BOTA

Mes tensioneve dhe mungesës së besimit, SHBA-ja dhe Irani takohen sot në Oman

I.A Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 10:41

Mes tensioneve dhe mungesës së besimit, SHBA-ja dhe Irani takohen sot

OMAN- Irani nuk ka qenë kurrë më afër zhvillimit të një arme bërthamore. Ndërsa, trysnia e Shteteve të Bashkuara ndaj republikës islamike ka qenë rrallëherë më e madhe se tani. Mes tensioneve të larta dhe mungesës së theksuar të besimit, negociatorët iranianë dhe amerikanë takohen sot në Oman, në përpjekje për ta zgjidhur një krizë bërthamore që po thellohet.

Bisedimet do të zhvillohen mes kërcënimeve gjithnjë e më të ashpra nga Uashingtoni, përfshirë paralajmërimin e presidentit Donald Trump më 9 prill se, “nëse është e nevojshme”, Shtetet e Bashkuara “patjetër” do ta përdorin forcën ushtarake kundër Iranit – ndërsa Izraeli është i gatshëm të luajë rol udhëheqës në këtë.

Përgjigjja e Iranit ka qenë sfiduese, duke lënë të kuptohet se rreziku është i madh për të dy vendet dhe për rajonin më gjerë, në kohën kur delegacionet takohen në Oman.

“Me përkushtim dhe vigjilencë të sinqertë, po i japim diplomacisë një mundësi të vërtetë. SHBA-ja duhet ta vlerësojë këtë vendim, që u mor pavarësisht propagandës konfrontuese që mbizotëron prej tyre”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, në një postim në X më 11 prill.

Formati i takimit është bërë çështje mospajtimi. SHBA-ja ngul këmbë se bisedimet do të jenë të drejtpërdrejta, ndërsa Irani e thotë të kundërtën.

Pavarësisht debatit për formatin, rruga drejt këtyre bisedimeve ka qenë e gjatë dhe e pasigurt.

Bisedimet shënojnë një kapitull tjetër në marrëdhëniet e tensionuara mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të karakterizuara nga cikle diplomacie dhe konfrontimi.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 – e njohur zyrtarisht si Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit të Përbashkët (JCPOA) – dikur ofroi shpresë për zbutjen e tensioneve, por tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja në vitin 2018 gjatë mandatit të parë të Trumpit, nxiti një sërë sanksionesh dhe pasurim të uraniumit nga ana e Teheranit.

Fuqitë evropiane tentuan ta shpëtonin JCPOA-në, duke nisur një mekanizëm të quajtur Instrumenti për Mbështetjen e Shkëmbimeve Tregtare (INSTEX), i cili synonte t’i lehtësonte transaksione pa dollarë me Iranin, për të shmangur shkeljen e sanksioneve amerikane dhe për të penguar Iranin nga moszbatimi i zotimeve.

Në praktikë, vetëm një transaksion u realizua përmes këtij mekanizmi, dhe ai u hoq plotësisht në vitin 2023.

Ekonomia iraniane, e cila pati përfitime nga JCPOA-ja, pësoi goditje të rëndë nga fushata e “presionit maksimal” të Trumpit, duke kufizuar ndjeshëm shitjet e naftës së Teheranit.

Menjëherë pas ardhjes së Joe Bidenit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2021, Irani dhe Shtetet e Bashkuara nisën një sërë bisedimesh indirekte për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Një projekt-marrëveshje u përgatit nga Bashkimi Evropian, si koordinator i JCPOA-së, por ajo nuk u nënshkrua kurrë.

Bisedimet ngecën në vitin 2022 dhe kanë mbetur të ngrira deri tani.

Trump ka qenë i qartë në synimin e tij: Irani nuk duhet të lejohet të ketë ndonjë armë bërthamore kurrë. Por, mbetet e paqartë nëse ai dëshiron ta kufizojë veprimtarinë bërthamore të Iranit, apo ta shkatërrojë plotësisht.

Irani është i gatshëm të japë garanci se nuk synon të prodhojë bombë atomike, por nuk pranon të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Pavarësisht përpjekjeve për të treguar vetëbesim dhe pretendimeve se mund t’i heqë qafe sanksionet amerikane, Teherani ka nevojë urgjente për një marrëveshje.

Ekonomia iraniane është, mbase, në gjendjen më të keqe që ka qenë ndonjëherë, sepse monedha e tij kombëtare po bie vazhdimisht kundrejt dollarit. Fuqia blerëse e qytetarëve vazhdon të bie, ndërsa ndërprerjet e energjisë janë bërë pjesë e përditshme e verës dhe dimrit – pavarësisht pozitës së Iranit si një fuqi energjetike globale.

Për Shtetet e Bashkuara është prioritet të mos e lejojë Iranin të fusë në duar armë bërthamore.

Irani po pasuron uranium në një pastërti prej 60 për qind, çka konsiderohet afër nivelit të nevojshëm për zhvillimin e armëve. Po ashtu, ka grumbulluar sasi të mjaftueshme për të ndërtuar disa bomba, nëse do të vendoste ta bënte këtë.

Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se kurrë nuk ka ndjekur synimin e armëve. Por, me administratën Trump që vazhdon të përmendë mundësinë e sulmeve ushtarake ndaj objekteve bërthamore të Iranit, gjithnjë e më shumë zyrtarë iranianë kanë lënë të kuptohet se vendi do të ndërtonte armë bërthamore nëse do të detyrohej.

Sipas vlerësimeve, Irani mund të pasurojë mjaftueshëm uranium për një bombë të vetme për më pak se një javë dhe sasi për disa bomba brenda një muaji.

Para bisedimeve në Oman, Uashingtoni e rriti edhe më shumë trysninë. Më 9 prill, Thesari amerikan i Shtetit njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj pesë subjekteve dhe një individi në Iran për mbështetjen e tyre ndaj programit bërthamor iranian, përfshirë edhe Organizatën për Energji Atomike të Iranit (AEOI).

Mohammed Ghaedi, pedagog në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Xhorxh Uashington, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë se sanksionet e reja ka mundësi të kenë ndikim të vogël, pasi ato synojnë pasuritë e AEOI-së në SHBA, të cilat janë të pakta.

Ai argumentoi se këto sanksione kryesisht shërbejnë për ta rritur fuqinë negociuese të SHBA-së ndaj Iranit gjatë bisedimeve.

Më 9 prill, Trump përsëriti paralajmërimin se në mungesë të një marrëveshjeje, SHBA-ja do ta përdorë forcën ushtarake për ta rrënuar programin bërthamor të Teheranit.

“Izraeli, natyrisht, do të jetë shumë i përfshirë në këtë. Ata do të jenë udhëheqësit e kësaj përpjekjeje”, tha ai.

Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u përgjigj se kërcënimet e vazhdueshme për përballje ushtarake do ta detyronin Iranin të dëbonte inspektorët e OKB-së dhe “të transferonte uraniumin e pasuruar në vende të sigurta”.

Ekipi negociator iranian drejtohet nga ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi, një diplomat karriere që ka shërbyer si negociatori kryesor i lartë bërthamor. Ai ishte i përfshirë ngushtë në bisedimet për JCPOA-në dhe udhëhoqi negociatat indirekte me SHBA-në për ta ringjallur atë.

Steve Witkoff, i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, do të jetë negociatori kryesor bërthamor i Uashingtonit. Një investitor miliarder në pasuri të paluajtshme, Witkoff nuk ka përvojë diplomatike, por ka marrë rol qendror në negociatat me rrezik të lartë që kur iu bashkua kabinetit të Trumpit.

Më 11 prill, Witkoff bëri një ndalesë të papritur në Rusi, aleatin e ngushtë të Iranit, gjatë rrugës për në Oman. Hollësitë e diskutimeve në Shën Petersburg nuk u bënë publike, por Kremlini ka ofruar ndihmën e tij disa herë për një zgjidhje diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit.

“[Witkoff] po menaxhon shumë dosje dhe mund të mos jetë i përgatitur për diskutimet teknike që pritet të dominojnë takimet në Oman”, tha për Radion Evropa e Lirë Gregory Breë, analist për Iranin në grupin e analizës Eurasia Group me qendër në Nju Jork.

“Araqchi është diplomat me përvojë shumëvjeçare. Nëse Witkoff nuk mbështetet nga një staf i fortë me ekspertizë, kjo mund ta komplikojë diskutimin”, shtoi ai.

Diplomacia diskrete e Omanit ka shërbyer shpesh si urë mes të dyja palëve, përfshirë negociatat e fshehta që çuan në JCPOA. Tani, Omani është sërish në qendër të bisedimeve, me të dy palët të kujdesshme, por të vetëdijshme për rreziqet që sjell dështimi./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan