I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë shfaqur shenja të ndikimit rus përmes retorikës dhe veprimeve të disa politikanëve. Edhe pse të gjithë ata kanë mbështetje të vogël, kjo tregon se Moska ka përfaqësues ideologjikë dhe politikë në skenën lokale maqedonase dhe sinjalizon përpjekje për të ndryshuar narrativin politik, veçanërisht në lidhje me integrimet euroatlantike, thonë disa analistë.
Shembulli më konkret është partia që hapur ka dalë si subjekt prorus, Maqedonia e Bashkuar, e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, që publikisht mbështet thellimin e lidhjeve me Rusinë dhe refuzimin e integrimeve euroatlantike.
Retorikë proruse nga partitë e vogla
Kandidati i kësaj partie për kryetar të Shkupit, Zoran Jovanovski, ka paralajmëruar për lidhje të ngushta të Shkupit me Moskën dhe ka pretenduar se ka krijuar kontakte me të paktën 15 biznesmenë rusë dhe investitorë nga Kina dhe Bjellorusia, të cilët do të investonin në infrastrukturë dhe turizëm.
“Për të gjitha këto do të më ndihmojnë kontaktet me ambasadat ruse dhe kineze në Shkup, të cilat më ftojnë rregullisht në të gjitha pritjet dhe ngjarjet e tyre që organizohen në vend”, është cituar të ketë thënë Jovanovski në portalin National.mk, ku shpesh publikohen deklarata dhe informacione të partisë Maqedonia e Bashkuar.
Jovanovski ka përmendur planet për zhvillimin e asaj që e quan miqësi maqedono‑sllavo‑lindore dhe rritjen e turizmit nga vizitorë rusë, bjellorusë dhe ukrainas, si dhe ngritjen e një shtatoreje për konsullin rus Aleksandar Arkadjevich Rostkovski, i cili vdiq më 1903.
Së voni, ai ka deklaruar se shpreson që me ndihmën e presidentit amerikan, Donald Trump, do të përfundojë lufta në Ukrainë dhe Moska të arrijë qëllimet e saj gjeopolitike.
Maqedonia e Bashkuar, e emëruar sipas shembullit të partisë së presidentit rus, Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, kurrë nuk ka fituar ulëse në Parlament dhe as nuk ka marrë pjesë në pushtetin lokal. Në zgjedhjet lokale të 19 tetorit ajo garon me kandidatë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në 29 nga 80 komunat.
Me një drejtim ideologjik të ngjashëm vepron edhe partia joparlamentare Rodina, e cila për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet lokale në vitin 2021. Edhe këtë vit, kjo parti ka kandidatë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë, nën moton “Mendo planetarisht, vepro tradicionalisht”.
Kandidati kryesor i listës së këshilltarëve komunalë të partisë Rodina, Zoran Jovançev, ka paralajmëruar se “nëse ndiqni një komedian, do t’ju ndodhin tragjedi kombëtare si në Ukrainë”, referencë për Volodymyr Zelenskyn i cili ishte komedian para se të bëhej president i Ukrainës.
Edhe pse zakonisht të padukshme për publikun, këto parti marrin një hapësirë modeste mediatike gjatë fushatave zgjedhore. Sipas një analize të fondacionit Metamorphosis, ndikimi i tyre te publiku mbetet i kufizuar, por jo pa rreziqe.
Të padukshme, por me rreziqe
Despina Kovaçevska nga fondacioni Metamorphosis tha se gjatë monitorimit të mediave në fushatën zgjedhore është vërejtur prania e ndikimit rus jo vetëm në mesazhet e kandidatëve, por edhe të disa përfaqësuesve të kishës.
“Ata ilustrojnë të njëjtën linjë të narrativit të Kremlinit për humbjen e sovranitetit të shteteve nëse i bashkohen Bashkimit Evropian – një narrativ që është evidentuar nga EUvsDisinfo si një nga taktikat kyç dezinformuese mbi të cilat bazohet ndikimi i huaj malinj”, shpjegoi Kovaçevska.
Sipas raportit të parë të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, ndër çështjet që dominojnë në fushatë janë edhe debatet për reformat e nevojshme për përparim në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Vëzhguesit e huaj kanë shprehur shqetësime për nivelin e ulët të edukimit medial, që mund ta bëjë publikun më të ndjeshëm ndaj dezinformatave të shpërndara në rrjetet sociale gjatë fushatës zgjedhore.
“Për disa aktorë, manipulimi i mundshëm i informacionit nga jashtë gjatë procesit zgjedhor po ashtu paraqet arsye për shqetësim”, u tha në raportin e publikuar më 3 tetor.
Nga ana tjetër, analisti politik Xhelal Neziri tha se nuk beson se këta narrativë mund të ndryshojnë opinionin e publikut sa i përket zgjedhjeve lokale.
“Për shkak të natyrës së vetë zgjedhjeve, që janë lokale, është e vështirë që këto tema dhe ndikime të kenë efekt. Nuk besoj se ato mund ta riformësojnë opinionin publik në atë mënyrë që t’u përshtatet agjendave të tyre”, shpjegoi Neziri.
Ndërkohë, mbështetja për integrimin evropian në Maqedoninë e Veriut mbetet e lartë. Sipas hulumtimit të fundit të kryer nga Instituti për Kërkime Politike, 61 për qind e qytetarëve do t’i përgjigjeshin pozitivisht pyetjes në një referendum nëse shteti duhet të anëtarësohet në BE.
Apasiev me fjalim në Moskë në Ditën e Fitores
Partia e vetme parlamentare që shfaq afërsi ndaj Moskës është E Majta, udhëheqësi i së cilës, Dimitar Apasiev, mori pjesë në Paradën Ushtarake në Moskë në shënimin e Ditës së Fitores me ftesën e kryetarit të Partisë Komuniste të Federatës Ruse, Gennady Zyuganov.
Siç njoftoi partia e tij në atë kohë, Apasiev mbajti një fjalim në Parkun e Fitores në Moskë, ku theksoi se E Majta lufton kundër revizionizmit historik dhe mbron vlerat e luftës antifashiste.
“Megjithatë, E Majta i përmbahet çështje lokale në këto zgjedhje”, theksoi drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare Eurothink, Dimitar Nikollovski.
Kovaçevska shtoi se E Majta është “e njohur për euroskepticizmin e saj dhe për disa takime me përfaqësues të Ambasadës ruse”.
Gjatë fushatës për këto zgjedhje, Apasiev publikisht u ankua se partia ishte diskriminuar në ndarjen e buxhetit për reklama politike dhe paralajmëroi se do të inicionte procedurë ligjore pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Edhe pse E Majta ka më shumë se pesë deputetë dhe një grup parlamentar në Kuvendin maqedonas, Kodi Zgjedhor nuk e përfshin atë në kategorinë e partive që kanë të drejtë të marrin fonde shtetërore për reklama politike të paguara.
“Për këtë diskriminim politik do të diskutohet edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Por, më besoni, padrejtësia do të shkaktojë një efekt bumerang. Populli sheh dhe me intuitë solidarizohet me atë që i bëhet e padrejtë”, deklaroi Apasiev.
Ministër prorus në Qeverinë maqedonase
Në Shkup, zëvendëskryeministri Ivan Stoillkoviq, kreu i Partisë Demokratike të Serbëve dhe partner koalicioni i VMRO-DPMNE-së, vendosi lule para monumentit “9 Maji” së bashku me ambasadorin rus në Maqedoninë e Veriut, Sergey Bazdnikin.
Stoillkoviq është i njohur për raportet e tij të ngushta me Moskën dhe pjesëmarrjen në forume ruse të sigurisë, ku ka afirmuar angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Vitin e kaluar ai e përshkroi pjesëmarrjen në forumin rus të sigurisë si një “përvojë të çmuar” dhe “njohuri të reja”, duke shtuar se mban marrëdhënie të mira me partnerët rusë përmes kanaleve zyrtare dhe jozyrtare.
Këtë vit, ai merr pjesë në zgjedhjet lokale si bartës i listës së këshilltarëve komunalë në Kumanovë me moton: “Kush nuk e do vëllain, do ta ketë një të huaj për zot”.
Ambasadori rus Bazdnikin dhe Stoillkoviq marrin pjesë në një ngjarje të organizuar për shënimin e Ditës së Fitores më 9 maj.
Ambasadori rus Bazdnikin dhe Stoillkoviq marrin pjesë në një ngjarje të organizuar për shënimin e Ditës së Fitores më 9 maj.
Vetëm disa muaj më vonë, më 12 gusht, një delegacion i LSDM-së opozitare në Manastir festoi për miqësinë me Rusinë dhe vendosi lule para përmendores “Kryqi Rus”, në nder të konsullit rus Aleksandar A. Rostkovski.
Delegacioni u udhëhoq nga kandidati opozitar për kryetar komune, Metodija Kunovski.
Neziri: Ndikimi rus përmes “fuqisë së butë” po përgatit terrenin për zgjedhjet parlamentare
Analisti politik dhe kryetari i Institutit për Media dhe Demokraci, Xhelal Neziri, vlerësoi se aktivitetet aktuale të subjekteve proruse kanë ndikim të kufizuar në zgjedhjet lokale, por shërbejnë si përgatitje për veprime të ardhshme politike në nivel kombëtar.
“Nëse shohim se si po zhvillohet debati dhe si disa subjekte politike po marrin hov tek ne, mendoj se aty mund të kërkohen ato lidhje, qofshin logjistike, ideologjike apo financiare, që i kanë me Rusinë, Kinën dhe vende të tjera që janë në anën e kundërt të orientimit tonë strategjik. Mendoj se kjo prani e padukshme e ndikimit rus është e pranishme edhe në këto zgjedhje”, tha ai.
Sipas tij, qëllimi nuk janë këto zgjedhje lokale, por ato parlamentare. Prandaj, sipas Nezirit, fushata e disa partive për zgjedhjet lokale shpesh lihet në hije nga temat gjeopolitike që nuk janë me interes për qytetarët, por u shërbejnë agjendave të aktorëve të jashtën. Sipas tij, në këto zgjedhje vërehet tendenca që fushata të lihet në hije nga temat kombëtare.
Kovaçevska vlerësoi se këta narrativë jo vetëm që kanë tendencë ta paraqesin Rusinë si një alternativë të mundshme, por edhe e thellojnë polarizimin mes qytetarëve dhe në të njëjtën kohë e shpërqendrojnë vëmendjen nga problemet thelbësore që duhet të zgjidhen në mënyrë që vendi të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian./REL
Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër sulm ajror ndaj një anijeje në brigjet e Venezuelës, ...
Profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Novi Sad, Bojan Pajtiq deklaroi sot se hulumtimi i fundit nga Qendra për Kërkim,...
Pas një jave, më 21 tetor, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy pritet të kalojë portat e burgut La Sante për të vuajtur d...
Një foto me mbishkrimin “President Trump: The President of Peace” është shpërndarë në faqen zyrtare të Departamen...
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se Kryqi i Kuq ka dorëzuar katër arkivole me trupat e pengjeve të vrarë nga...
Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr sërish vëmendjen në skenën ndërkombëtare, pasi gjatë samitit për paq...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha më 14 tetor në Sarajevë se prioritet është mbajtja e konferencës s&eu...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 14 tetor se faza e dytë e marrëveshjes për paqe në Gazë nis tani. Përmes një ...
Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve Antimafia (D.D.A.), ka zhvilluar...
Aeroportet e Brukselit dhe Charleroi kanë pasur pasoja të rënda nga një grevë kombëtare që u zhvillua sot në Belgjik&e...