Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Një specialiste e politikës së jashtme, e cila dikur punonte për CIA-n dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, përballet me akuza se ka punuar si agjente e paregjistruar e qeverisë së Koresë së Jugut në këmbim të dhuratave luksoze dhe sendeve të tjera.
Sipas një aktakuze të bërë publike të martën në gjykatën federale të Manhatanit në Nju Jork, Sue Mi Terry përkrahu qëndrimet politike të Koresë së Jugut, u dha punonjësve të zbulimit jugkorean informacione jopublike të qeverisë amerikane dhe mundësoi qasjen e zyrtarëve të Koresë së Jugut tek homologët e tyre amerikanë.
Dyshohet se në këmbim, punonjësit e zbulimit jugkorean i dhanë asaj mallra luksoze, çanta dore dhe rroba të markave të shtrenjta, darka në restorante luksoze dhe më shumë se 37,000 dollarë fonde, gjoja për një program të politikave publike për çështjet koreane që drejtohej nga ajo. Ajo dyshohet se filloi të punonte si agjente për Korenë e Jugut në vitin 2013, dy vjet pas largimit nga qeveria amerikane, dhe e vazhdoi këtë veprimtari për një dekadë.
Aktualisht ajo punon në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë. Sipas faqes në internet të organizatës, ajo është eksperte për Azinë Lindore dhe Gadishullin Korean, përfshirë Korenë e Veriut.
“Këto akuza janë të pabaza dhe shtrembërojnë punën e një studiueseje dhe analisteje të njohur për pavarësinë dhe vitet e saj në shërbim në Shteteve të Bashkuara”, tha avokati i zonjës Terry, Lee Wolosky, në një deklaratë.
“Faktikisht, ajo ishte një kritike e ashpër e qeverisë së Koresë së Jugut gjatë kohës që akuza pretendon se ajo vepronte në emër të saj. Pasi faktet të bëhen të qarta, do të jetë evidente se qeveria ka bërë një gabim të madh”.
Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në Manhatan, Damian Williams, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. Ambasada e Koresë së Jugut në Uashington dhe e akuzuara Terry nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të agjencisë së lajmeve Reuters për koment. Nuk ka akuza ndaj Koresë së Jugut.
Sipas biografisë së saj në internet, Terry është një mysafire e shpeshtë në TV, radio dhe media të tjera dhe ka dëshmuar disa herë përpara komisioneve të Kongresit. E lindur në Seul dhe e rritur në Virxhinia, Terry ishte analiste e lartë e CIA-s nga viti 2001 deri në 2008 dhe më pas shërbeu deri në fund të vitit 2009 në një post të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për çështjet koreane, Japoninë dhe Oqeaninë.
Aktualisht ajo jeton në Nju Jork, sipas biografisë së saj. Ajo akuzohet se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaj, siç e kërkon ligji federal, dhe përpjekje për të shkelur ligjin. Sipas aktakuzës, gjatë një interviste vullnetare me FBI-në në qershor të vitit 2023, ajo pranoi se ishte një “burim” për zbulimin e Koresë së Jugut, “që do të thotë se ajo ofroi të dhëna me vlerë”.
Foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite publikoi rezultatet e hetimit të saj të parë për serinë e sulmeve nga Hamasi më 7 t...
Musk SHBA- Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifornia në Teksas selitë e dy kompanive, SpaceX dhe X, duke p&eu...
zelensky dhe filippo UKRAINË- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) do të sigurojë një ...
donald trump SHBA- Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se Irani po bënte komplot për të vrarë ish-presidentin...
SHBA- Eric Trump tha se ai ishte dëshmitar i atentatit ndaj babait të tij teksa e shikonte televizor me fëmijët e tij të vegjël....
SHBA- Autoritetet amerikane kanë zbardhur itinerarin e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks 48 orë përpara se të qëllonte me snaj...
Foto ilustruese KOSOVA- Përfaqësuesit e sektorit civil në Kosovë, të cilët monitorojnë sundimin e ligjit, kanë q&eu...
Foto ilustruese KOSOVA- Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Kosovës, Doni...
SHBA- Autoritetet amerikane morën informacione nga një burim javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të tentuar vrasjen e D...
Viktor Obran BRUKSEL- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian kritikoi kryeministrin hungarez Viktor Orban të martën pasi ai nisi nj&eu...