VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është konfirmuar jozyrtarisht nga Këshilli i BE-së.
Vendimi ka të bëjë me hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për roaming-un në rrjetet publike të komunikimeve mobile.
Këshilli i BE-së pritet që të enjten, më 4 qershor, ta miratojë zyrtarisht vendimin, dhe më pas mund të nisin negociatat me secilin shtet të rajonit në mënyrë individuale.
Nga Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian u tha se mbështesin fuqishëm rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj rajonit. Mirëpresim miratimin formal të vendimit me të cilin autorizohet hapja e negociatave për marrëveshjet”, deklaroi një zëdhënës i Presidencës që udhëhiqet nga Qiproja.
Komisioni Evropian në muajin shkurt kishte propozuar heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor.
“Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë) zbatohet në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja është zgjeruar edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE-së.
Zyrtarët evropianë presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Në një skenar ideal, roaming-u midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mund të hiqet që vitin e ardhshëm. Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se gjithçka varet nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të përparuar në këto negociata.
“Roam Like at Home” përfaqëson një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian të dedikuara qytetarëve të tij. Ai është në fuqi që nga viti 2017.
Bëhet fjalë për një rregullore të Komisionit Evropian që mundëson përdorimin e telefonave celularë në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e origjinës.
Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit celular në zonën e BE-së nuk ka kosto shtesë për thirrje, SMS dhe përdorimin e internetit, por aplikohen tarifat e vendit të origjinës. I njëjti rregull vlen edhe për thirrjet dhe mesazhet që përdoruesit i marrin gjatë qëndrimit jashtë vendit./ REL
Ligji që do të rregullonte hapjen e dosjeve nuk është miratuar nga asnjë qeveri serbe nga viti 2000 e deri sot. Predrag Petroviq nga...
Momente paniku u regjistruan në një stacion metroje në Sao Paulo, Brazil , kur një burrë 39-vjeçar fi...
Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva e përshkroi të martën Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, si një &ldqu...
Shpërblimet dhe privilegjet që ofrojnë kartat premium të kreditit, si cashback, milje fluturimi dhe akses në sallonet VIP të aer...
Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me ...
Një monedhë e shekullit të katërt me portretin e perandorit romak Konstandin dhe fragmente qeramike me mbishkrime ende të padeshifrua...
Një helikopter është rrëzuar në një fushë në Devon, në Mbretërinë e Bashkuar, pranë një autos...
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në zonën e Smyrna, ku një 49-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet për vde...
SHBA- Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë do të riplanifikohet për më 24 korrik, pasi eventi i Ua...
Tetë shishe të një vere legjendare franceze, që i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore dhe dekadave të regjimit komu...