BOTA

Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Biden nxjerr në pah rreziqet ndaj gazetarëve: Çdo i arrestuar do lirohet, po punoj fort

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2023, 17:25

Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë,

SHBA- Darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e njohur për humorin thumbues, u mbajt me një ton më solemn këtë vit pasi Presidenti Joe Biden foli për disa gazetarë amerikanë që janë arrestuar apo zhdukur në vendet autoritare anembanë botës.

“Sonte mesazhi që i dërgojmë vendit dhe botës është se shtypi i lirë është shtylla kryesore e një shoqërie të lirë, jo armiku i saj”, tha presidenti Biden në fjalimin e tij.

Presidenti dhe zonja e parë Jill Biden, me të mbërritur në vendin ku mbahej darka të shtunën, u takuan privatisht me prindërit e gazetarit të gazetës “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, i cili është i burgosur në Rusi që nga marsi. Gershkovich akuzohet për spiunazh, pavarësisht se kjo akuzë është mohuar nga ai, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane.

Në mesin e 2600 të ftuarve ishte edhe Debra Tice, nëna e Austin Tice, i zhdukur në Siri nga viti 2012. Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se ai është gjallë dhe po punojnë për ta kthyer në SHBA.

“Gazetaria nuk është krim. Evan dhe Austin duhet të lirohen menjëherë së bashku me çdo amerikan tjetër të arrestuar jashtë vendit. Unë ju premtoj, po punoj jashtëzakonisht shumë për t'i kthyer ata në shtëpi”, tha zoti Biden.

Në darkën e përvitshme ishin të pranishëm edhe persona të famshëm, përfshirë aktorin Liev Schreiber dhe këngëtarin John Legend, si dhe manjatë të medias në Uashington.

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger e hapi mbrëmjen me një video të regjistruar paraprakisht, ku foli për rëndësinë e një shtypi të lirë dhe të pavarur, duke i quajtur gazetarët “aleat të popullit”.

Presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris u ulën në skenë së bashku me komedianin Roy Wood Jr., aktor i programit “The Daily Show”, i cili mbajti fjalim të mbushur me humor thumbues për vet presidentin dhe të tjerë.

Ndërsa presidenti Biden pjesën më të madhe të fjalimit të tij e përqëndroi tek çështja e lirisë së shtypit, ai thumboi disa kritikë të tij politikë më të zëshëm.

Ai u tall me udhëheqësin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy duke e kritikuar një projektligj që republikanët e miratuan së fundmi, i cili do të hiqte tavanin e borxhit kombëtar në këmbim të një sërë shkurtimesh buxhetore që prekin edhe disa prej arritjeve kryesore legjislative të administratës së zotit Biden.

“Herën e fundit që republikanët votuan për diçka aq fatkeqe u deshën 15 raunde votimesh”, tha presidenti Biden, duke iu referuar betejës që bëri zoti McCarthy për t'u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në janar.

Presidenti Biden u mor edhe me kritikat se ai është i moshuar për një mandat të dytë si president pak ditë pasi shpalli kandidaturën e tij për t’u rizgjedhur president në vitin 2024.

Aktori Roy Wood Jr. gjithashtu e ngacmoi presidentin Biden në lidhje me moshën e tij duke përmendur demonstratat kundër ligjit të ri për moshën e pensionimit në Francë.

“Ne duhet të frymëzohemi nga ngjarjet në Francë. Ata u rebeluan kur mosha e daljes në pension u rrit për dy vjet, nga 62 në 64 vjeç. Ndërkohë në Amerikë kemi një 80-vjeçar që na lutet të bëhet president edhe për katër vite të tjera. Ai po na lutet. Më lejoni ta përfundojë punën e nisur. Ai nuk po e thotë këtë si slogan fushate, por si lutje, më lejoni ta përfundojë punën e nisur”, tha komediani Roy Wood Jr.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?