Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...

TIRANË- Vitin e kaluar Tatimet arkëtuan rreth 82 miliardë lekë TVSH bruto (pa rimbursimin) me rritje vjetore gati 20 për qind. Vetëm nga TVSH e brendshme u grumbulluan 134 milionë euro më shumë gjatë vitit të kaluar, të cilat erdhën kryesisht nga arkëtime më të mëdha në sektorët e tregtisë, transportit dhe ndërtimit.
Një analizë e Ministrisë së Financave mbi politikat tatimore të vitit 2024 tregoi se TVSH bruto e mbledhur brenda vendit shënoi 32% rritje për sektorin e tregtisë, 38 për qind rritjen së sektorin e transportit dhe 25 për qind rritej në sektorin e ndërtimit.
Grumbullimi i TVSH sipas sektorëve tregon se qarkullimi në ekonomi po nxitet nga sektorët që po dominojnë rritjen ekonomike të vendit, si turizmi dhe ndërtimi. Zhvillimet pozitive në turizëm, me rritje të numrit të vizitorëve kanë ndikuar në rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve dhe për rrjedhojë edhe arkëtimet e TVSH-së nga këto aktivitete. Turizmi ka nxitur edhe me tej shërbimet e transportit, duke e kthyer këtë sektor në një kontribuues në rritje në të ardhurat tatimore. Ndërtimi sakaq është futur në një fazë të vrullshme me objekte shumëkatëshe në Tiranë dhe bregdet, duke nxitur qarkullimin në sektorët e lidhur me të dhe për rrjedhojë edhe të ardhurat nga TVSH-ja.
Më 2023 PBB-ja e vendit u rrit me 3,94% dhe konsumi i popullatës shënoi rritje me 4.9%, por të ardhurat nga TVSH-ja në raport me PBB-në ishin në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit sipas të dhënave nga Ministria e Financave.
Në vitin 2023, të ardhurat nga TVSH-ja ishin 8.3% e PBB-së, niveli më i ulët që nga viti 2019. Madje edhe në vitin 2020, kur konsumi ishte me rënie 5.6%, të ardhurat nga TVSH në raport me PBB ishin 8.7%, një nivel më i lartë se më 2023.
Ekonomia e vendit po rritet më shpejt se kapacitetet e qeverisë për të mbledhur tatime dhe taksa. Grumbullimi i të ardhurave në raport të drejtë me rritjen ekonomike siguron rishpërndarjen e vlerës së shtuar në më shumë infrastrukturë publike, të tilla si më shumë rrugë, shkolla dhe shërbime spitalore. Gjithashtu shton mundësitë për të ulur varfërinë duke rritur pagesat për pensionet dhe mbrojtjen sociale.
Zhvillimet e viteve të fundit tregojnë se rritja ekonomike po zhvillohet në informalitet, pasi raporti i të ardhurave me PBB-në nuk po përparon. Informaliteti në turizëm mbetet i lartë. Nga ana tjetër, një nga sektorët që po jep kontributin kryesor në rritjen ekonomike është ndërtimi, zgjerimi i të cilit nuk jep ndikim direkt në konsumin e popullatës.
Shkalla standarde e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve si një përqindje e vlerës së tatueshme, është 20%; − Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, ku aktualisht kemi shkallë të reduktuar në nivelin 6% dhe 10%. − Shkalla 0% e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për eksportet, transportin ndërkombëtar dhe të tjera të përcaktuara sipas këtij ligji. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6%, aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, dhe që janë̈ mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”./ Monitor
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të premten se e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale për gj...
SHBA- Donald Trump kërcënoi mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga përpjekja e paqes për luftën në Ukrain...
UKRAINË- Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tre kompanive kineze, duke pretenduar se ato ishin të përfshira në prodhimin e raketave të...
DAMASK- Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u takua sot në Damask me Presidentin e përkohshëm sirian Ahmed a...
SERBI- Protestuesi në kryeqytetin serb qëndruan të qetë, duke mbajtur 15 minuta heshtje më 15 mars. Ata po bënin nderim për...
SHBA- Përafërsisht 10,000 faqe dokumente në lidhje me vrasjen e Robert F. Kennedy u publikuan të Premten e Madhe. Publikimi i do...
SHBA- Komentet e Marco Rubio-s janë treguesi më i fortë deri më tani i frustrimit në rritje të dukshëm të Uashingtonit...
FILIPINE- Qindra katolikë dhe turistë u mblodhën në San Pedro Cucuta, në provincën Pambanga të Filipineve, për t&...
FRANCË- Ministrja franceze e politikës dixhitale, Clara Chapaz njoftoi se i ka bërë thirrje Komisionit Evropian, si dhe rre...
KOSOVË- Pronarë biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në ...