Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Temperaturat shumë të larta, të kombinuara me lagështinë e madhe të ajrit për një periudhë të gjatë, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Ndërsa bota po përjeton rritjen e temperaturave, shkencëtarët po hulumtojnë ndikimet që ka tek njeriu. Shkencëtarët kanë ndërtuar mjedise të posaçme artificiale me nxehtësi dhe lagështirë të lartë për të parë se si organet e njeriut fillojnë dhe dëmtohen nga situata e krijuar.
Ndryshimet klimatike nga dora e njeriut kanë shkaktuar temperatura të larta këtë muaj që nga pjesa jugperëndimore e Shteteve të Bashkuara, në Meksikë dhe Amerikën Qendrore.
Organizata “World Weather Attribution” thotë se temperaturat janë rritur me rreth 1.4 gradë Celsius më shumë si rezultat i përdorimit të qymyrit, gazit natyror dhe naftës.
Vapa e madhe po i detyron të moshuarit që të qëndrojnë brenda. Temperaturat e larta përbëjnë problem edhe për fëmijët e vegjël të cilët ende nuk e kanë të zhvilluar aftësinë e rregullimit të temperaturës së trupit.
Në Universitetin Roehampton në Londër, profesori Lewis Halsey dhe studiues të tjerë po hulumtojnë se çfarë ndodh me trupin e njeriut kur përballet me lodhje nga nxehtësia e lartë.
“Shpeshtohen rrahjet e zemrës duke çuar në ndryshime delikate të ciklit. Po ashtu rritet edhe shkalla e frymëmarrjes. Qarkullimi i gjakut përqendrohet në sipërfaqen e lëkurës. Kjo është arsyeja e skuqjes së njerëzve në temperatura të larta. Kur gjaku shkon në sipërfaqen e lëkurës e humbet nxehtësinë. Pra kemi një gamë të gjerë ndryshimesh fiziologjike në trupin e njeriut si rezultat i temperaturës së lartë”, thotë profesori Lewis Halsey me Universitetin Roehampton.
Hulumtuesit futen në një dhomë të posaçme me një temperaturë konstante prej 50 gradë Celsius dhe lagështi ajri prej të paktën 25%. Ata përdorin sensorë për të matur temperaturën. Profesori Halsey thotë se reagimet e trupit të njeriut varen nga mosha, gjendja fizike dhe problemet shëndetësore.
Në varësi të kushteve klimatike, njerëzit reagojnë ndryshe si rezultat i përshtatjes në një farë mase me kalimin e kohës. Sportistët në vendet me klimë të nxehtë kanë një temperaturë të brendshme trupore mbi 40 gradë Celsius kur vrapojnë. Kjo është specifike vetëm për këtë kategori.
Profesori thotë se lagështia e madhe e ajrit shton stresin pasi trupi i njeriut nuk është në gjendje të ftohet nga djersitja. Kombinimi i temperaturës së lartë me lagështinë e madhe të ajrit mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
“Mënyra se si trupi i njeriut e ul nxehtësinë ose ndalon rritjen e saj në një mjedis të nxehtë është djersitja. Por nëse ajri është shumë i lagësht, djersët kullojnë mbi lëkurën e trupit dhe nuk ka efekt në çlirimin e nxehtësisë së trupit”, thotë zoti Halsey.
Trupi i njeriut vuan nga stresi i shkaktuar nga nxehtësia e madhe për një periudhë të gjatë kohore. Ekspozimi i zgjatur përbën rrezik, thotë profesori, për shembull temperaturat e larta gjatë natës dhe ditës.
Temperatura e trupit të profesorit po arrin në rreth 40 gradë Celsius në dhomën e posaçme me temperaturë dhe lagështi të madhe. Temperatura 40 gradë e lart bën që organet e njeriut të fillojnë të dështojnë.
“Nëse temperatura shkon mbi 40 gradë, atëherë jemi në një zonë rreziku për disa njerëz. Ky është pragu kur trupi i njeriut fillon të përballet me probleme. Organet kanë vështirësi të funksionojnë dhe fillon dështimi i tyre”, thotë profesori Halsey.
Hulumtuesit thonë se studimet do të vazhdojnë për një kohë të gjatë për të kuptuar reagimin e trupit të njeriut kur përballet me temperaturat e larta që po shënohen në të gjithë botën./VOA
pamje nga zjarri GREQI- Fishekzjarret e nisura nga një jaht në Greqi shkaktuan një zjarr në pyll në ishullin Hydra, ka njoftuar au...
pamje nga parlamenti SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut nisi të shtunën debatin lidhur me kabinetin e propozuar qeveritar nga i m...
zjarri KAZAKISTAN- Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë 26-katëshe në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, duk...
foto ilustruese KOSOVË- Paragjykimet me të cilat përballën të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosov...
UKRAINË- Holanda po investon më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar automjete luftarake të dizajnuara nga Sue...
familja dhe autori SHBA- Një 25-vjeçar nga Florida është akuzuar për vrasjen e një çifti dhe dy f&eu...
KOSOVË- Ndihmës sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Miroslav Jenca, ka folur në lidhje me takimin që ka pasur me zëvend...
Debatet publike mes kandidatëve për president janë një nga shtyllat kryesore në zgjedhjet amerikane, megjithëse jo gjithmonë...
KOREJA E JUGUT- Aeroplanmbajtësja amerikane Theodore Roosevelt mbërriti të shtunën në qytetin portual Busan të Koresë s&eum...
Hëna Luleshtrydhe GREQI- Një video e përshpejtuar e cila ka kapur momentin e veçantë ku Hëna e plotë e qershorit ...