Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

BRUKSEL- Më 3 prill, ministrat e jashtëm të NATO-s do të nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës, ndërsa vendet evropiane përballen me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtjen. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se takimi dyditor zhvillohet në “një moment veçanërisht kritik për sigurinë tonë të përbashkët, me sfida shumë të mëdha që ne të përballemi me to individualisht”.
Rutte këmbënguli se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës, pavarësisht kritikave se presidenti amerikan, Donald Trump, po minon marrëdhëniet transatlantike.
“Unë e di që ka pasur retorikë të ashpër. E di që ka pasur aleatë, për shembull, në këtë anë të Atlantikut, të cilët janë të shqetësuar për angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj NATO-s”, tha Rutte.
“Amerikanët e kanë përsëritur vazhdimisht: 'Ne jemi të përkushtuar ndaj NATO-s. Ne jemi të përkushtuar ndaj Nenin 5'”, shtoi ai, duke iu referuar zotimit të aleancës për mbrojtjen kolektive.
“Jam absolutisht i bindur se kjo aleancë do të vazhdojë të ekzistojë me SHBA-në. Angazhimi i tyre është absolutisht i qartë”, tha Rutte.
Aleatët e NATO-s janë të vendosur të paraqesin një front të bashkuar për të kundërshtuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, por aleatët evropianë po ndiejnë se përpjekjet e tyre janë margjinalizuar. Në kërkim të një marrëveshjeje të shpejtë për armëpushim, Uashingtoni ka sugjeruar se Ukraina mund të duhet të bëjë koncesione territoriale. SHBA-ja po ashtu ka ndërmarrë hapa për të rinisur dialogun me Rusinë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të marrë pjesë në takim së bashku me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andriy Sybiha, dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Rubio mund të përballet me pyetje nga aleatët, të cilët janë të alarmuar, të zemëruar dhe të hutuar nga lëvizjet e administratës së presidentit, Donald Trump, për të përmirësuar raportet me Rusinë dhe nga sulmet e saj verbale ndaj partnerëve të kamotshëm transatlantikë.
Bazuar në atë që kanë parë dhe dëgjuar që kur Trump mori detyrën në janar, zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësime të thellë mbi rolin e ardhshëm të SHBA-së në aleancën ushtarake perëndimore. Rubios ka gjasa t’i bëhet presion që të shpjegojë dëshirën e shprehur të Trump për ta bërë Kanadanë, aleaten e NATO-s, shtetin e 51-të të SHBA-së, si dhe përpjekjen e tij për të aneksuar Grenlandën, që është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, një tjetër aleate e NATO-s.
Rubio ka arritur në Bruksel më 3 prill. Me të në Bruksel do të jetë edhe ambasadori i sapokonfirmuar i SHBA-së në NATO, Matt Whitaker. Ai pritet të përcjellë mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të ndajnë më shumë barrën financiare. Në qershor, udhëheqësit e NATO-s pritet të vendosin nëse do të rrisin objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen për çdo anëtar nga minimumi aktual prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Administrata e Trumpit ka hedhur idenë e një minimumi prej 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërkohë, Rutte po shtyn përpara idenë që çdo aleat të angazhohet për të shpenzuar të paktën 3.7 për qind për mbrojtjen sa më shpejt të jetë e mundur, dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin. Por, disa aleatë evropianë do të hezitojnë që të zotohen shpejt për shpenzime të mëdha në mbrojtje, duke pasur parasysh se po përballen me rritje të ngadalshme ekonomike dhe me rritje të deficitit buxhetor.
Sybiha pritet të njoftojë homologët për informacionet e fundit lidhur me situatën në fushëbetejë. Anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk është në agjendë për momentin, por shumica e aleatëve evropianë janë të interesuar që të paktën të sigurohen se armët amerikane do të vazhdojnë të dërgohen në Ukrainë dhe se misioni për trajnime i NATO-s për ushtarët ukrainas do të vazhdojë të operojë.
Deri më tani, gjithçka po vazhdon si më parë. Nuk ka pasur asnjë ndryshim as sa i përket pozicionit të trupave amerikane në krahun lindor të NATO-s. Ajo që ka ndryshuar, megjithatë, është se SHBA-ja më nuk e kryeson Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur si Grupi Ramshtajn, i cili koordinon mbështetjen ushtarake për Kievin. Mbretëria e Bashkuar e ka drejtuar takimin e fundit të grupit të mbajtur në shkurt, dhe takimi i radhës, i planifikuar për 11 prill, mund të bashkëdrejtohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca./ REL
BOTA- Pyetjes nëse mund të stërvitesh gjatë shtatzënisë, mjekët i përgjigjen me po, sepse në përgjithës...
SHBA- Presidenti Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit për të gjitha mallrat që hyjnë në SHBA, në pë...
UKRAINË- Në verë në Ukrainë mund të ketë zgjedhje presidenciale, shkruan gazeta e përjavshme "The Economist". Por ka p...
BRUKSEL- Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se vendimi i Donald Trump për të vendosur tarifa të reja për të gjitha...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një paketë tarifore gjithëpërfshirëse nga Kopshti i Trëndafilave ...
SERBI- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë të mërkurën se është ...
RUSI- Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështetur nga shteti, prit...
KOSOVË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një konference sot në Bruksel, nuk ka dashur të komentojë ...
KOSOVË- “Të qenët në shënjestër është çmimi i profesionalizmit, por asgjë nuk do të na lëk...
pamje nga takimet PRISHTINË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) &nda...