Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
EUROPA- Gjatë fundjavës u mbajt tubimi më i madh në Evropën qendrore, forumi Globsec, në Pragë. Tema ishte “Zbutja e Stuhisë”, referuar një mori sfidash me të cilat përballet Evropa: nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndikimi dashakeq i Kinës e deri te mundësia e një presidenti të ri amerikan që është më pak i interesuar për kontinentin dhe ndikimet shqetësuese të inteligjencës artificiale.
Por, Globsec i këtij viti pati shumë pak zhvillime, krahasuar me atë të vitit të kaluar. Asokohe, presidenti i Francës, Emmanuel Macron e mori vëmendjen kryesore duke i thënë një turme të madhe në Evropën qendrore se ata kanë pasur të drejtë gjatë gjithë kohës për Vladimir Putinin dhe se Parisi kishte gabuar tmerrësisht keq në vlerësimin e presidentit rus.
Ka pasur edhe përpjekje të mëdha [dhe përfundimisht të dështuara] për t’i bërë liderët e Kosovës dhe Serbisë t’i ulin tensionet në rajon, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi dhe [përfundimisht e bëri] 6 miliardë euro për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor për tri vjetët e ardhshme.
Mbase gjëja më e rëndësishme e Globsecut të këtij viti ishte mosmbajtja e tij në Bratislavë, e cila ka qenë shtëpi e këtij forumi në 18 vjetët e kaluara. Pak pasi erdhi në pushtet në vjeshtën e 2023-ës, kryeministri majtist dhe populist i Sllovakisë, Robert Fico, e tërhoqi mbështetjen politike dhe ekonomike për këtë forum, megjithëse ai ka qenë përkrahës i madh i kësaj ngjarjeje në të kaluarën.
Kjo duket të jetë vazhdimësi e përpjekjeve të Bratislavës për t’i vënë në shënjestër institucione të ndryshme dhe vjen pas marrjes nën kontroll të qeverisjes së televizionin shtetëror sllovak në pranverë dhe, së voni, shkarkimit të shefave të institucioneve të rëndësishme kulturore përreth vendit. Praga e mirëpriti forumin këtë herë – dhe kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i tij edhe në vitin 2025. Më vonë, kush e di? Duket se edhe Republika e Çekisë do ta ketë populistin e vet, Andrej Babis, përsëri në pushtet vjeshtën e ardhshme.
Megjithëse Globsec mbahet nën patronazhin e presidentit properëndimor të Çekisë, Petr Pavel, Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga disa njerëz në tubimin treditor se Varshava po konsiderohet si nikoqir alternativ. Në mungesë të Macronit, kancelarit gjerman dhe presidentit ukrainas këtë herë, në qendër të vëmendjes ishte presidentja e rizgjedhur rishtazi, Von der Leyen. Duke i kritikuar qeveritë e Hungarisë dhe Sllovakisë, të cilat e kanë vënë në pikëpyetje dobinë e mbështetjes së shtuar financiare dhe ushtarake për Ukrainën, ajo theksoi se “sot, disa politikanë brenda unionit tonë, dhe madje në ketë pjesë të Evropës, janë duke e ndërlikuar bisedën tonë për Ukrainën”.
“Ata e fajësojnë të pushtuarin dhe jo pushtuesin për këtë luftë; nuk e fajësojnë epshin e Putinit për pushtet, por etjen e Ukrainës për liri. Prandaj, do të doja të pyes ata: A do t’i fajësonit ju hungarezët për pushtimin sovjetik më 1956? A do t’i fajësonit ju ekët për represionin sovjetik më 1968? Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve është shumë e qartë: Sjellja e Kremlini ishte e jashtëligjshme dhe mizore atëherë, dhe sjellja e Kremlinit është e jashtëligjshme dhe mizore edhe sot”.
Von der Leyen pati edhe disa kritika të forta për kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili, në korrik, u nis në një “mision të paqes” goxha të politizuar në Moskë dhe në Pekin.
“Ne evropianët kemi shumë histori të ndryshme dhe flasin shumë gjuhë, por në asnjë gjuhë paqja nuk është sinonim i dorëzimit; në asnjë gjuhë sovraniteti nuk është sinonim i pushtimit. Prandaj, ata që argumentojnë për ta ndalur mbështetjen për Ukrainën, nuk argumentojnë për paqe. Ata argumentojnë për dorëzimin e Ukrainës”, nënvizoi ajo.
