Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA - Bizneset e vogla amerikane janë në pritje të efekteve të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 25% ndaj importeve të çelikut dhe aluminit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, disa biznese druhen se një rritje e çmimeve të produkteve të importuara mund t’i dëmtojë ato.
Punonjësit në kompaninë “Temescal Brewing” në Oakland të Kalifornisë mbushin 6000 kanaçe alumini me birrë në ditë. Muajin e ardhshëm, këto kanaçe mund të jenë më të shtrenjta.
Presidenti Donald Trump nënshkroi kohët e fundit një urdhër ekzekutiv për rritjen e tarifave për importet e çelikut dhe aluminit. Alumini i importuar do të përballet me një tarifë prej 25%, nga norma e tanishme prej 10%, e vendosur gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump. Importet e çelikut do të përballen gjithashtu me një tarifë minimale prej 25% dhe Presidenti Trump ka thënë se nuk do të përjashtonte asnjë vend nga kjo tarifë.
“Ky është fillimi për t’i bërë amerikanët sërish të pasur”, tha ai.
Administrata e Presidentit Trump synon të nxisë prodhimin në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në industrinë e çelikut dhe aluminit, të cilat janë përballur me çmimet e ulëta nga importi i këtyre produkteve. Rreth një e katërta e çelikut të përdorur në Shtetet e Bashkuara importohet, pjesa më e madhe e tij nga Kanadaja dhe Meksika. Shtetet e Bashkuara importojnë gjithashtu rreth gjysmën e aluminit të saj, kryesisht nga Kanadaja.
Por industritë e tjera thonë se mund të duhet të paguajnë çmime më të larta ndërkohë që prodhimi vendas i çelikut dhe aluminit rritet me shpejtësi.
“Ne mund të shohim një rilindje për Kaliforninë dhe industrinë amerikane të çelikut dhe aluminit, që do të ishte një gjë shumë e mirë për ekonominë tonë. Ndikimet negative ndihen nga të gjithë të tjerët”, thotë Lance Hastings nga Shoqata e Prodhuesve dhe Teknologjisë në Kaliforni.
Kjo mund të përfshijë rritjen e kostove në shumë industri, thotë eksperti Lance Hastings.
“Çeliku dhe alumini janë të nevojshme në shumë industri, përfshirë industritë e ndërtimit, fabrikat në përgjithësi dhe industrinë e prodhimit të makinave. Ne kemi nevojë për këto produkte në jetën tonë të përditshme”, thotë zoti Hastings.
Kompania “Temescal Brewing” është e përqendruar në mbushjen e kanaçeve me birrë dhe shitjen e saj në dyqane. Gjatë dekadës së fundit, birra, që dikur shpërndahej kryesisht në shishe qelqi, filloi të shpërndahej në ato prej alumini. Për këtë arsye fabrikat e birrës mund të ndikohen nga tarifat.
“Tarifat e larta mund të çojnë në mbylljen e fabrikave të vogla të birrës. Kjo nuk është një gjë e mirërpritur për ne”, thotë zoti Hastings.
Kjo fabrikë e vogël birre është pjesë e një ekosistemi tregtar global. Për shembull, elbi i zbutur importohet nga Kanadaja. Mundësia e një lufte më të madhe tregtare shqetëson shefin e saj ekzekutiv.
“Këto gjëra na trembin, sepse tashmë jemi përballur me disa vështirësi të mëdha. Tani nëse jemi të detyruar të ndryshojmë papritur zinxhirin tonë të furnizimit, do të rritej kostoja dhe kjo do të kërcënonte kompaninë tonë”, thotë Brandon Borgel, shef ekzekutiv i kompanisë “Temescal Brewing”. Tarifat e Shteteve të Bashkuara ndaj importeve të çelikut dhe aluminit pritet të hyjnë në fuqi më 12 mars./VOA
AUSTRALI- Anijet luftarake kineze kanë kryer një stërvitje ushtarake midis Australisë dhe Zelandës së Re, një lëvizje ...
RUSI- Rusia mund të bjerë dakord që asetet e ngrira në Evropë, në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, të p&eu...
RUSI- Rusia mund të bjerë dakord që asetet e ngrira në Evropë, në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, të p&eu...
Foto ilustruese SHBA - Jehona e kritikave të Presidentit Donald Trump ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy vazhdon ende. Siç njofton k...
ZVICËR- Amerikanë dhe rusë janë takuar në Zvicër për bisedime jozyrtare rreth luftës në Ukrainë gjat&eu...
KOSOVË- Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut - të...
KOSOVË- Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka marrë vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtij...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të pezullojë javën e ardhshme sanksionet ndaj sistemit bankar të Sirisë, sektorëve të energji...
Foto ilustruese FRANCË- Kontrollet e paparalajmëruara në çantat e shkollave të nxënësve do të kryhen nga pranvera...
KOSOVË- Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori...