Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Ndërkohë që ishujt e Karraibeve po përjetojnë uraganin e parë të Kategorisë 5 këtë vit dhe shtete si India dhe Kina po përballen me reshjke rekord shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, shkencëtarët paralajmërojnë se moti ekstrem do të bëhet normë si rezultat i ndryshimeve klimatike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Aru Pande njofton nga Uashingtoni, ku Presidenti amerikan Joe Biden shpalli masa të reja klimatike për rimëkëmbje.
Uragani Beryl po i afrohet Xhamajkës pasi kaloi nëpër pjesën juglindore të Karraibeve. Peshkatarët si Clive Davis po përpiqen të përforcojnë barkat e tyre.
“Stuhia tropikale u shndërrua shumë shpejt në uragan. Kaq shpejt! Është e pazakontë,” thotë zoti Davis.
Sezoni i uraganëve po vendos rekord të ri këtë vit, sipas shkenctarëve.
“Është ngjarje e pazakontë sepse po ndodh shumë më herët se sa pritej. Zakonisht, stuhi të tilla godasin në gusht dhe shtator, ndërkohë që tani ky uragan po godet në qershor dhe korrik,” thotë eksperti Andrew Dessler nga Universiteti i Teksasit A&M.
Në Uashington, ku javën e kaluar temperaturat shënuan nivele rekord të dekadës së fundit, zyrtarët e emergjencave të martën informuan Presidentin Joe Biden dhe anëtarët e kabinetit të tij mbi motin ekstrem.
“Aktualisht dhjetëra miliona amerikanë jetojnë në vende ku ka paralajmërime për temperatura nga më të lartat të regjistruara ndonjëherë. Muajin e kaluar këtu në Uashington, temperaturat ishin 37 gradë Celsius, në Feniks të Arizonës 44 gradë dhe në Las Vegas, 43 gradë,” deklaroi Presidenti Biden.
Presidenti Biden theksoi se temperaturat ekstreme janë shkaktari kryesor i vdekjeve si pasojë e motit në Shtetet e Bashkuara dhe shpalli një mori masash, që sipas tij, do të mbrojnë amerikanët.
Ato përfshijnë standarde të reja sigurie në vendin e punës dhe fonde prej rreth 1 miliardë dollarë për të financuar projekte që do të mbrojnë komunitetet e ndryshme nga rreziqet natyrore si stuhitë dhe vërshimet.
Skena si këto tashmë po shihen rreth e qark botës në vende si Nju Delhi në Indi, që këto ditë po përballet me reshtje të dendura shiu pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që arritën në 53 gradë Celsius në fundit të muajit maj.
“Po bëhet gjithnjë më nxehtë. Nuk është çështje kujtese. Është çështje fizike. Po çlirojmë gaze të dëmshme në atmosferë dhe rezultati është një botë më e nxehtë,” thotë zoti Dessler.
Shkenctarët thonë se temperaturat e larta, rritja e nivelit të ujit në det dhe ndryshimet në sasinë e reshjeve atmosferike janë shenjë se stuhi si uragani Beryl do të jenë më të shpeshta në të ardhmen./VOA
UKRAINË- NATO ka arritur një marrëveshje sa i përket financimit të një ndihme ushtarake për Ukrainën gjatë vitit ...
ANGLI- Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 korrik ndërsa sondazhet sugjerojnë se gjasat janë të m&eu...
Foto ilustruese RUSI- Së paku tre persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën nga një sulm i ushtrisë ruse me dronë ...
Foto ilustruese KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka publikuar detajet rreth tenderit për ndërtimin e kapaciteteve të energjisë s&eum...
aleksandar vucic SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë një takimi me Shtabin e Përgjithshëm të...
Petkovic SERBI- Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën, Petar Petkoviç, tha se “Prishtina po e vret” dialogun ...
Foto ilustruese INDONEZI- Një grua u gjet e vdekur në barkun e një pitoni në Indonezi. Lajmin e njoftoi sot policia në provin...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohen në Uas...
Foto ilustruese BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me palët diskutoi një s...
Le Pen FRANCË- Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje për ta bl...