Derisa shumica e pjesëmarrësve në Globsec kishin prirje t'i bënin jehonë pikëpamjeve të Von der Leyenit, ishte interesante të dëgjohej një mendim ndryshe nga një përfaqësues i qeverisë hungareze. Në një nga seancat më të tensionuara gjatë fundjavës, drejtori politik i Orbanit, Balasz Orban, e theksoi këndvështrimin e Budapestit. Do të ishte mirë, tha Balasz Orban, që Evropa të ndalojë "luftërat e pafundme dhe të sjellë paqe". Ai nënvizoi se kjo ishte një pikëpamje e përbashkët në mbarë botën dhe se shtoi se vetëm "elita liberale transatlantike" është kundër kësaj ideje.
Ai theksoi pastaj se Rusia ka fituar territore, se lufta ka bërë që miliona refugjatë ukrainas të ikin, se qindra mijëra njerëz kanë vdekur në të dyja anët, se ekonomia e Ukrainës është rrënuar dhe e se financohet nga Perëndimi. Më pas ai pyeti troç se edhe sa kohë mund të vazhdojë e gjithë kjo. Vetëm kur ai tha se Ukraina do të bëhej së shpejti "problemi i Evropës", pasi edhe demokratët në Shtetet e Bashkuara do të kuptonin se nuk mund ta financonin luftën për një kohë të gjatë, një nga panelistët e tjerë, diplomati amerikan Kurt Volker, iu përgjigj atij duke thënë se për Evropën kjo do të ishte më mirë sesa ta keni Rusinë "si problemin tuaj".
Me gjithë fjalimet e fuqishme në konferencë për nevojat urgjente të Ukrainës dhe për nevojën që Perëndimi të bëjë më shumë, dispozimi në prag të vjeshtës të jepte një ndjesi të zymtë. Natyrisht, shumë prej tyre tingëlluan paksa optimistë falë inkursionit tashmë disajavor të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë. Ekspertët u pajtuan se Kievi mund të përfitojnë nga të gjëra: zona e sigurisë që ia mundëson dhe përdorimi i qindra të burgosurve rusë të luftës për pazare në bisedimet e mundshme në të ardhmen.
Por, derisa po mbahej forumi në Pragë, kishte lajme se ushtria ruse po afrohej gjithnjë e më pranë qytetit të rëndësishëm ukrainas, Pokrovski. Rënia e tij do ta hapte rrugën drejt qytetit të katërt më të madh të Ukrainës, Dnipropetovsk. Ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarina Mathernova, theksoi se gjatë kësaj vere mbështetja ushtarake nga blloku është në të njëjtin nivel si në pranverën e vitit 2022, dhe shtoi se ukrainasit kanë nevojë për municion të vërtetë.
Ajo paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e një "dimri të ftohtë dhe të errët", për shkak se Rusia pengon rreth 70 për qind të prodhimit të energjisë së Ukrainës së paraluftës. Në një rast, Anders Carp, zëvendëskryeshef i Saab, kompanisë suedeze të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, dha ndoshta komentin më rrëqethës të fundjavës kur theksoi se kombet evropiane duhet të vazhdojnë të ofrojnë trajnime speciale për trupat ukrainase, sepse "shumë prej ushtarëve ukrainas që i kemi trajnuar janë të vdekur tani”.
Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, pyeti nëse "ne duam që Ukraina të luftojë apo duam që Ukraina të fitojë", duke shtuar se Perëndimi përsëri po dështon t'i japë vendit atë që i nevojitet. Ka disa shenja premtuese. Javën e kaluar, ambasadorët e NATO-s u takuan me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, ndërsa ministrat e Mbrojtjes të BE-së u takuan mes vete në Bruksel, për të diskutuar çështjen e heqjes së më shumë kufizimeve të Perëndimit ndaj Ukrainës për kryerjen e sulmeve brenda Rusisë.
Pavarësisht takimeve, sipas burimeve diplomatike të BE-së, ende nuk ka ndonjë lëvizje reale për këtë çështje, pasi Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera vazhdojnë të jenë të kujdesshme. Duke folur për kufizimet, Pevkur tha se është "sikur t'i kërkosh një boksieri të luftojë me njërën dorë pas shpine". Në fund, gjithmonë rëndësi ka paraja dhe vullneti politik në Perëndim. Ministri i Mbrojtjes i Estonisë ishte i drejtpërdrejtë përsëri, duke theksuar se, përveç çështjeve të parasë, industria e armëve ka nevojë për një plan, sepse kërkohen vlerësime të rrepta mjedisore për zgjerim dhe shpesh duhen më shumë se 18 muaj për ta naviguar burokracinë.
Në Rusi, theksoi ai, nuk ka kufizime. “Nëse Putin vendos që një fabrikë salsiçesh të prodhojë armë të nesërmen, është e kryer”, tha ai. Duke pasur këtë në mendje, ishte e dobishme ta dëgjoje Angus Lapsleyn, i cili është përgjegjës për planifikimin e Mbrojtjes në NATO. Derisa aleanca ushtarake tani me krenari deklaron se një numër rekord prej 23 nga 32 aleatë kanë arritur objektivin për të shpenzuar 2 për qind ose më shumë të bruto prodhimit vendor (GDP), Lapsley nënvizoi se shpenzimet duhet të rriten edhe për një të tretën, ose, në disa raste, dyfish.
Mesatarja e Luftës së Ftohtë për NATO-n ishte 3.5 për qind e GDP-së, shtoi ai. Ai vuri në pah boshllëqet e shumta të kapacitetit që aleanca duhet t’i plotësojë: municionin, pjesët rezervë, mbrojtjen ajrore, armët me rreze të gjata veprimi. Një befasi ndodhi kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuiq, tha se Ukraina do të jetë anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Nuk është e qartë nëse ai e tha këtë me shaka, pasi po fliste në një sesion turbulent. Vuçiqi u tall me presidentin e Malit të Zi, Jakov Mijatoviq – me të cilin ndodhej në skenë – kur ai tha se synimi i Podgoricës është të jetë anëtare e bllokut kah viti 2028.
Vuçiqi e hodhi poshtë mundësinë që një vend i Ballkanit Perëndimit do t’i bashkohet BE-së këtë dekadë, duke thënë se këtë mundësi e ka vetëm Kievi. Dy liderët ballkanikë patën një grindje pastaj për atë se a është gjuha malazeze në fakt serbe, dhe Vuçiqi e kritikoi Podgoricën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Vuçiç vazhdoi me ritmin e njëjtë, duke e mohuar idenë se Beogradi është kali i Trojës për Kremlinin i cili po përpiqet të futet në BE dhe tha se nuk ka pasur kontakt me presidentin rus, Vladimir Putin, për më shumë se dy vjet (edhe pse njerëzit e rrethit të tij kanë pasur).
Presidenti serb tha se “interesat e BE-së dallojnë kohëpaskohshme me interesat tona”, duke shtuar se pengesa kryesore e rrugës së Beogradit drejt integrimit në BE janë marrëdhëniet me Kosovën, e jo me Rusinë. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili zhvillohet prej vitit 2011, nuk ka shënuar përparim në vitet e fundit. Ai tha se vështirë se kjo do të ndryshojë./ REL
Yahya Sinwar SHBA- Departamenti i Drejtësisë njoftoi të martën ngritjen e akuzave kriminale ndaj udhëheqësit të Hamasit,...
SHBA- Zyrtarët e lartë të sigurisë së zgjedhjeve po u bëjnë thirrje votuesve amerikanë që të mos i japi...
SHBA- Kamala Harris është në rrugën për të fituar zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA , parashikon p&eu...
SHBA- Vetëm shtetasit amerikanë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për president dhe poste të tjera n&eu...
Papa Françesku ITALI- Papa Françesku u dërgoi këtë të martë një mesazh të rinjve italianë, duke i k&...
UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy ka postuar një video të takimit të tij me shefin bërthamor të OKB-së Rafael Mariano Grossi sot...
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se Përfaqësuesi i Lartë i...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ditën e sotme Presidentin e Agjencisë së Industrisë...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai ka plane që janë të garantuara për t’i dh&...
BRUKSEL- Arrestimi dhe ngritja e akuzave ndaj themeluesit të rrjetit Telegram, Pavel Durov, është një rast kompleks që ngre shumë...