Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...

SHBA- Gjykata ka shtyrë të gjitha afatet gjyqësore të vendosura ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për padinë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020.
Gjykatësja Tanya Chutkan miratoi të premten kërkesën e prokurorit të posaçëm Jack Smith, që drejtonte hetimin për çështjen penale të ngritur ndaj presidentit të zgjedhur.
Ekipi i prokurorit Smith shprehet në kërkesën e paraqitur për shtyrjen e afateve se i duhet “kohë për të vlerësuar rrethanat e pahasura më parë dhe të përcaktojë drejtimin e duhur për hapat e ardhshëm, në përputhje me politikën e Departamentit të Drejtësisë”. Sipas politikës së Departamentit të Drejtësisë, nuk mund të ngrihen akuza ndaj presidentëve në detyrë.
Tashmë që duket se zoti Trump është pranë marrjes së postit më të lartë publik në vend, pas fitores përballë Nënpresidentes Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale, detyra e re mund ta mbrojë atë nga përballja me akuza për atë që u njoh si sulmi ndaj Kapitolit.
Gjykatësja Chutkan i ka udhëzuar prokurorët të paraqesin propozimin e tyre deri më 2 dhjetor, për mënyrën se si mendojnë se duhet vepruar për çështjen ndaj zotit Trump.
Zoti Trump ka deklaruar gjithmonë se ka imunitet nga ndjekja penale. Në korrik, Gjykata e Lartë vendosi se ish-presidentët kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale dhe ia riktheu çështjen gjykatëses Chutkan-it, që ajo të përcaktojë se si mund të vazhdojë çështja ndaj ish-presidentit.
Avokatët e zotit Trump ishin planifikuar t'i përgjigjeshin deri më 21 nëntor argumentit të prokurorit Smith, që parashtronte se çështja mund të vazhdonte ende, pasi shumica e aktiviteteve për të cilat zoti Trump akuzohej ishin në rolin e tij si kandidat për rizgjedhje, jo si president.
Më 6 janar 2021, ish-Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij u përpoqën të pengonin marrjen e presidencës nga Joe Biden-i. Zoti Biden kishte fituar përballë presidentit të atëhershëm Trump në zgjedhjet e vitit 2020, por pasi ish-Presidenti Trump mbajti një fjalim të zjarrtë, mbështetësit e tij marshuan drejt Kapitolit, ndërsa ligjvënësit po certifikonin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Mbi 1000 mbështetës të ish-Presidentit Trumpit janë dënuar për pjesëmarrjen e tyre në trazira.
Pavarësisht imazheve të dhunshme që u shfaqën nga ajo ditë, përfshirë pjesëmarrësit që godisnin oficerët e policisë, zoti Trump ka vazhduar t'i karakterizojë mbështetësit e tij si "patriotë" dhe ka thënë se do të falte shumë prej tyre nëse zgjidhet.
BEJRUT- Media shtetërore libaneze tha se sulmet ajrore goditën periferitë jugore të Bejrutit në orët e vona të së prem...
SHBA- Me emërimin si shefe kabineti e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Susie Wiles zhvendoset nga një rol përgjithësisht në...
SHBA- Grupi për të drejtat civile NAACP dhe Shtëpia e Bardhë dënuan mesazhet raciste me tekst që i referoheshin skllavëris&...
SERBI- Qytetarët dhe aktivistët serbë kanë protestuar sërish ditën e sotme pas vdekjes së 14 personave nga shembja e s...
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi takim me presidentin bullgar, Rumen Radev, gjatë samitit të K...
Zelensky dhe Starmer UKRAINË- Qeveria ukrainase beson se marrëdhënia e saj me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ësh...
KOSOVA- Fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump duket se ka rikthyer në skenë idenë e shkëmbimit të territoreve...
Princi i Uellsit, William BRITANI E MADHE- Princi i Uellsit, William e ka përshkruar vitin e kaluar si “vitin më të vështir&...
UKRAINA- Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është...
Flamuri i BE-së në Selinë në Bruksel BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar zyrtarë e BE-së për një prob...