BOTA

Microsoft gjobitet me 20 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2023, 07:00
Microsoft gjobitet me 20 milionë dollarë për shkelje të

Microsoft do t'ua paguajë 20 milionë dollarë rregullatorëve federalë të SHBA-së pasi u zbulua se gjiganti amerikan i teknologjisë kishte grumbulluar në mënyrë të paligjshme të dhëna për fëmijët që kishin hapur llogari në Xbox.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) arriti një marrëveshje me kompaninë më 5 qershor – marrëveshje kjo që përfshin edhe mbrojtje shtesë për videolojërat e fëmijëve.

Në mesin e disa shkeljeve, FTC-ja zbuloi se Microsoft nuk kishte informuar prindërit për politikat e saj të mbledhjes së të dhënave.

Gjobitja e Microsoft vjen pas një vendimi të ngjashëm të bërë ndaj kompanisë Amazon për pajisjen e saj, Echo.

FTC-ja tha se Microsoft e ka shkelur Aktin e Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve në internet duke mos marrë siç duhet pëlqimin prindëror dhe duke grumbulluar të dhëna personale për fëmijët nën 13 vjeç, për llogaritë e krijuara para vitit 2021.

Ligji kërkon që shërbimet online dhe faqet e internetit për fëmijë të marrin pëlqimin e prindërve dhe t’i informojnë prindërit për të dhënat personale që mblidhen për fëmijët e tyre.

Përdoruesit e Xbox duhet të krijojnë një llogari për t’i përdorur disa shërbime të caktuara. Informacionet si emri i plotë, adresa e emailit dhe data e lindjes mblidhen si pjesë e hapave të konfigurimit. Vetëm pasi merrte edhe informacione personale, si për shembull numrin e telefonit të fëmijës, Microsoft kërkonte që një prind të jepte leje.

Nga viti 2015 deri në vitin 2020, Microsoft mbajti të dhëna “nganjëherë me vite” nga llogaritë e konfiguruara, edhe kur një prind nuk e përfundonte procesin e dhënies së lejes, tha FTC-ja në një deklaratë.

Kompania gjithashtu nuk informoi prindërit për të gjitha të dhënat që po mblidhte, si foton e profilit të përdoruesit dhe nuk u tregoi atyre se të dhënat po u shpërndaheshin palëve të treta.

Si pjesë e marrëveshjes së arritur me FTC-në, Microsoft duhet gjithashtu të krijojë mbrojtje të reja sigurie për fëmijët. Kjo përfshin mbajtjen e një sistemi për t’i fshirë të gjitha të dhënat personale pas dy javësh nëse nuk merret pëlqimi prindëror.

Urdhri duhet të miratohet nga një gjykatës federal përpara se të hyjë në fuqi.

Javën e kaluar, Amazon ra dakord të paguante 25 milionë dollarë pasi FTC-ja zbuloi se kishte ruajtur të dhëna të ndjeshme, përfshirë regjistrimet zanore të fëmijëve, për vite me radhë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan