BOTA

Ministrat e Tregtisë së G7-ës zotohen të forcojnë përgjigjet ndaj tensioneve tregtare globale

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 15:59

Ministrat e Tregtisë së G7-ës zotohen të forcojnë

Ministrat e Tregtisë së G7 shprehën shqetësim të thellë në lidhje me “shtrëngimin ekonomik”, veçanërisht kufizimet arbitrare ndaj eksporteve, që mund të dëmtojnë sigurinë ekonomike në një mjedis global shumë të tensionuar.

“Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me masat e shtrëngimit ekonomik, duke përfshirë kufizimet arbitrare të eksportit, që mund të çojnë në ndërprerje, në zinxhirët e furnizimit, veçanërisht për mineralet e rëndësishme, dhe të dëmtojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë ekonomike”, thanë ministrat e grupit të shtatë vendeve të industrializuara, në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në fund të takimit të tyre dyditor në Paris.

Ministrat e Tregtisë së G7-ës ranë dakord sot për të “forcuar” përgjigjet e tyre ndaj çekuilibrave tregtare globale, në një mjedis shumë të tensionuar, deklaroi ministri i deleguar francez për Tregtinë, Nicolas Forissier pas një takimi dyditor në Paris.

“Ky takim ministror ka dhënë rezultate konkrete. Së pari, do të forcojmë bashkëpunimin tonë në adresimin e çekuilibrave në tregtinë ndërkombëtare, veçanërisht në çështjen e praktikave jo-tregtare dhe subvencioneve të tepërta, si dhe mbikapacitetit industrial (…). Do t’i analizojmë këto çështje më hollësisht dhe do t’i forcojmë përgjigjet tona së bashku”, tha ministri francez.

Franca aktualisht mban presidencën e këtij grupi të vendeve të industrializuara, i cili përfshin Kanadanë, Italinë, Gjermaninë, Japoninë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrat e Tregtisë së G7 nisën dje takimin dyditor në Paris, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka përmbysur ekonominë globale me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës rrjedh normalisht një e pesta e naftës botërore.

Kërcënimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump të premten, për të rritur tarifat amerikane për makinat dhe kamionët nga Bashkimi Evropian ka të ngjarë të trajtohet si çështje më vete.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje verën e kaluar – për të kufizuar tarifat amerikane për automjetet dhe pjesët e BE-së në 15% – që është më e ulët se tarifa prej 25%, që Trump vendosi për shumë partnerë të tjerë tregtarë.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve