BOTA

Mjekë të huaj punojnë në Kosovë pa licenca

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Maj 2023, 12:30
Mjekë të huaj punojnë në Kosovë pa licenca

Edhe pse e ndaluar me ligj, në Kosovë ka mjekë të huaj që ushtrojnë veprimtaritë e tyre pa u lajmëruar dhe pa u licencuar nga institucioni përkatës. Për këtë shkelje, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka shqiptuar në vitin 2022 së paku 26 gjoba. Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë thuhet se “Inspektorati Shëndetësor ka hasur në raste të ofrimit të shërbimit shëndetësor nga mjekë jokosovarë pa vendim për angazhim të përkohshëm nga Bordi Qendror për Regjistrim dhe Licencim nga Ministria e Shëndetësisë”.

Sipas Ligjit për dhënien e lejes për punë dhe punësimin e shtetasve të huaj në Kosovë, secili person që hyn në Kosovë për punë, duhet ta ketë lejen e qëndrimit dhe atë të punës.

Një Udhëzim Administrativ për licencimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësorë, i nxjerrë në tetor të vitit të kaluar, i obligon institucionet shëndetësore, publike dhe private, që të paraqesin kërkesë për leje apo licencim, në rast se angazhojnë profesionistë të huaj shëndetësorë.

Leja dhe licencimi bëhet nga Bordi për Regjistrim dhe Licencim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe monitorohet nga Inspektorati Shëndetësor.

Në bazë të Udhëzimit Administrativ, institucionet shëndetësore që kanë të punësuar profesionistë të huaj shëndetësorë pa leje, gjobiten me 5.000 deri në 8.000 euro. Mjeku ose ndonjë profesionist tjetër shëndetësor i huaj, që punon pa leje pune, mund të gjobitet me 500 deri në 1.500 euro.

Nga Inspektorati Shëndetësor tregojnë për REL-in se rastet zbulohen zakonisht gjatë bisedave me pacientë, të cilët i përshkruajnë mjekët dhe i japin emrat e tyre, por ata emra nuk figurojnë në librin e shënimeve të institucionit shëndetësor. Mjekët nga shteti i Turqisë përmenden në mënyrë të veçantë.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës shprehin shqetësim për mënyrën sesi funksionojnë dhe licencohen mjekët ndërkombëtarë në Kosovë.

Kryetari i kësaj ode, Pleurat Sejdiu, thotë se mjekët e huaj, të cilët kryejnë shërbime në Kosovë, sipas ligjit, duhet të anëtarësohen fillimisht në këtë odë, por, sipas tij, ata nuk e bëjnë një gjë të tillë.

“Jemi të vetmit në Evropë dhe më gjerë, ku licencimin e tyre [mjekëve të huaj] e bën Ministria e Shëndetësisë dhe jo Oda. Nuk kemi të dhëna rreth aktivitetit të tyre. Me Ligjin e shëndetësisë, ata duhet të anëtarësohen në Odë, por me Udhëzimin Administrativ ky obligim është hequr”, thotë Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.

Inspektorati Shëndetësor, në këtë aspekt, nuk bashkëpunon me ne”, shton ai.

REL-i kontaktoi tri spitale private në Kosovë, për të cilat është në dijeni se herë pas here angazhojnë mjekë të huaj për të dhënë shërbime, por nga asnjëri prej tyre nuk pranuan të flasin për këtë temë.

Bujar Vitija, kryeredaktor i gazetës “Shneta” që raporton për sektorin e shëndetësisë në Kosovë, thotë se mjekët e huaj që ofrojnë shërbime në Kosovë, në shumë raste, bëjnë shkelje ligjore duke mos i plotësuar të gjitha kriteret për licencim, ose duke mos u licencuar fare në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Në disa raste, këta mjekë vijnë për të rekrutuar pacientë për t’i trajtuar në vendet e tyre”, thotë ai, pa specifikuar më shumë.

“Disa prej kritereve që nuk i plotësojnë, janë: mosnjohja e gjuhës shqipe, mosanëtarësimi në Odën e Mjekëve, mosregjistrimi për licencim në Ministrinë e Shëndetësisë...”, shton Vitija.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet t’i rrisë kapacitetet e Inspektoratit Shëndetësor dhe të kërkojë më shumë përgjegjësi në monitorimin dhe mbikëqyrjen e këtyre rasteve.

“Ata [mjekët e huaj] vijnë si turistë në Kosovë, zhvatin pacientët kosovarë dhe në shumë raste kalojnë pa u vërejtur fare nga Inspektorati Shëndetësor”, thotë Vitija.

Në Inspektoratin Shëndetësor punojnë gjithsejtë 13 zyrtarë: kryeinspektori, asistenti ekzekutiv, zyrtari i arkivit dhe dhjetë inspektorë shëndetësorë. Kosova, viteve të fundit, është duke u përballur me mungesë mjekësh dhe infermierësh, pasi një numër i tyre ka migruar kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje profesionistëve të fushave të ndryshme mjekësore në mesin e mërgatës shqiptare, që të angazhohen dhe punojnë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan