Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Rusia ka përshkallëzuar një fushatë dezinformimi në internet ndaj Francës dhe Lojërave Olimpike të Parisit, njoftoi kompania Microsoft nëpërmjet një postimi të dielën. Fushata e dezinformimit përmban faqe lajmesh false dhe një film të gjatë dokumentar, të krijuara posaçërisht për të denigruar reputacionin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe për të krijuar përshtypjen se do të ketë dhunë gjatë lojërave olimpike verore, tha kompania Microsoft.
“Dezinformimi më shqetësues i përhapur nga faktorë pro-rusë paraqitet sikur vjen nga organizata militante dhe paraqet kërcënime të sajuara ndaj Lojërave, ndërsa vazhdon konflikti Izrael-Hamas”, tha kompania.
Ambasada e Rusisë në Londër nuk iu përgjigj një kërkese për koment të dërguar nga agjencia e lajmeve Reuters nëpërmjet postës elektronike. Kompania Microsoft tha se ka diktuar gjatë fundit të vitit 2023 raste të përhapësve të njohur të dezinformimit rus që publikonin imazhe “të prodhuara në rrugë dixhitale” ku duket sikur shfaqen murale në Paris, me kërcënime për izraelitët që do të ndjekin Lojërat Olimpike. Disa nga mesazhet i referoheshin vrasjes në vitin 1972 nga militantët palestinezë të 11 sportistëve të ekipit olimpik izraelit në lojërat e Mynihut.
Fushatat u bënë nga dy entitete me mbështetje ruse që kompania Microsoft i gjurmon me emërtimet Storm-1679 dhe Storm-1099, grup i njohur edhe me emërtimin “Doppleganger”. Duke përdorur 15 faqe interneti me lajme të falsifikuara në gjuhën franceze, grupi Doppleganger përhapi pretendimet e Rusisë për korrupsion në radhët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe për dhunë të mundshme gjatë zhvillimit të lojërave, tha kompania Microsoft. Në qershorin e vitit të kaluar, grupi Storm-1679 prodhoi një film të gjatë dokumentar të titulluar “Olimpiket Kanë Rënë”, për të cilin kompania Microsoft thotë se synonte të nxinte imazhin e drejtuesve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Kompania Microsoft thotë se zëri i folësit kryesor gjatë filmit ishte i prodhuar nëpërmjet inteligjencës artificiale duke përdorur regjistrime të zërit të aktorit Tom Cruise. U përdor gjithashtu faqja e mesazheve me video Cameo për të mashtruar njerëz të njohur të skenës që të jepnin mbështetjen e tyre për këtë film. Kompania Microsoft tha se kjo fushatë “sinjalizoi qartazi se prodhuesit e kësaj përmbajtjeje i kishin kushtuar kohë të konsiderueshme këtij projekti dhe demonstruan më shumë aftësi se pjesa më e madhe e fushatave të influencimit që kemi parë”, tha kompania Microsoft.
“Propaganda e Kremlinit dhe makineria e dezinformimit nuk ka gjasa të vetëpërmbahen në përdorimin e rrjetit të tyre për të dëmtuar Lojërat Olimpike ndërsa afron data e çeljes”, tha kompania Microsoft.
Fushata u intensifikua nga fundi i vitit të kaluar, pas vendimit të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik që atletët rusë të merrnin pjesë në lojëra si konkurrentë neutralë, tha kompania Microsoft./ VOA
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e ...
Vatikan VATIKAN- Vatikani u ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Evropian, që mund të kenë tendenca për të ...
pamje nga vendngjarja UKRAINA- Forcat ukrainase kanë shkatërruar dy autoblinda rus me tanket amerikane. Bradley që përdorej nga Br...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy udhëtoi në Filipine të hënën për tu kërkuar lider...
Bezalel Smotrich IZRAEL- Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, kritikoi propozimin e armëpushimit e propozuar nga presidenti amerikan Joe...
Foto ilustruese SERBIA- Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim n&eum...
foto nga vendngjarja BRITANI- Një video e publikuar tregon dy azilkërkues që kërcënuan se do të hidheshin nga një nd&eum...
Foto ilustruese INDI - Vala jashtëzakonisht e rëndë e të nxehtit që përfshiu Indinë kët&eu...
foto ilustruese IZRAEL- Gazetarë dhe zyrtarë palestinezë të shëndetësisë njoftuan të hënën se 11 persona ...
foto ilustruese GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Mynih. Bëhet me dije se n...