BOTA

Mbi 90% e tyre janë numëruar, sa është numri i votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës

r.ll Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 15:40
Mbi 90% e tyre janë numëruar, sa është numri i votave
kandidatet per kryeministra

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas numërimit të mbi 90 për qind të votave në vendvotime.

Sipas rezultateve, liderët e partive kryesore dhe kandidatët për pozitën e kryeministrit renditen kështu:

Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryeministër – 259.532 vota
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës – 150.294 vota
Memli Krasniqi, lider i Partisë Demokratike të Kosovës – 85.293 vota
Lumir Abdixhiku, lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër – 109.202 vota
Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për kryeministër – 37.752 vota
Zllatan Ellek, lider i Listës Serbe – 9.354 vota.

Në rezultatin e publikuar nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora.

Personi më i votuar në Kosovë vazhdon të mbetet presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021, pati fituar 300.756 vota.

Dalja në zgjedhjet e sivjetme ishte 40 për qind – rreth 8 për qind më e vogël sesa në zgjedhjet e 2021-tës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – parti në pushtet – ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.80 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.63 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka marrë 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe 4.61 për qind të votave.

Partitë tjera kanë fituar përqindje më të vogël të votave.

Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë numërohen ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin.

Dhjetë figurat më të votuara në Lëvizjen Vetëvendosje, pas Kurtit, janë: Glauk Konjuca me 199.136 vota, Faton Peci me 96.849 vota, Hekuran Murati me 94.531 vota, Albulena Haxhiu me 89.601 vota, Xhelal Sveçla me 85.632 vota, Donika Gërvalla me 79.691 vota, Avni Dehari me 68.735 vota, Mimoza Kusari – Lila me 61.945 vota dhe Arben Vitia me 48.760.

Nga radhët e PDK-së, pas Hamzës dhe Krasniqit, më të votuarit janë: Uran Ismaili me 37.017 vota, Vlora Çitaku me 34.805 vota, Sala Jashari me 32.052 vota, Përparim Gruda me 27.004 vota, Jakup Nura me 26.635 vota, Rrahman Rama me 25.532 vota, Nait Hasani me 24.162 vota dhe Elmi Reçica me 23.163.

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas Abdixhikut, më të votuarit janë: Doarsa Kica Xhelili me 44.738 vota, Hykmete Bajrami me 41.796 vota, Kujtim Shala me 37.886 vota, Avdullah Hoti me 30.932 vota, Anton Quni me 27.292 vota, Lutfi Haziri me 27.260 vota, Jehona Lushaku Sadriu me 22.122 vota, Armend Zemaj me 19.341 vota dhe Imri Ahmeti me 18.397 vota.

Në listën e koalicionit mes AAK-së dhe Nismës, pas Haradinajt, më votuarit janë: Fatmir Limaj me 22.207 vota, Time Kadriaj me 12.976, Bekë Berisha me 12.972 vota, Ardian Gjini me 9.757 vota, Xhevahire Izmaku me 9.439 vota, Gani Bajraktari me 8.970, Albana Bytyqi me 8.398 vota, Besnik Tahiri me 8.006 vota dhe Pal Lekaj me 7.845 vota.

Nga kandidatët e Listës Serbe, më së shumti vota ka marrë Branislav Nikolliç nga Shtërpca, gjithsej 12.331 vota. Nikolliç është vëllai i Bratisllav Nikolliçit, ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës.

Pas tij renditet Sërgjan Popoviç nga Graçanica me 11.329 vota të fituara, si dhe Lilana Stefanoviç nga Mitrovica e Veriut me 11.231 vota. Lilana Stefanoviç, përndryshe, është ish-kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut, e cila ka dhënë dorëheqje, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit 2022.

Bartësi i Listës Serbe, Zllatan Ellek, sipas rezultateve aktuale, është në vendin e shtatë për nga numri i votave të fituara - 9.354. Para tij, në vendin e katërt është Sllavko Simiç me 10.752 vota, në vendin e pestë Verica Çeraniç me 10.412 vota, ndërsa në vendin e gjashtë Igor Simiq me 10.391 vota të fituara.

Në vendin e tetë është Milana Nikolliç me 8.163 vota, në të nëntin Stefan Kovaçeviç me 7.635 vota, dhe në të dhjetin, Novak Zhiviç me 6.612 vota.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re, ndonëse me rezultatet aktuale, ajo nuk i ka 61 deputetë për miratim të kabinetit të ri qeveritar.

Analistët politikë kanë përmendur mundësinë e bashkimit të forcave të LVV-së me komunitetet joserbe, që i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend.

Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku.

Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se në ditët dhe javët në vijim, Kosova rrezikon të përballet me turbulenca politike, për shkak të thellimit të ndasive mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë./REL

kuvendi i kosoves zgjedhjet parlamentare ne kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan