BOTA

"Në Kosovë bëmë gjënë e duhur"/ Dita kur NATO-ja pushoi bombardimet

n.f Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 14:28
"Në Kosovë bëmë gjënë e duhur"/ Dita kur
Foto ilustruese

KOSOVË- “Sonte, për herë të parë në 79 ditë, qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur”, tha presidenti amerikan, Bill Clinton, më 10 qershor të vitit 1999. Atë natë, NATO-ja ndërpreu bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe në ish-Jugosllavi. Fushata e sulmeve, që zgjati 11 javë, u ndërmor për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

“Kërkesat e një komuniteti ndërkombëtar - të indinjuar dhe të bashkuar - janë përmbushur”, tha Clinton, duke sqaruar se ato përfshinin: tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, vendosjen e një force të sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja dhe kthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre.

“Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore - për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”, tha Clinton 25 vjet më parë.

NATO-ja autorizoi sulmet ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 24 mars, 1999. Clinton tha atëkohë se “forca është e nevojshme për të ndalur agresionin e serbëve kundër shqiptarëve në Kosovë”.

“Nëse presidenti [jugosllav Sllobodan] Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, tha Clinton.

Përpjekjet disamuajshe të të dërguarit të Clintonit, Richard Holbrooke, për ta bindur Millosheviqin që të pajtohej për arëmpushim në Kosovë, dështuan. Dhe, sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, autorizoi sulmet ajrore.

“Ne duhet ta ndalojmë një regjim autoritar që shtyp popullin e tij në Evropë, në fund të shekullit 20”, tha Solana.

“E kemi detyrë morale ta bëjmë këtë. Përgjegjësia është mbi supet tona dhe ne do ta përmbushim atë”, tha ai.

Si u zhvillua fushata e bombardimeve?


Bombardimet ishin operacioni i dytë i madh luftarak i NATO-s, pas sulmeve të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë. Megjithatë, ishte hera e parë që NATO-ja - në historinë e saj të atëhershme 50-vjeçare - përdori forcën ushtarake pa miratimin e shprehur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Fushata përfshiu rreth 1.000 avionë që operuan nga bazat ajrore në Itali dhe Gjermani, si dhe aeroplanmbajtësen e vendosur në Detin Adriatik, USS Theodore Roosevelt.

Avionët kryen mbi 38.000 fluturime - prej të cilave 10.484 fluturime sulmuese - pa asnjë fatalitet në mesin e aleatëve.

“Përzgjedhja e shënjestrave u rishikua nga nivele të shumta komandimi, për të siguruar se është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, se është e justifikuar ushtarakisht dhe se rrezikon minimalisht jetën dhe pronat e civilëve”, tha NATO-ja.

Gjatë fushatës ajrore, shkatërrime ose dëme të rënda pësuan kazerma dhe njësi ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, ashtu si edhe sisteme të komandës dhe kontrollit, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastruktura të energjisë dhe komunikimit etj.

Kur përfunduan bombardimet?


NATO-ja i ndërpreu sulmet pas 78 ditësh - përkatësisht më 10 qershor, 1999 - apo një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. Me këtë marrëveshje, të negociuar ndërmjet NATO-s dhe zyrtarëve ushtarakë jugosllavë, forcat jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.

Fundin e sulmeve e shpalli Solana, i cili tha se të gjitha palët në konflikt, duhet ta shfrytëzojnë atë për të ndërtuar paqe të qëndrueshme.

“Unë e mora këtë vendim pas konsultimeve me Këshillin e Atlantikut të Veriut, si dhe pas konfirmimit të komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, se tërheqja e plotë e forcave të sigurisë jugosllave nga Kosova ka filluar”, tha Solana.

Beogradi kishte 11 ditë kohë për t’i zhvendosur 40.000 forcat e tij të sigurisë jashtë Kosovës.  KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, filloi dislokimin më 12 qershor, 1999. Fillimisht përbëhej nga rreth 50.000 trupa, për të arritur me kalimin e viteve në rreth 4.500.

Detyra më e madhe me të cilën u përball, ishte rindërtimi i Kosovës. Lufta përfundoi me rreth 13.000 njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur - mbi 1.600 prej të cilëve mbeten ende të pagjetur; me qindra mijëra refugjatë - shumica e të cilëve u kthyen; dhe me mijëra prona të dëmtuara ose të shkatërruara.

“Në Kosovë, ne kemi bërë gjënë e duhur. E kemi bërë në mënyrën e duhur. Dhe, ne do ta përfundojmë punën”, tha Clinton natën e 10 qershorit, 1999.

Marre nga REL

nato kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan