Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
KOSOVË- Paralajmërimet e institucioneve shtetërore të Kosovës për sulme të reja në veri të vendit nga Serbi kanë shtruar nevojën për një traktat paqeje midis Kosovës dhe Serbisë. Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqendonci në një intervistë për RTV21 tha se një ide e tillë do të duhej të ishte pika kyçe në proces të dialogut në Bruksel.
"Një ndër kërkesat kyçe të kryeministrit të Kosovës që para se të hyhet në proces të dialogut dhe bisedime të bëhet një traktat i paqes, pra mos sulmimit mes dy vendeve dhe kjo do të duhej të shërbente si bazamenti i dialogut. Vlerësoj se kjo duhet të mbetet një ndër pikat që duhet të diskutohet para se të fillohet të vendoset për cështje të tjera në kuadër të dialogut”, tha Maqedonci.
Në Qershor të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paraqiti katër propozime për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë përfshirë edhe idenë e një traktati paqeje përmes të cilës palët do të zotoheshin se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Por, anëtari i Komisionit për Siguri nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, kundërshton këtë ide të qeveritarëve duke thënë se një ide e tillë është e dëmshme për Kosovën. Sipas tij, një marrëveshje me njohje reciproke do të ishte zgjidhja e duhur.
"Definitivisht kjo qeveri e ka humbur kompasin. Me kë do të bëjë traktat paqeje, me ata që i kanë vrarë edhe fëmijët në djep, me ata që kanë dhunuar edhe vajzat e mitura, me ata që përveç që i kanë vrarë edhe i kanë djeg kufomat, me ata që ende sot i kanë zhduk trupat e të vdekurve. Ky është një veprim i dëmshëm, i papranushëm dhe që duhet të gjykohet shumë nga të gjithë”, tha Qalaj.
Profesori i Studimeve për Paqe në Universitetin e Qytetit të Dublinit, Gëzim Visoka, tha se ideja e një traktati të paqes midis Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për ta mbyllur konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo ide duhet të marrë mbështjetje nga të gjithë.
"Është e vetmja mënyrë për të përmbyllur konfliktin midis Kosovës dhe Serbise është përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes që mund të quhet edhe traktat i paqes e cila do të përfshinte të gjitha elementet si cështje të hapura midis dy shteteve. Është e vetmja platformë që ofron stabilitet. Çdo marrëveshje e pjesshme edhe tranzitore dhe e kthyeshme”, tha Visoka.
Sipas vlerësimit të tij është e vështirë të arrihet një marrëveshje e paqes Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale, meqë sipas tij palët e përfshira në dialog kanë pasur edhe të kaluarën mos zbatim të marrëveshjeve dhe është rritur skepticizmi i tyre.
"Skenari i parë është që në rrethanat aktuale nuk ka vullnet prej anës serbe ose prej presioneve ndërkombëtare që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ose një traktat. Nëse ka ndryshim në zhvillimet politike pas zgjedhjeve evropiane mund të hapet ajo mundësi si një aspiratë për të ecur tutje. Por në rrethanat aktuale nuk duket që ka një vullnet evropian apo amerikan për një gjë të tillë”, shtoi Visoka.
Krerët e institucioneve të Kosovës së fundmi kanë shfaqur shqetësim se grupet e armatosura serbe për rreth kufirit me Kosovën po bëjnë përgatitje për sulme të rena në veri. Qeveria ka kërkuar nga Serbia dorëzimin tek organet e drejtësisë së Kosovës organizatorin e sulmit terrorist Milan Radojiçiç.
Foto ilustruese UKRAINË- Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha të mërkurën një z...
Trump SHBA- Një video e re po qarkullon në rrjet ndërsa teknologjia tregon se si ish-presidenti Donald Trump me lëvizjen e kokës a...
Foto ilustruese BRUKSEL- Ka qenë e pritur prej fillimit që Presidenca gjashtëmujore hungareze në Këshillin Evropian do të...
Merkel GJERMANI- Kur Angela Merkel, kancelarja e parë dhe deri tani e vetme e Gjermanisë, u zgjodh për herë të parë në k...
Foto ilustruese GJERMANI- Vapa ekstreme është një problem shëndetësor në rritje. Shumë vetë në Gjermani kan&eu...
xhelal svecla KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur për deklaratën e tij nëse Vuçi&cce...
Medvedev RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev është shprehur së fundmi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ...
Dmitry Medvedev RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev është shprehur së fundmi se anëtarësimi i Ukrainës në NAT...
Foto ilustruese OMAN- Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në një xhami në Oman ...
Ish-analistja e CIA-s SHBA- Një specialiste e politikës së jashtme, e cila dikur punonte për CIA-n dhe Këshillin e Sigurisë K...