministren e Trudeaus, Chrystia Freeland, e cila ka mbajtur disa poste të larta në Qeverinë liberale që u zgjodh për herë të parë në vitin 2015.
Carney fitoi 85.9 për qind të pothuajse 152.000 votave. Freeland mori vetëm 8 për qind të votave. Ai bëri fushatë me premtimin se do t’i kundërvihej Trumpit. Presidenti amerikan ka përmendur disa herë aneksimin e Kanadasë dhe dy shtetet janë përfshirë në një luftë tregtare.
Carney tha se ai është personi i duhur për të ringjallur besimin ndaj partisë dhe për të mbikëqyrur procesin e negociatave tregtare me Trumpin, i cili ka kërcënuar me tarifa shtesë që mund të dëmtojnë rëndë ekonominë e Kanadasë e cila varet nga eksportet.
Trudeau ka vendosur tarifa hakmarrëse, në vlerë prej 30 miliardë dollarësh kanadezë, ndaj SHBA-së si përgjigje ndaj tarifave që Trump i ka vendosur Kanadasë.
“Qeveria ime do t’i mbajë në fuqi tarifat derisa amerikanët të na tregojnë respekt”, tha Carney.
Carney ka argumentuar se përvoja e tij e bën atë njeriun ideal që të përballet me Trumpin, duke e paraqitur veten si një menaxher të krizave ekonomike që e udhëhoqi Bankën e Kanadasë gjatë krizës financiare në vitet 2008-2009 dhe Bankën e Anglisë gjatë trazirave që pasuan votimin për daljen nga Bashkimi Evropian më 2016.
Ndërkaq, gjatë fjalimit lamtumirës para publikimit të rezultateve të garës partiake, Trudeau tha se “kanadezët përballen me një sfidë ekzistenciale nga fqinji ynë”./REL
SHBA- Multimiliarderi Elon Musk iu referua dje rëndësisë thelbësore të sistemit të komunikimit satelitor Starlink, t&e...
foto ilustruese SHBA- Administrata Trump beson se udhëheqja e Ukrainës është gati të ecë përpara me kërkesën ...
UKRAINË- Ukraina ka marrë ndihma në vlerë prej 287 miliardë dollarësh që nga janari i vitit 2022, kur Shtetet e Bashkuara t...
ARGJENTINË- 16 persona kanë vdekur dhe më shumë se 1200 qytetarë janë detyruar të qëndrojnë larg shtëpive t&...
Në Shqipëri roli i grave në bujqësi ka një ndikim të rëndësishëm. Afro 40% e grave të punësuara në...
RUMANI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin George...
SHBA- Në vetëm shtatë javë që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë, Do...
Foto ilustruse SHBA - Kompania britanike e teknologjisë, “Skin Analytics” ka marrë miratimin nga organet rregullatorë për a...
SHBA- SHBA dhe Ukraina po përgatiten për bisedime në Arabinë Saudite këtë javë, por presidenti amerikan Dona...
NEW YORK- Zjarre të përhapura me shpejtësi nga erërat e forta dogjën të shtunën një sipërfaqe të madhe toke ...