BOTA

VOA: Udhëheqësit evropianë kundërshtojnë pohimet e Presidentit Trump se Ukraina nisi luftën me Rusinë

b.z Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 17:50
VOA: Udhëheqësit evropianë kundërshtojnë pohimet e
Foto ilustruese

SHBA - Jehona e kritikave të Presidentit Donald Trump ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy vazhdon ende. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, zoti Trump u mëshoi qëndrimeve të tij ndaj zotit Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktator pasi nuk ka mbajtur zgjedhje që nga koha kur nisi sulmi rus, në shkurt të vitit 2022. Në një përpjekje për të ulur tensionet me Shtetet e Bashkuara zoti Zelensky tha të enjten në mbrëmje se marrëdhëniet e forta mes dy vendeve i shërbejnë gjithë botës dhe se bisedimet me të dërguarin e Presidentit Trump "rikthyen shpresën" për një marrëveshjeje me Uashingtonin.

Qytetet ukrainase të Odesës dhe Kievit u tronditën nga sulmet ruse të enjten, zhvillime që vijnë teksa Evropa po reagon ndaj pohimeve të Presidentit amerikan Donald Trump se ishte Ukraina që nisi luftën me Rusinë dhe se Presidenti Volodymyr Zelensky është një "diktator" pasi nuk ka mbajtur zgjedhje.

"Tre vite më parë, një vend sulmoi në mënyrë të paligjshme një tjetër dhe që atëherë, ukrainasit kanë luftuar për lirinë e tyre", tha John Healey, Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

Disa aleatë të vjetër po vënë re një ndryshim në partneritetin amerikan në fushën e sigurisë.

Evropa po kupton se nuk mund t'ia delegojë sigurinë e saj fuqive të tjera. Qeveria franceze qëndron në krah të Ukrainës ndërsa lufton për lirinë e saj, por edhe për sigurinë tonë evropiane”, tha Sophie Primas, zëdhënëse e qeverisë franceze.

Në Kongresin amerikan, qëndrimet e Presidentit Trump ndaj Ukrainës kanë nxitur kritika të forta nga demokratët.

Kur Presidenti Trump kërkon zgjedhje përpara se të arrihet një lloj armëpushimi ose një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme (në Ukrainë), shkaktohen keqkuptime ose keqinterpretime se kush është agresori dhe kush është viktima. Presidenti rus Putin nuk është zgjedhur kurrë në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Senatori demokrat Chris Coons anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Disa ligjvënës republikanë kundërshtuan gjithashtu qëndrimet se ishte Ukraina ajo që e filloi luftën me Rusinë ndërkohë të tjerë i janë bashkuar Presidentit Trump në thirrjen për zgjedhje në Ukrainë.

Presidenti ka të drejtë që nuk ka pasur zgjedhje për një kohë të gjatë, dhe ata në thelb janë në gjendje të jashtëzakonshme nën ligjin ushtarak. Kjo nuk është gjë e mirë. Nëse pretendojnë se mbrojnë demokracinë, ata duhet ta bëjnë këtë gjë në praktikë”, tha senatori republikan Josh Hawley.

Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, shkruante në rrjetin social X se: "nëse do të më kishit thënë vetëm tre muaj më parë se këto ishin fjalët e presidentit amerikan, do të kisha qeshur me të madhe".

Ndërkohë ekspertja Liana Fix tha për Zërin e Amerikës se kritikat e Presidentit Trump ndaj zotit Zelenskyy janë përsëritje e qartë e pretendimeve të rreme të Rusisë për Ukrainën.

Ne duhet ta shohim këtë si një lëvizje të Donald Trump-it për të minuar legjitimitetin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy e në rastin më të keq Trump që po mbron qëndrimet e Rusisë”, tha zonja Fix, bashkëpunëtore në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Të enjten zoti Zelenskyy u takua në Kiev me të dërguarin amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, por një konferencë e planifikuar për shtyp e dy zyrtarëve të lartë u anulua, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara. Pas takimit Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se "marrëdhëniet e forta Ukrainë-SHBA janë në dobi të mbarë botës", në një përpjekje të qartë për të ulur tensionet me Uashingtonin.

Zoti Zelenskyy e cilësoi takimin me të dërguarin e Presidentit Trump, Keith Kellogg, produktiv. Sipas tij ishte biseduar mbi "situatën në fushëbetejë, kthimin e burgosurve të luftës dhe garancitë e sigurisë" për Ukrainën nëse lufta përfundon. Ai shtoi se bisedimet me zotin Kellogg "rikthejnë shpresën" në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje me Uashingtonin.

Ne kemi nevojë për marrëveshje të fortë me Amerikën, marrëveshje që do të funksionojë vërtet. Interesat ekonomike dhe interesat e sigurisë duhet të shkojnë gjithmonë krah për krah. Detajet e marrëveshjes janë të rëndësishme. Sa më mirë të hartohen detajet, aq më i mirë është rezultati”, tha ai.

I dërguari amerikan për luftën në Ukrainë Keith Kellogg tha të premten se kishte zhvilluar bisedime "gjithëpërfshirëse e pozitive" me Presidentin Zelenskiy.

Në rrjetin social X zoti Kellogg shtonte se gjatë vizitës së tij në kryeqytetin ukrainas kishte biseduar sic tha ai edhe me "ekipin e talentuar të sigurisë kombëtare" të zotit Zelenskiy./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan