Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

SERBI- Studentët serbë bllokuan të dielën një urë kyçe në Beograd dhe disa rrugë në zona të tjera të vendit ballkanik, 100 ditë nga shembja e çatisë së një stacioni trenash, që shkaktoi vdekjen e 15 njerëzve. Shumë banorë iu bashkuan studentëve në bllokadën 7 orëshe të urës Gazela mbi lumin Sava në kryeqytetin serb.
Paralelisht, protestuesit nisën një bllokadë tre-orëshe të rrugëve kryesore në Novi Sad, ndërsa studentët në Nish bllokuan një pikë për pagesat e autostradës në hyrje të qytetit jugor.
Këto bllokada janë pjesë e një vale protestash të udhëhequra nga studentët, të cilët po bëjnë thirrje për drejtësi për tragjedinë e 1 nëntorit në një stacion trenash në Novi Sad, aksidentin që kritikët thonë se ndodhi për shkak të korrupsionit të qeverisë.
“Në 100 ditë, askush nuk është vënë para përgjegjësisë”, thoshte një mbishkrim me ngjyrë të kuqe në Novi Sad.
Protestat kundër korrupsionit janë kthyer në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë populiste të Presidentit autoritar Aleksandar Vuçiç.
Ai ka akuzuar protestuesit se po punojnë për interesa të shërbimeve të huaja të zbulimit dhe është zotuar se do ta mposhtë atë që ai e quajti një “revolucion me ngjyrë”, që siç thotë ai, ka për synim ta rrëzojë atë nga pushteti.
Lëvizja e udhëhequr nga studentët ka detyar tashmë dorëheqjen e Kryeministrit Milos Vuçeviç, aleat u Presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij.
Aksidenti në stacionin e trenit është kthyer në një pikë tensionesh që simbolizon luftën pro-demokracisë kundër Presidentit Vuçiçit dhe qeverisë së tij. Dhjetëra mijëra njerëz janë bashkuar në tubimet dhe bllokadat pothuajse të përditshme gjatë javëve të fundit.
Ndërsa shkonin drejt urës së Gazelës, protestuesit mbanin në duar pankarta të kuqe me emrat e viktimave të aksidentit të 1 nëntorit. Më vonë ata hodhën në lumin Sava 15 trëndafila të bardhë të lyer me gjyrë të kuqe për të simbolizuar “gjakun në duart” e autoriteteve populiste.
“Ka shpresë. Një lëvizje e re po zgjohet. Një forcë dhe energji e re mund të shihet tek njerëzit", tha protestuesi Ivan Pleçiç.
Presidenti Vuçiç ka nisur një turne të tubimeve propaganduese me mbështetësit e tij në qytete dhe fshatra të ndryshme, për të kundërshtuar protestat në rritje.
Të shtunën gjatë një udhëtimi, makina e tij pati një defekt në njërën gomë, një incident që është përshkruar nga tabloidët dhe zyrtarët pro-qeveritarë si një atentat i kryer nga demonstruesit.
Që kur Presidenti Vuçiç dhe Partia e tij Progresive serbe e krahut të djathtë erdhën në pushtet, më shumë se një dekadë më parë, gradualisht autoritetet kanë vendosur kontrolle të forta mbi institucionet shtetërore dhe mediat kryesore, duke e përshkruar çdo mospajtim kundër udhëheqjes së populistëve si një komplot të udhëhequr nga të huajt me synimin për shkatërrimin e Serbisë.
Të dielën, një grup studentësh nisën një marsh nga qyteti qendror i Kragujevcit drejt kryeqytetit Beograd, ku do të shpërndajnë ftesta për bashkëstudentët për një tubim më 15 shkurt, që është festa kombëtare e shtetësisë në Serbi. Presidenti Vuçiç planifikon që në të njëjtën ditë të mbajë një tubim me mbështetësit e tij në Novi Sad.
Një numër i madh qytetarësh në Serbi mendojnë se institucionet nuk po punojnë në interes të publikut. Shumë protestues besojnë se shembja e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad erdhi si pasojë e korrupsionit të qeverisë lidhur me një projekt të madh infrastrukturor me kompani shtetërore kineze./VOA
KOREJA E JUGUT- Një anije peshkimi me 14 persona në bord u mbyt në ujërat në brigjet jugore të Koresë së Jugut n...
IRLANDA- Një burrë është arrestuar pasi të paktën katër persona u goditën me thikë në një seri sul...
Afrikë AFRIKË - Autoritetet libiane zbuluan gati 50 trupa këtë javë nga dy varre masive në shkretëtirën e shtetit t...
BALTIK- Estonia, Letonia dhe Lituania thanë të dielën se kishin sinkronizuar me sukses sistemet e tyre të energjisë elektrike me rrje...
SHBA- I dërguari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka sulmuar mediat Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerik...
RUSI- Ushtria e Ukrainës njoftoi të dielën se rrëzoi 70 nga 151 dronë, me të cilët Moska sulmoi gjatë natës. Forc...
ATHINË- Autoritetet greke kanë njoftuar ditën e sotme mbylljen e stacionit të metrosë në Monastiraki. Shkak e mbylljes...
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë disa militantë dhe kishte arrestuar disa të kërkuar në Nur Shams të Bregut P...
BRAZIL- Një ngjarje tragjike është regjistruar në në Sao Paulo në Brazil. Raportohet se një avion u rrëzua dhe u ...
Foto ilustruese SHBA- Një agjenci federale amerikane përgjegjëse për kërkimin mjekësor ka njoftuar një shkurtim të ...