Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka kërkuar që Rusia të luajë rol në bisedimet vendimtare për fatin e programeve bërthamore të Teheranit, pasi shprehu dyshime për qëllimet e Shteteve të Bashkuara në prag të rundin të dytë të bisedimeve.
Duke folur të premten, së bashku me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, Araqchi tha se ende beson është e mundur të arrihet një marrëveshje.Diplomati iranian pritet të takohet më 19 prill në Romë me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për rundin e dytë të bisedimeve mbi programet bërthamore të Iranit.
"Edhe pse kemi dyshime serioze për qëllimet dhe motivet e palës amerikane, ne do të marrim pjesë në negociatat e nesërme", tha Araqchi në Moskë.
Rundi i parë i bisedimeve në Oman javën e kaluar ishte i nivelit më të lartë të bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit prej se presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga një marrëveshje historike bërthamore në vitin 2018.
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po bën përpjekje për të ndërtuar armë bërthamore. Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke këmbëngulur se përpjekjet e tij kanë qëllime paqësore, si prodhimi i rrymës.
Më herët gjatë javës, Witkoff bëri thirrje për përfundimin e të gjitha programeve të pasurimit të uraniumit të Iranit. Inspektorët ndërkombëtarë thonë se Teherani ka arritur të pasurojë rezervat e tij të uraniumit deri në 60 për qind - shumë afër pragut ku uraniumi konsiderohet si i përshtatshëm për të ndërtuar armë bërthamore.
Araqchi u përgjigj më 16 prill, duke thënë se përpjekjet e Iranit për pasurimin e uraniumit nuk janë çështje për diskutim.
"Nëse ka një gatishmëri të ngjashme nga pala tjetër, dhe ata heqin dorë nga kërkesat e paarsyeshme dhe jorealiste, besoj se është e mundur të arrihet një marrëveshje", tha Araqchi.
Prej se e mori detyrën në janar, Trumpi e ka rritur trysninë ndaj Iranit, përfshirë dërgimin e më shumë forcave ajrore dhe detare amerikane në rajon. Por, ai gjithashtu ka kërkuar bisedime direkte me zyrtarët iranianë.
“Nuk po kërkoj shumë”, tha Trump në fillim të prillit, “por ata nuk mund të kenë armë bërthamore”./REL
GJERMANI- Në shtypin gjerman është përfolur shumë për vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative të Gjerman...
GJERMANI- Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontigjentit të...
TIRANË- Vitin e kaluar Tatimet arkëtuan rreth 82 miliardë lekë TVSH bruto (pa rimbursimin) me rritje vjetore gati 20 për qind. Vet&eu...
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të premten se e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale për gj...
SHBA- Donald Trump kërcënoi mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga përpjekja e paqes për luftën në Ukrain...
UKRAINË- Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tre kompanive kineze, duke pretenduar se ato ishin të përfshira në prodhimin e raketave të...
DAMASK- Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u takua sot në Damask me Presidentin e përkohshëm sirian Ahmed a...
SERBI- Protestuesi në kryeqytetin serb qëndruan të qetë, duke mbajtur 15 minuta heshtje më 15 mars. Ata po bënin nderim për...
SHBA- Përafërsisht 10,000 faqe dokumente në lidhje me vrasjen e Robert F. Kennedy u publikuan të Premten e Madhe. Publikimi i do...
SHBA- Komentet e Marco Rubio-s janë treguesi më i fortë deri më tani i frustrimit në rritje të dukshëm të Uashingtonit...