'Jeni kriminelë'/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, Gërvalla përplaset me deputetët e PDK-së, Musliu e lag me ujë
Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyr&eu...
Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyr&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar dhe rikthimin e protestave masive gjatë stinë...
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme n...
Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin ...
Një video e xhiruar natën ka nxjerrë në pah ndotjen e vazhdueshme që shkakton fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. në...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. N&e...
Nga 1.3 milionë euro për ndërtimin, te 930 mijë euro të tjera për riparimin, një tjetër faturë që r&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ende aktive. P&eum...
Material bërthamor i ruajtur në një objekt sekret në Siri pritet të largohet së shpejti nga vendi, pas një marrëveshjeje mes Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe qeverisë së re siriane. Operacioni synon të sigurojë materialin dhe të shmangë një përshkallëzim të mundshëm mes Sirisë dhe Izraelit.
Sipas zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë të cituar nga Axios, marrëveshja është arritur pas muajsh negociatash të zhvilluara në mënyrë të fshehtë, me përfshirjen e administratës së Donald Trump dhe IAEA-së.
Në qendër të çështjes ndodhet objekti i njohur si “Site 99”, ku dyshohet se janë ruajtur materiale të mbetura nga programi i fshehtë bërthamor i regjimit të Bashar al-Assadit.
Mes materialeve raportohet edhe prania e “yellowcake”, një koncentrat uraniumi që mund të përpunohet më tej.
Programi bërthamor sirian u godit rëndë në vitin 2007, kur Izraeli bombardoi objektin e fshehtë Al-Kibar, i dyshuar si reaktor bërthamor. Megjithatë, materiale dhe mbetje të lidhura me programin dyshohet se mbetën në disa objekte.
Sipas zyrtarëve amerikanë, materiali i ruajtur në “Site 99” nuk mund të përdoret drejtpërdrejt për prodhimin e një arme bërthamore. Megjithatë, ai mund të përdoret për një pajisje që përhap material radioaktiv, e njohur si “bombë e ndyrë”.
Kjo situatë kishte ngritur shqetësim edhe në Izrael. Autoritetet izraelite kishin paralajmëruar se nuk do të pranonin që materiali të mbetej jashtë kontrollit dhe kishin shqyrtuar mundësinë e goditjes së objektit.
Në këtë pikë ndërhyri administrata amerikane, e cila kërkoi që çështja të zgjidhej përmes negociatave dhe përfshirjes së IAEA-së, në vend të një veprimi ushtarak.
Një marrëveshje mes IAEA-së dhe Damaskut është nënshkruar rreth tre javë më parë. Megjithatë, materiali ende nuk është larguar nga objekti.
Sipas një zyrtari amerikan, operacioni pritet të nisë së shpejti dhe të përfundojë përpara fundit të vitit. Largimi i materialit shihet si një hap për të shmangur një krizë të re të sigurisë në një rajon ku tensionet mes Sirisë dhe Izraelit mbeten të larta.
Rusia ka liruar një ish-marins amerikan, i cili u dërgua në paraburgim në vitin 2022 dhe, sipas raportimeve, ishte në gjendje shën...
Syzet inteligjente Meta Glasses janë ndaluar në të gjitha lokalet e rrjetit JD Wetherspoon në Mbretërinë e Bashkuar, përfshir...
Një sistem kundërajror i cili, i cili ishte vendosur për të mbrojtur rezidencën e madhe luksoze që lidhet me Vladimir Putinin n&eu...
Të paktën 18 persona humbën jetën në një aksident tragjik rrugor në provincën Ismailia, në veri të Egjiptit, p...
Një tragjedi familjare ka tronditur Izmirin, ku një 56-vjeçare dhe nipi i saj 4-vjeçar humbën jetën në një zjarr q&e...
Një incident i vogël ka ndodhur ditën e sotme me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili është rrëzuar nga biçikleta...
Parlamenti i Libanit ka miratuar heqjen e dënimit me vdekje, duke e zëvendësuar atë me burgim të përjetshëm dhe punë t&e...
Presidenti amerikan Donald Trump u largua fshehurazi nga Turqia pas samitit të NATO-s, në një operacion të pazakontë sigurie që dy...
Zbatimi i sistemit të ri elektronik të kontrollit kufitar të Bashkimit Evropian, EES, po shkakton rritje të ndjeshme të kohës s&...
Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, vëllai i tij Maher al-Assad dhe kushëriri i tyre Atef Najib janë dënuar me vdekje pasi u sh...