BOTA

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, analiza: Edhe nëse ka dialog, nuk ka pritje për rezultat

M.B. Përditësimi i fundit 4 Shtator 2024, 08:23

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, analiza: Edhe nëse ka dialog, nuk

KOSOVA- Këmbëngulja e Bashkimit Evropian mund të çojë në një rund të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por analistët e çështjeve politike, Arton Demhasaj dhe Dushan Janjiç, dyshojnë se ai do të sillte ndonjë rezultat pozitiv. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, la të kuptohet se këtë javë mund të vizitojë Prishtinën për, siç tha, përgatitjen e rundit të ri të bisedimeve në nivel kryenegociatorësh.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës rreth këtij paralajmërimi dhe marrjes së ndonjë ftese nga BE-ja për ndonjë takim eventual, por, deri në publikimin e këtij artikulli, ajo nuk u përgjigj. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, u takuan për herë të fundit në fillim të korrikut, por pa ndonjë rezultat.

Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu” në Prishtinë, thotë se insistimi i BE-së për një rund të ri të dialogut Kosovë-Serbi do të jetë i pafrytshëm, derisa palët ta shmangin zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve. E njohur si Marrëveshja e Ohrit, ajo është arritur para më shumë se një viti, por asnjë pikë e saj nuk është zbatuar dhe për këtë palët fajësojnë vazhdimisht njëra-tjetrën. Për më tepër, shton Demhasaj, Kosova ka caktuar 9 shkurtin e vitit të ardhshëm si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe, sipas tij, vendi është tashmë në para-fushatë zgjedhore.

“Është naive të presësh - sidomos në rastin e Kosovës - që mund të ketë ndonjë lëvizje, në kohën kur Kosova është para zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Bashkimi Evropian mund të insistojë që të ketë takim. Mbase edhe mund të ndodhë takimi, por rezultati i takimit ka për të qenë zero”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Demhasaj, një pjesë të përgjegjësisë e hedh edhe te Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut. Sipas tij, BE-ja duhet ta ndryshojë qasjen në këtë proces.

“Derisa nuk e ndryshon - pra të caktojë afate kohore për palët që t’i kryejnë obligimet që i marrin nga marrëveshjet që i arrijnë, të marrë masa ndëshkuese ndaj palës që nuk i kryen obligimet - mendoj se kështu kemi për të vazhduar ndoshta edhe me vite”, thotë Demhasaj.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd. Ai thotë se BE-ja, në këtë fazë, mund t’ia dalë t’i ulë bashkë Bislimin e Petkoviç, por jo udhëheqësit politikë - kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Dy të fundit janë takuar për herë të fundit në shtator të vitit 2023. Një përpjekje e mëvonshme për takim ka dështuar, për shkak të, siç është thënë, disa kushteve që ka nxjerrë Kurti atëkohë, e që Vuçiq nuk i ka pranuar. Por, Janjiç thotë se as në rastin e takimit të kryenegociatorëve, ai nuk pret ndonjë rezultat pozitiv.

“Nuk besoj. Çfarë mund të merren vesh ata? A mund ta thotë haptas [zëdhënësi i BE-së, Peter] Stano se dinë se institucionet paralele janë jolegale? Nuk mundet, sepse kanë marrë pjesë në atë turbullim të opinionit, por edhe të Vuçiqit, se do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe. Pse nuk u bisedua për arsimin? Nuk është temë fare. Ata dëshirojnë tash të flasin për objektet e zaptuara dhe për atë se a do ta kalojë dikush urën?”, thotë Janjiç për Radion Evropa e Lirë.

Nga fundi i javës së kaluar, çështja e institucioneve paralele serbe në Kosovë është aktualizuar sërish, pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur pesë të tilla në pjesën veriore të vendit. Banorët serbë të zonës, prej vitesh, kanë marrë shërbime të ndryshme në to dhe mbyllja e tyre ka shkaktuar reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare kundër Kosovës.

Kjo, përkundër faktit se për shuarjen e këtyre strukturave ka një marrëveshje që është arritur në Bruksel qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj ka ngecur. Bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, kërkon që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, të trajtohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ngjashëm ka kërkuar të trajtohet edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e makinave, gjë të cilën Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta bëjë.

Janjiç thotë, po ashtu, se qasja e Bashkimit Evropian në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi është krejtësisht burokratike dhe pa “shkop ose karotë”, përkatësisht pa dënim e shpërblim. Sipas tij, BE-ja, por edhe vendet e QUINT-it - SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe - duhet ta mbështesin esencën e dialogut, duke zgjidhur çështjet më të rëndësishme, të cilat do të çonin natyrshëm drejt normalizimit të qëndrueshëm të raporteve.

“E këto [çështje] janë: sukcesioni - pra, çfarë do të ndodhë me pronën, zgjidhja e statusit të serbëve si pjesë e statusit të Kosovës, si dhe pjesa e tretë që ka të bëjë me gjërat fundamentale, pra, ekonomia, përfitimet etj. Siguria duhet të vijë në mënyrë të natyrshme përmes komunikimit NATO-Kosovë dhe NATO-Serbi”, thotë Janjiç.

Bashkimi Evropian gjatë gjithë kohës këmbëngul se të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur qysh në vitin 2011, duhet të zbatohen. Marrëveshje të tilla janë me dhjetëra, por shumë pak janë zbatuar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha në një forum të sigurisë në fundjavë, se Kosova nuk ka trajtim të barabartë në dialogun me Serbinë.

REL-i kërkoi koment për këto pretendime nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, por nuk mori. E, BE-ja thotë se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian varet nga normalizimi i marrëdhënieve. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, por nuk ka marrë përgjigje. Serbia i ka nisur negociatat për anëtarësim në bllok në fillim të vitit 2014, por grupin e fundit të kapitujve e ka hapur në dhjetor të vitit 2021. Ngecja e Serbisë në proces ka ndodhur kryesisht për shkak të mospërputhjes me politikën e jashtme të BE-së, e sidomos për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës./ REL

kosova serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan