Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

Rusia do të mund të dislokojë anëtarët e rezervës aktive për të luftuar në Ukrainë në bazë të ndryshimeve të reja ligjore që janë mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes.
Amendamentet e propozuara vijnë në kohën kur Rusia po vazhdon të pësojë humbje të mëdha në Ukrainë. Sipas vlerësimeve perëndimore, numri i të vrarëve dhe të plagosurve nga ana e Rusisë ka arritur në mbi 1 milion, që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Ndryshimet, të cilat pritet të miratohen nga Parlamenti rus, do t’i mundësonin po ashtu presidentit rus, Vladimir Putin, që të shmangte një mobilizim tjetër. Mobilizimi i pjesshëm që ai shpalli në shtator 2022 ishte gjerësisht jopopullor.
Po ashtu, ndryshimet ligjore do t’i mundësonin Rusisë që të zgjerojë forcat e saj në një mënyrë më të lirë krahasuar me përdorimin aktual të stimujve të mëdhenj financiarë për vullnetarët që nënshkruajnë kontrata për të luftuar, sipas Institutit për Studime të Luftës me seli në Uashington.
Sipas ligjvënësve rusë, aktualisht janë afër 2 milionë anëtarë në rezervën aktive.
Sistemi ekzistues i rekrutimit në Rusi ka të ngjarë të ketë “arritur në pikën e thyerjes dhe po e detyron Kremlinin që të aplikojë një qasje tjetër përmes mobilizimit të detyrueshëm dhe të vazhdueshëm të rezervistëve, për të ruajtur fuqinë njerëzore përballë shkallës së lartë të viktimave në Ukrainë”, tha instituti.
Rezervistët, të cilët iu nënshtrohen trajnimeve të përvitshme ushtarake dhe paguhen për të qenë pjesë e rezervës aktive, do të marrin pagë shtesë nëse thirrje për të luftuar sipas kushteve të reja në ndryshimet ligjore.
“Deri më tani, ky potencial ka mundur të shfrytëzohet vetëm gjatë periudhës kur ka qenë në fuqi vendimi për gjendje lufte apo gjatë mobilizimit. Ne jemi të angazhuar në operacione shumë reale dhe në operacione luftarake në shkallë të gjerë... por, zyrtarisht luftë nuk është shpallur”, tha Aleksei Zhuravlev, nënkryetar i Komitetit parlamentare të Mbrojtjes.
Përveç shmangies të një mobilizimi të ri, Kremlini po ashtu ka shmangur që ta quajë “luftë” pushimin e Ukrainës, duke përdorur eufemizmin “operacion i posaçëm ushtarak”.
Kur të miratohen ndryshimet, Kremlini me gjasë do të zbatojë një mobilizim të pjesshëm pa shpallur zyrtarisht luftë ose pa shpallur publikisht thirrje të detyrueshme për luftë, tha instituti.
Putin po ashtu do të ketë mundësinë që të dislokojë rezervistë jashtë territorit rus, përfshirë në rajonet ukrainase Sumi dhe Harkiv, tha Andrei Kartapolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes.
Rusia ka rritur numrin e forcave të saj në Ukrainë duke përdorur luftëtarë të huaj nga Koreja e Veriut dhe ka përdorur reklama për rekrutim në rrjetet sociale për të rekrutuar njerëz nga Kuba, në këmbim të pagesës.
Në fund të shtatorit, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se disa ndeshje të Kupës së Botës 2026 (të bashkë...
Qeveria e Asadit kreu një operacion klandestin dyvjeçar për të transportuar me kamion mijëra trupa nga një prej varreve masive m...
Papa Leo XIV i bëri thirrje Italisë të mbajë një politikë të hapur dhe solidare ndaj emigrantëve, duke theksuar rë...
Më shumë se 12 civilë janë vrarë në Afganistan, teksa përleshje të reja kanë shpërthyer mes forcave të ...
Izraeli ka vendosur që të rihapë pikëkalimin në Rafah, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin, dhe të lejojë transfer...
Departamenti Amerikan i Shtetit tha të martën se ka revokuar vizat e disa individëve që festuan publikisht vrasjen e aktivistit konservato...
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 10 të tjerë janë plagosur pasi një autobus pasagjer&e...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar qëllimin e tij për të vendosur tarifa mbi importet spanjolle, pasi vendi refuzoi të r...
Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë shfaqur shenja të ndikimit rus përmes retorikës dhe veprimeve të disa ...
Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër sulm ajror ndaj një anijeje në brigjet e Venezuelës, ...